Shëngjergj, Veliaj: Duhet të shfrytëzohen potencialet turistike

0
132

veliaj_2

Festa e Shëngjergjit ditën e shtunë, është festuar nga shumë qytetarë, ku pjesëmarrës gjithashtu ishte dhe kryetari i bashkisë Veliaj. Qindra qytetarë u argëtuan nën ritmet e muzikës, natyrës, dhe duke shijuar gjithashtu produktet bujqësore dhe blegtorale të zonës. Veliaj u shpreh se të tilla aktivitete synojnë promovimin e zonave përreth Tiranës, duke i parë si potenciale turistike dhe tërheqëse për të gjithë ata qytetarë që pëlqejnë malin dhe sportet ekstreme. Më tej ai theksoi: “Këtë aktivitet mund ta kishim bërë dhe në Bllok, por donim që njerëzit të vinin nga Tirana deri në Shën Gjergj, për të zbuluar që zonat rreth Tiranës kanë shumë pasuri. Unë besoj se vlera më e madhe e këtyre aktiviteteve nuk është vetëm dita e sotme, po është dita e nesërme me lidhjet që krijohen, shoqëritë që paguajnë, marrëdhëniet e biznesit me njerëz që marrin furnizime në zonë, turizmi që vjen dhe paratë që investohen sepse në fund të ditës ka vetëm një qëllim që është qëllimi ekonomik”, – deklaroi Veliaj. Ndërkohë gjatë festës ai u shpreh se organizime të tilla duhet të bëhen pjesë e axhendës së të gjitha njësive të tjera administrative të Tiranës, kryesisht të atyre që kanë pasuri natyrore dhe kanë se çfarë t’u ofrojnë sot turistëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here