Cacic emërohet në krye të stolit të Kroacisë

0
156

 

Ante Cacic emërohet trajner i Kroacisë pas shkarkimit të Niko Kovac-it. Në drejtimin e Kovac-it përfaqësuesja ballkanase mori dy rezultate negative përballë Norvegjisë dhe Azerbajxhanit në eliminatoret e evropianit, çka edhe e largoi nga kjo pozitë. Trajneri 61-vjeçar ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Federatën Kroate të Futbollit, që do të thotë se do të qëndrojë në krye të skuadrës, edhe nëse nuk arrin të kualifikohet në finalet e Evropianit “France 2016”. Në komunikatën e Federatës Kroate të Futbollit ka shumë optimizëm pavarësisht dy humbjeve të fundit dhe dënimit me -1 pikë nga UEFA për shkak të shfaqjes së yllit nazist në fushën e stadiumit të Splitit. “Komiteti Ekzekutiv është i bindur se Cacic dhe stafi i tij do të arrijë të kualifikohet në finalet e Evropianit”. Trajneri i ri i Kroacisë do të ketë ndihmës të tij ish-mbrojtësin Josip Simunic dhe Ante Mise.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here