Superliga Shqiptare / Laçi triumfon më në fund, mposht 3-1 Bylisin

0
131

 

 

 

trazirat serbi shqiperi flamuri sherri futboll kombetarja (5)Djemtë e Cungut më në fund kanë arritur të marrin një fitore ndaj ballshiotëve, duke konfirmuar që janë në luftë për pozicionet e para

 

Laçi gjen fitoren e parë në kampionat pas tri barazimeve radhazi, duke mposhtur 3-1 Bylisin në një sfidë që deri 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt ishte mbërthyer në shifrat 1-1. Për skuadrën ballshiote kjo ishte humbje e tretë në këtë fillim sezoni, që e mban në fund të tabelës me vetëm një pikë, të fituar ndaj Tiranës në “Qemal Stafa”. Mungesa e fitoreve në tri takimet e para i detyronte të dyja skuadrat të luanin hapur, pasi barazimi nuk do të bënte shumë punë në të dyja kampet. Për rrjedhojë, sfida u zhbllokua që në minutën e tetë me James Adeniye, që shfrytëzoi më së miri një asist të Metos brenda zonës, duke e detyruar Mushicën të nxirrte topin nga rrjeta. Kundërpërgjigja e Bylisit erdhi vetëm pak çaste më pas me Mbellën, i cili nuk gaboi përballë Vujdonovicit, edhe pse në një pozicion paksa të prirët. Loja spostohej lehtësisht nga njëra gjysmëfushë te tjetra, por mungoi saktësia në përmbylljen e aksioneve. James në të 32 gjeti në pozicion Mushicën, ndërsa në të 34 Vujadinovic kreu një ndërhyrje vendimtare duke i mohuar Pepës një gol të sigurtë. Në pjesën e dytë formacioni i Armando Cungut ushtroi më shumë presion derisa në të 54-rën tentativa e Mustafës u neutralizua në vështirësi nga Mushica. Bylisi mund të kishte përfituar nëpërmjet një kundërsulmi të shpejtë në të 67-ën, por finalizimi i Mbella ishte qendror dhe gjeti në pozicion Vujadinoic. Në 10 minutat e fundit loja mori një rrjedhë ta pakthyeshme me dy gola të shpejtë të vendasve, me autor të njëjtin futbollist, Meton. Në të 80 një aksion model nga e djathta u finalizua me një goditje të bukur me kokë të futbollistit fierak, ndërsa katër minuta më pas 29-vjecari edhe pse në një pozicion disi të prirët shënoi golin e sigurisë, me Mushicën që nuk mundi t’ia ndryshonte aq sa duhet drejtimin topit. Në minutat e mbetura Bylisi nuk mundi të bënte asgjë për ta ndryshuar fatin e ndeshjes, duke koleksionuar humbjen e tretë, që e mban në pozita të vështira në tabelën e renditjes. Një 3-1 ndaj Bylisit, rezultat i brumosur në minutat e fundit të takimit dhe Armando Cungu e pranon se pas 3 barazimeve presioni psikologjik ishte një faktor penalizues për skuadrën e tij. “Normalisht që tensioni ishte prezent. Vinim pas 3 barazimeve në 3 javët e para edhe pse ishim pranë fitores, megjithatë futbolli i tillë është. Si rezultat i kësaj një tjetër hap fals do të ishte shumë i dëmshëm dhe në këtë aspekt ishim të ngarkuar psikologjikisht pasi kur kërkon fitoren me çdo kusht nuk arrin të shprehesh më së miri”. Cungu i duhet të bëjë ende një kohë të gjatë pa dy lojtarë të rëndësishëm pasi, siç bëri të ditur Cetkovic, mund të luajë disa minuta vetëm nga fundi i nëntorit, ndërsa Zefi është ende shumë larg rikthimit ndërsa pranoi se pavarësisht dëshirës për të qenë në Evropë, Laçi i vendos objektivat ndeshje pas ndeshjeje. Njeriu i ndeshjes ishte pa dyshim Agim Meto autor i një dygolëshi. i rilindur te Laçi pas një eksperience për t’u harruar në Vlorë, Meto e pranon se tashmë ka marrë përsipër përgjegjësinë për të zgjiodhur ndeshjet e skuadrës, ashtu si dhe James. “Mund të them që jam i gëzuar për golat, shërbyen për fitoren e parë të ekipit dhe gëzohem që morëm trepikëshin e parë. Nga ana psikologjike jam liruar tashmë dhe këta gola më shërbyen shumë pasi e di që tashmë duhet të realizoj rregullisht pasi duhet të shënojë Meto ose James që ekipi të ecë”. Në kampin tjetër goli i parë sezonal në kampionat për Bylisin, nuk ka mundur të sjellë edhe fitoren e parë në kampin ballshiot dhe trajneri Agim Canaj pranon problemet në skuadrën e tij. “Normalisht e kishim vlerësuar Laçin. Është një ekip i konsoliduar, ka një psikologji tjetër dhe aty ku patën pikën e fortë na goditën. Nuk patëm qëndrueshmëri për 90 minuta. ne kemi probleme në fazën mbrojtëse, patëm dy momente të pastra me Hoxhën me Pepën që mund të shënonim por këtë e bëri ekipi kundërshtar”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here