Vrasja që tronditi Gjermaninë, u bë për pronat e shitura në Shqipëri

0
116

Vrasja që tronditi Gjermaninë, u bë për pronat e shitura në Shqipëri

 

 

maskatPolicia gjermane ka zbardhur ngjarjen e rëndë në një familje shqiptare, ku një 68-vjeçar ka vrarë vajzën e tij bashkë me dhëndrin. Nga sa raportohet prej mediave gjermane bëhet e ditur se gjithçka ka ndodhur pasi 68-vjeçari Isen S. ka mësuar se vajza bashkë me dhëndrin i kishin shitur pa dijeninë e tij pronat që ai kishte në Shqipëri. Kjo është pista kryesore e grupit hetimor, i cili po heton për arsyet që sollën këtë ngjarje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes. E përditshmja gjermane “Bild” ka bërë të ditur se krimi ka ndodhur në qytetin Kreshing të Bavarisë, në banesën e çiftit. Kanë qenë fqinjët e viktimave që kanë njoftuar policinë. Ambulanca dhe policia i kanë gjetur të pajetë viktimat. Edhe pse nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, të njëjtat burime bëjnë me dije se shqiptari është arrestuar pas telefonatave të fqinjëve, të cilët dëgjuan britmat dhe të shtënat e armëve. Autori i këtij krimi të rëndë mësohet se ishte i divorcuar nga gruaja e tij dhe jetonte aty pranë. Edhe më parë kishte pasur denoncime ndaj tij dhe policia patrullonte shpesh atë zonë, por dje nuk është gjetur në vendin dhe kohën e duhur.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here