Zbulohet një paraardhës i hershëm i njeriut

0

 

 

kocka zbulimi i paradheseve te hershem te njeriutNjë grup shkencëtarësh njoftuan sot se kanë zbuluar një paraardhës të hershëm të zhdukur të njeriut.

 

Studiuesit që botuan gjetjet e tyre në revistën LIFE, e quajnë specien e re Homo naledi.

Ata thanë se ka shumë mundësi që ai të ketë ecur me dy këmbë, ishte rreth 1.5 metra i gjatë dhe peshonte  45 kilogramë. Ata thanë gjithashtu se kjo specie i kishte duart dhe këmbët si njeriu, por se kafazi i kraharorit, shpatullat dhe legeni i tij ngjanin më shumë me ato të paraardhësve të hershëm sesa me ato të njeriut modern.

Zbulimi është rezultat i gjetjes së një koleksioni kockash në një pjesë të the të një shpelle në Djepin e Trashëgimisë Botërore të Njerëzimit, pranë Johanesburgut në Afrikën e Jugut.

Rreth 1,500 kockat e gjetura deri tani u përkasin të paktën 15 individëve, thanë studiuesit. Ata besojnë se Homo naledi u shfaq para 2.5 milionë deri në  2.8 milionë vjetëve, por kockat e gjetura mund të jenë të mëvonshme. Grupi i punës tha se përcaktimi i vjetërsisë së tyre është një nga sfidat e tyre të ardhshme.

Ndaje
Artikulli i MeparshemFshati i zhdukur
Artikull tjeterE vërteta e Zonës 51!

Lini nje pergjigje