Llixhat në Elbasan, destinacioni i duhur për vlerat kurative

0
655

 

 

 

banjot termike vendi i llixhave vendi i masazhitTë gjitha detajet e kurës popullore, flasin mjekët: Këshillat para banjës termale

 

Vojsava Sota

 

“Llixha Hidrajt” Elbasan është destinacioni i duhur për kurim sëmundjesh. Qindra persona të moshës së thyer frekuentojnë këtë vend për të gjetur shërim. Ujërat termale që rrjedhin nga shkëmbinjtë, kanë efekt shërues për shumë lloje sëmundjesh të tipit: “spondiliatrozë, infeksione të ndryshme në lëkurë, probleme me prostatën, gurët në tëmtha, reumatizmin në kyçet e duarve dhe të këmbës, probleme bronkitin etj.”. Por megjithatë kjo kurë popullore ka edhe rregullat e saj. Kështu përpara se një person të kryejë një banjë termale, do të duhet të konsultohet për vizitë me mjekun, në mënyrë që gjendja shëndetësore e tij, mos të shfaq probleme të mëvonshme. Një banjë nuk duhet të zgjasë më shumë se 7-minuta. Periudha e favorshme që frekuentohet për arsye të klimës, janë në muajt shtator, tetor, nëntor si edhe në prill e maj. Ndërsa gjatë gjithë vitit numri i vizitorëve është më i pakët. Pacientët të cilët gjejnë shërim në “Llixha Hidrajt”, janë kryesisht nga trevat e Shqipërisë, por edhe të huaj që vijnë nga: Egjipti, Maroku, Turqia etj. Të pyetur në lidhje me faktin se pse kanë zgjedhur pikërisht llixhat në Shqipëri, ato pohuan për gazetën: “Shqipëria është vendi që ka disa qytete ku natyra u ka falur banjat termale, dhe se në vendin tonë nuk ka ta tilla. Çmimet janë të arsyeshme dhe shërbimi cilësor me mjek nga pas. Gjithashtu ne kemi shijuar dhe kuzhinën tradicionale tuajën duke ndjekur dietën e kuzhinierit. Kështu që të gjitha këto së bashku, kanë dhënë ndikim shumë pozitiv në shëndetin tonë. Ne jemi tejet të kënaqur dhe është bërë i treti vit radhazi që vijmë këtu”, – u shprehën ata.

Një seancë e veçantë është ajo e masazheve me baltë, e cila realizohet me kujdesin e fizioterapistes, që ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve trupore, duke e aplikuar në duar, këmbë dhe shpinë. Vlerat e masazheve me baltë ndihmojnë në kurimin e arterieve. Efektet përmirësuese të baltës, janë më të shpejta sesa banjat termale. Për shembull, një seancë balte, ka vlerën e 5 banjave uji. Duke parë më nga afër dhomën ku ky proces realizohet, fizioterapistja shprehu se: “Dhoma duhet të këtë ajër të kondicionuar në mënyrë që t’i përshtatim pacientit kushtet për të qenë gati fizikisht në banjat me baltë. Përpara se pacienti të futet në dhomë, unë së pari e pyes se në ç’pjesë të trupit ai ndjen dhimbje, që më pas të identifikojmë llojin e sëmundjes. Në rastet me reumatizëm ose spondiliatrozës, çdo person duhet të masazhohet për lehtësimin e dhimbjeve. Nëse sëmundja nuk përkon me masazhimin e trupit, atëherë unë e shoqëroj pacientin për një vizitë më të hollësishme tek infermierja”, – tha ajo. Masazhi me baltë duhet të bëhet në kushte të përshtatshme klimaterike, dhe të vendoset në bazë të gjendjes shëndetësore të pacientit. Masazhimi duhet të aplikohet vetëm nga duart e specialistit, dhe duhet të bëhet kurdoherë para baltës dhe ujit për të hapur poret e lëkurës, në mënyrë që përthithja të jetë sa më efikase. Asnjë banjë balte nuk duhet të realizohet pa u ushqyer shëndetshëm me dietë të përcaktuar nga kuzhinieri dhe pa kaluar 4 ditët e para në banjë llixhe, derisa trupi i njeriut të ambientohet gradualisht. Një tjetër kënd që gjendet në çdo hotel, është ai i palestrës me pajisje moderne, të cilat shërbejnë që ushtrimet gjimnastikore të ndihmojnë në elasticitetin e trupit. Lulishtet dhe parqet që ka llixha, janë një oaz qetësie për t’u relaksuar dhe për të marrë ajër të pastër në mbrëmje.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here