Tifozët e Bajernit, notë ankese qeverisë greke

0
116

 

 

 

Bajern i Mynihut ka dërguar zyrtarisht një notë ankese te UEFA dhe policia greke rreth dhunimit të tifozëve gjermanë përpara ndeshjes së Ligës së Kampioneve ndaj Olimpiakosit. Lajmi u konfirmua nga oficeri ndërlidhës i tifozëve bavarezë, Raimond Aumann, për gazetën “Suddeutsche Zeitung”. Rreth 1700 tifozë të Bajernit udhëtuan drejt Greqisë në mbështetje të skuadrës së Pep Guardiolës, gjatë suksesit 3-0 në mesjavë. Por, pamjet filmike të transmetuara në Gjermani treguan se si përpara fillimit të sfidës, forcat policore greke u zhvendosën në sektorin e tifozëve miq dhe nisën të godisnin mbështetësit gjermanë me shkopinj gome. Nga dhuna e ushtruar disa tifozë të Bajernit pësuan lëndime dhe u detyruan të merrnin ndihmë mjekësore, ndërsa njëri prej fansave u shtrua në spital në gjendje të rëndë. Klubi i Bajernit të Mynihut, pasi dënoi “sjelljen e tepruar të disa tifozëve” në transfertën në Greqi, e cilësoi “të tepruar” reagimin nga forcat e policisë. “Pamjet e dhunës nuk kanë lidhje me futbollin. Gjëja më e rëndësishme është që nuk ndodhi asgjë më e rëndë”, – tha drejtori sportiv i gjigantëve gjermanë, Matthias Sammer. Tifozët e pranishëm në stadium janë pyetur nga mediat gjermane edhe në rolin e dëshmitarëve okularë. Ata treguan se në stadium u panë gjeste dhe u dëgjuan thirrje kundër Bajernit, ndërsa kordoni i policisë shërbente për të ndarë tifozët miq nga mbështetësit e Olimpiakosit që ndodheshin në tribunën pranë tyre.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here