Studentët, protestë para Parlamentit për ligjin për arsimin e lartë, vezë ndaj makinës së Beqajt

0
104

Studentët, peticion Ramës

 

Ka ngjallur debate ligji për arsimin e lartë në seancën e djeshme plenare, ku rrodhën një sërë kundërshtimesh të dhunshme nga pala e studentëve të universiteteve të Tiranës. Studentët organizuan një protestë para Parlamentit, madje ata kanë qëlluar me vezë sekretarin e MASH, Plarent Ndreca, si dhe makinën e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë kohës që ai hynte në sheshin para Parlamentit duke mbajtur pankarta në duar: “Të shitur tek privatet”, kanë qenë thirrjet e tyre. Po ashtu studentët hodhën akuza se ligji i ri për arsimin e lartë favorizon hapur universitetet private në kurriz të atyre publike. Në vazhdimësi të protestës ka pasur përplasje fizike me forcat e rendit e ndërsa në thirrjet e tyre studentët kanë akuzuar Kuvendin si organ privat dhe jo si publik.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here