Bunkeri/ Përleshen me policinë, ish- të përndjekurit politik në protestë: Ftojmë qytetarët në grevë urie

0
164

 

 

 

protesta kunder bunkerit

Protesta kundër simbolit komunist të bunkerit, ka mbledhur dje në orën 18:00 përpara ministrisë së brëndshme, jo vetëm ish-të përndjekurit politikë, por edhe qytetarë të ndryshëm. Kryetari I ish-të përndjekurve politikë Fatmir Hoxha, mbajti fjalën  e tij duke u shprehur se: “Protestat tona nuk do të ndalen këtu, duke ftuar kështu qytetarët të fillojnë grevën e urisë sa më parë, derisa thirrjet e tyre për shëmbjen e bunkerit të degjohen nga qeveria. Më tej ai tha se me zhvillimin e këtyre protestave. ne ja arritëm qëllimit parësor, atë të sensibilizimit të shoqerisë shqiptare, për ti zgjuar ata nga varfëria, pushteti, presioni ekonomik dhe policor.Qytetarët të cilët kishin ardhur të  organizuar nga qytete të ndryshme si Shkodra, Elbasani dhe Fieri, ishin të bindur në tentativën e tyre për shëmbjen e bunkerit në qëndër të Tiranës! Ndërkohë që para fillimit të protestës, nën vëzhgimin e gazetës  “Standard”, u pa së shteti kishte mobilizuar dhjetëra forca policore, në mbrojtje të bunkerit, të cilët ndalonin rreptësisht hyrjen e protestuesve brënda . Në protestë kishte figura të rëndësishme që I kishin mbijetuar regjimit të egër komunist, dhe se dje kanë mbajtur fjalën e tyre para popullit shqiptar. Një ndër to, ishte dhe Adem Allçi, legjenda e thyerjes së burgut të Burrelit I cili hap protestën dukë theksuar se: “Bunkeri është  turp. Rilindja vodhi lekët për këtë! Top of FormDeputetët e Partisë Demokratike do të rreshtohen në vijë të parë në protestën kundër bunkerit në Tiranë!”.  Pjesëmarrësit në këtë protestë, të revoltuar ndaj simboleve të sistemit komunist, I kërkuan qeverisë që të shëmbin bunkerin pasi ky është symbol I krimeve të Enver Hoxhës, dhe se shoqëria jonë nuk ka mbyllur akoma plagët e asaj diktature, ndërsa Rama na I kujton pas 25-vitesh demokraci. Ata erdhën të organizuar me pankarta nëpër duar, me citime: “Poshtë Edi Rama, poshtë komunistët, poshtë diktatura!”. Në zhvillim e sipër të protestës. ata tentuan të futen brënda territorit të ministrisë së brëndshme, por kanë hasur me kundërshtimin e forcave blu duke krijuar kështu një incident ku pati dhe përplasje fizike. Gjithashtu në thirrjet e tyre për shkatërrimin e bunkerit, ata ngritën zërin fort pëpara mediave duke ngritur flamurin europian dhe amerikan dhe duke u shprehur njëzëri: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa, poshtë qeveria, poshtë Edi Rama dhe Erion Veliaj!”. Ndërsa Sekretari i Shoqatës Mbarëkombëtare të të Përndjekurve Politikë Shqiptarë, Besim Ndregjoni, ju drejtua policëve që të lejonin hyrjen e tyre dhe tha se,: “ne nuk do të konfliktohemi me ju, jo sepse kemi frikë, por sepse duam të shprehim urrejtjen ndaj qeverisë Rama. Ju për 25 vite më radhë demonstruat para shqiptarëve paqe, dashuri njerëzore, por e kundërta ndodhi me pasuesit e Enver Hoxhës si Rama dhe Veliaj, ndaj dhe ne sot nuk largohemi pa shkaterruar bunkerin, për ti treguar popullit shqiptar që ne nuk duam të rikthehen veprat e sistemit komunist”. . Pjesëmarrës në këtë protestë ishin dhe figura të Partisë Demokratike, si deputetët Arben Ristani, Jorida Tabaku, Genc Strazimiri, kastriot Islami, Sherefedin Shehu, Edi Paloka, të cilët kan mbështetur këtë kauzë politke. Kreu I grupi parlamentar demorkat tha se PD mbështet protestën e ish-të përndjekurve duke theksuar se ky tubim do të vazhdojë deri sa të hiqet bunkeri pranë ministrisë së Brendshme.

Box

Pas protestës

Basha: Rama burracak, policia me urdhër të tij rrethoi PD-në, donte të arrestonte protestuesit

Kreu i Partisë Demokratike Basha, pas protestës së ish-të përndjekurve poltike dje, dha një deklaratë për shtyp për aktin e forcave blu të cilët sipas tij kishin rrethuar selinë e PD-së. Ai më gjërë u shpreh se: “ Me një akt të pashembullt, Edi Rama ka urdhëruar policinë që të rrethojë selinë e Partisë Demokratike, pas protestës të një grupi të të përndjekurve dhe një grupi mbështetësish të opozitës e qytetarësh, kundër simbolit komunist që po ndërtohet në hyrje të Ministrisë së Brendshme.  Forcat blu kannë qëndruar para selisë së PD-së, për të marrë me dhunë gjatë natës, protestuesit që janë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, të cilët janë ndjerë të revoltuar nga ndërtimi i bunkerit nga Rama”. Më tej Basha theksoi se: “Jam këtu për të dënuar këtë akt prej burracaku dhe nga një burracak, siç është Edi Rama. I ka bërë shumë keq llogaritë. Nuk frikëson dot Edi Rama asnjë demokrat, asnjë qytetar të lirë. Secili nga ne, ish-i përndjekur apo që përndiqet sot nga kjo qeveri, nga ky kryeministër i korruptuar dhe i inkriminuar, ështe më i fortë, më i palëkundur se skalionet e tij të dhunës. Këto janë grahmat e fundit një regjimi të kalbur, të inkriminuar dhe të korruptuar. Edi Rama mund të urdhërojë policë të rrethojnë godinën e Partisë Demokratike, shtëpinë e madhe të opozitës e qytetarëve, por kurrë nuk do t’ia dalë të shtojë as një orë dhe asnjë ditë të pushtetit të tij, në këtë mënyrë. Përkundrazi po shpejton fundin e tij të pashmangshëm. Po ia bëj të ditur se nuk ka bunker që ta ruajë, ta shpëtojë, nëse prek edhe një fije floku të një demokrati, një qytetari të vetëm që proteston në paqe e me dinjitet, për më të shtrenjtat vlera e liri për të cilat kemi sakrifikuar dhe derdhur gjak” -u shpreh kryedeputeti në fund të fjalës së tij.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here