Tiranë / Vritet nga kushëriri me 12 thika inspektori i IKMT Konflikti kishte nisur tri vite më parë në Golem të Durrësit, ku mbetën të vdekur 2 persona

0
117

 

 

vrasje1Vritet me thikë në një lokal inspektori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (ish-INUK), Milazim Shehu. Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e Bathores në periferi të kryeqytetit, ndërsa 32-vjeçari Milazim Shehu, baba i tre fëmijëve, gjeti vdekjen në spital pas mesnate (rreth orës 01:30). Mësohet se 32-vjeçari Shehu nuk u ka mbijetuar dot 12 plagëve të marra në trup. Sipas raportimeve, bëhet me dije se inspektori Shehu ka mbërritur i plagosur në spital në orën 01:30 të mëngjesit të kësaj të enjteje. Autori i ngjarjes është kushëriri i të ndjerit, 32-vjeçari Granit Shehu. Ndërsa nga hetimet paraprake, dyshimet për motivin e krimit flasin për një konflikt për shkak të detyrës në lidhje me një objekt.

Njoftimi i policisë
Më datë 17.9.2015, ora 00:50, policia është njoftuar se në një spital privat ka shkuar i vdekur shtetasi Milazim Shehu, 32 vjeç. Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se më datë 16.9.2015, ora 19:00, është dërguar në spitalin privat shtetasi Milazim Shehu, i cili ka qenë i plagosur me mjete prerëse pas konfliktit që ai ka pasur në banesën e tij me kushëririn, shtetasin G. Sh., 32 vjeç, për motive ende të paqarta. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe pyetja e dëshmitarëve rezulton se autor i këtij krimi është shtetasi G. Sh., i cili është shpallur në kërkim. Nga këqyrja në trupin e kufomës janë vërejtur 12 dëmtime me mjet prerës (thikë), i cili ka prekur zemrën. Mësohet gjithashtu se Milazim Shehu para vitit 2007 ka punuar në Komandën e Repartit të Sigurisë (RESI). Më 17 maj të 2007-ës ai është përjashtuar nga puna nga drejtori i këtij reparti, për shkak të akuzave për abuzim me detyrën, çështje që e ka ndjekur edhe ligjërisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here