E vërteta e Zonës 51!

0
160

 

zona 51

 

 

Sigurisht, Zona 51 ka qenë vend testimi për mjete ajrore të çuditshme dhe të mrekullueshme. Avionët spiunë U-2 kanë fluturuar aty; ashtu si edhe SR-71 Blackbird, bombarduesi B-52, gjuajtësi F-117, si dhe mjeti pa pilot i quajtur “Bisha e Kandaharit”, që pati spiunuar vendin e qëndrimit të Osama bin Ladenit në Abotabad. Dhe këta janë avionët për të cilët publiku është i informuar. Eshtë e arsyeshme të supozojmë se janë provuar edhe prototipe të tjerë në Zonën 51, ndërkohë që është më pak e arsyeshme të supozojmë se ata janë zhvilluar prej teknologjisë aliene. Megjithatë, ka patur një komplot në Zonën 51.

Këto janë tabelat përreth Zonës 51, një bazë ushtarake e sigurisë së lartë në shkretëtirën e Nevadës, 145 kilometra në veri të Las Vegasit. E njohur gjithashtu si Groom Lake, baza është e rrethuar me gardh sigurie dhe sisteme të pikasjes së njerëzve që mund të futen fshehtas, ndërkohë që patrullohet rregullisht. Mbi të ka një zonë ndalim fluturimi. Të krijohet përshtypja se qeveria e SHBA dëshiron të mbajë larg prej saj sytë përgjues.

Përse? Mbështetësit e teorive të komplotit kanë një ide të kahershme se Zona 51 mban brenda saj diskun e UFO që u gjet në Rosuell, si dhe mjete të tjera fluturimi të alienëve. Sipas teorisë, në Zonën 51, UFO-t e gjetur janë rivënë në punë, me qëllim që teknologjia e tyre të përdoret nga ushtria amerikane. Kjo e fundit, sipas teoricienëve, përdor edhe ndihmën e pilotëve të kapur alienë.

Shumë pak prej punonjësve qeveritarë që kanë punuar në Zonën 51 kanë folur ndonjëherë për atë që ndodh aty, por dy që e kanë bërëishin Leo Uilliams dhe Bob Lazar. Uilliams ka deklaruar se ka punuar në sektorin e vlerësimit të teknologjisë së alienëve, rezultatet e të cilës ndihmuan për projektin e bombarduesit B-52.

Në vitin 1989, Lazar deklaroi për televizionet lokale se edhe ai ishte përfshirë në “rivënien në punë të mjetev UFO”, në kompleksin S-4 brenda Zonës 51, duke përfshirë sistemin e motorrëve të mjetit që ra në Rosuell. Ai kishte zbuluar madje edhe “Gravitetin B”, një forcë që buron nga manipulimi i një elementi të ri bërthamor, “ununpentiumit”.

As Uilliamsi dhe as Lazari nuk ishin dëshmitarë shumë të besueshëm. Lazari e kishte shpikur arsimimin e tij në institutin e teknologjisë të Masacusetsit, dhe përpara se të ishte angazhuar në inxhinierinë e UFO-ve, ai kish punuar thjeshtë nëmanipulim të fotove me … Photoshop. Megjithatë, një seri e shfaqjes së dritave të cuditshme në Zonën 51, e mbajti gjallë idenë që ajo ishte një laborator i fshehtë për UFO, ndoshta “vendi i prodhimit të Helikopterëve të Zinj”.

Sigurisht, Zona 51 ka qenë vend testimi për mjete ajrore të cuditshme dhe të mrekullueshme. Avionët spiunë U-2 kanë fluturuar aty; ashtu si edhe SR-71 Blackbird, bombarduesi B-52, gjuajtësi F-117, si dhe mjeti pa pilot i quajtur “Bisha e Kandaharit”, që pati spiunuar vendin e qëndrimit të Osama bin Ladenit në Abotabad.

Dhe këta janë avionët për të cilët publiku është i informuar. Eshtë e arsyeshme të supozojmë se janë provuar edhe prototipe të tjerë në Zonën 51, ndërkohë që është më pak e arsyeshme të supozojmë se ata janë zhvilluar prej teknologjisë aliene.

Megjithatë, ka patur një komplot në Zonën 51. Bill Suëtman, kryeredaktor i Java e Aviacionit, thotë se qeveria “ka nxitur fushata të qëllimshme disinformimi, për të prodhuar sa më shumë zhurmë në lidhje me UFO-t në vitet 1950 dhe 1960, me qëllimin për të mbuluar fluturimet e fshehtë të avioinëve si U-2”. Qëllimi i disinformimit ishte që të fshiheshin arsyet e vërteta për ndërtimin e bazsës. Me fjalë të tjera, qeveria e SHBA ka planifikuar për krijimin e nje teorie komploti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here