Iran, merren mostra nga ANEB-i

0
146

 

Në Iran janë marrë mostra të ambientit për sa i përket kapacitetit të armëve kimike, deklaron shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Yukiya Amano. Nga Teherani ai ka theksuar se “pala iraniane ka marrë pjesë në këtë proces” në kapacitetin kundërthënës ushtarak në Parchin, afër kryeqytetit dhe ka vënë në dukje suksesin e ANEB-i ka në hetimin e aktiviteteve nga e kaluara në këtë kapacitet. Mostrat e marra do të dërgohen në selinë e agjencisë në Vjenë për analiza, për të gjetur gjurmë eventuale të elementeve atomike, që mund të indikojnë nëse janë bërë eksperimente të eksplodimit të lartë në Parchin. Nga ana tjetër Irani akuzohet nga Shtetet e Bashkuara se ka kryer punë në prodhimin e armatimit atomik. Irani i ka hedhur poshtë këto akuza dhe thotë se programi i tij atomik shërben në tërësi për qëllime paqësore.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here