Rama: Nëse do ktheheshim në 2013-ën, prapë do të vija të njëjtët njerëz në lista

0
110

 

 

rama ne top storyKryeministri Rama pohoi dje në emisionin “Top Story” në “Top Channel” se pavarësisht se disa prej deputetëve të tij janë larguar nga Parlamenti ose prangosur, nëse do t’i rikthehej ribërjes së listës së deputetëve të zgjedhjeve 2013, nuk do të bënte asnjë ndryshim. “Nëse do ktheheshim në vitin 2013 unë prapë do të bëja të njëjtën gjë. Do të vija të njëjtët njerëz në lista. Nuk kam vendosur njerëz në lista kriminelë dhe as persona dhe që kanë pasur të bëjnë me krimin. Kam propozuar njerëz që në rastin konkret kanë qenë deputetë dhe më parë dhe kanë qenë opozitarë dhe të respektuar në komunitetet e tyre. Kush bën sot virgjëreshën u them se më parë kishte deputetë që nxirrnin revolen në stadium dhe nuk i arrestonte njeri”, – tha Rama. Më tej ai tha: “Nuk kam pasur dijeni që pasi të fitonim zgjedhjet, një deputet (Tom Doshi) do të thurte një plan dhe do të ankohej publikisht se kërkonte ta vriste atë dhe një kolegun e tij Kryetari i Kuvendit. Nuk kisha dijeni që një tjetër (Armando Prenga), pasi do të fitonim zgjedhjet, do shfaqej në një sherr me armë. Nuk kam pasur dijeni qe një deputet tjetër i koalicionit (Mark Frroku) do të shfaqej i kërkuar nga drejtësia”. Për sa i takon rastit të deputetit Arben Ndoka që la mandatin, ai tha se e respekton vendimin e tij. “I takon atij të provojë pafajësinë. Ishte dorëheqje e vullnetshme që i bën nder atij vetë dhe që flet për një njeri që minimalisht meriton të respektohet në të drejtën për të provuar pafajësinë e tij”, – pohoi Rama. Lidhur me debatin për dekriminalizimin me opozitën, Kryeministri theksoi se nëse ka vullnet për ta përmbyllur këtë proces, baza për një dakordësi është e plotë. “Ne kemi bërë pjesën tonë në raport me fenomenin. E kemi bërë, sepse e gjykojmë që kjo është gjëja e duhur. Rëndësi ka që ta finalizojmë dhe mbi draftin që kemi punuar jemi të gatshëm që të gjejmë konsensus me një kusht, që asnjë shpikje allashqiptarçe nuk pranohet”, – tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here