Mbetjet spitalore rrezik për shëndetin, kompanitë e licencuara s’respektojnë kontratën

0
155

duke kontrollu ne plena

Mbetjet spitalore përbëjnë një rrezik shumë të madh për shëndetin të shtruarve në spital. Inspektorati Sanitar Shtetëror gjatë një inspektimi të kryer ka konstatuar se shpesh këto kompani nuk respektojnë kontratat e lidhura për të grumbulluar mbetjet spitalore duke e shndërruar kështu grumbullimin e mbetjeve në një problem tejet shqetësues. Në treg janë të licensuara vetëm dy kompani me të cilat në bazë të ligjit të gjithë subjektet që prodhojnë mbetje spitalore si spitale, klinika shëndetësore, klinika dentare e të tjerë duhet të lidhin kontrata me to. Ndërkohë Eltar Deda nga Inspektoriati Sanitar Shëndetësor deklaroi në lidhje me papërgjegjshmërinë e kontratave të cilat kanë marrë përsipër pastrimin e mbetjeve spitalore se: “U morën masa administrative prej 500 mijë dhe 1 milionë lekësh të reja dhe masë pezullimi të përkohshme për një kompani. Megjithëse disa subjekte i kanë të lidhura kontratat, kompanitë e licencuara për mbetjet spitalore nuk i janë përgjigjur në mënyrë korrekte kontratës për tërheqjen dhe asgjësimin e këtyre mbetjeve”-tha ai.  Këto mbetje vazhdojnë të jenë një problem serioz për qytetarët pasi sipas raportit të Inspektoratit Sanitar Shtetëror janë mbi 50 klinika dentare, qëndra shëndetësore, të cilat nuk kanë  kontrata me subjektet të licensuara për përpunimin e tyre. Në mungesë të kontratës ata i groposin mbetjet spitalore ose i hedhin në kazane të mbetjeve urbane. “Në 81 qendra shëndetësore të inspektuara nga ana jonë në 10 qarqet e vendit, 36 nuk kishin kontratë me subjekt të licencuar për evadimin e mbetjeve spitalore. Në 216 klinika stomatologjike, në 10 qarqe të vendit, 58 nuk kishin kontratë me firmë të licencuar për evadimin e këtyre mbetjeve spitalore”, vijoi  Deda ne deklaratat e tij ndaj kontrollit të Inspektoriatit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here