Pallatet rreth “Elbasan Arenës”, rrezik për mbarëvajtjen e Shqipëri-Serbi

0
143

 

 

Katër pallate dhe biletat false të ndeshjes me Serbinë shqetësojnë shërbimet sekrete. Shërbimet e sigurisë në vendin tonë i ka “zënë koka” sa i përket mbarëvajtjes së ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet në 8 tetor në “Elbasan Arena”. Problemet për sigurinë e kësaj sfide janë të shumta, pavarësisht se në lojë janë futur dhe shërbimet sekrete, e ndërsa bashkëpunimi mes dy vendeve, Serbisë dhe Shqipërisë, është në nivel të lartë. Burime nga shërbimet sekrete kanë thënë se problemi i parë është pozicionimi i stadiumit në qytetin e Elbasanit. Përreth stadiumit janë katër pallate që në katet e larta të tyre ke mundësi të shikosh në “Elbasan Arena”. Ekspertë të antiterrorit, por edhe ata të SHISH-it kanë zbritur në terren dhe dy nga opsionet janë ose mbajtja nën vëzhgim të katër pallateve si dhe banorëve të tyre ose zbrazja e pallateve disa orë para ndeshjes. Banorët e këtyre apartamenteve në shumë ndeshje kanë ‘hapur dyert’ e shtëpive për tifozët kosovarë, kundrejt një pagese, të cilët nuk kanë pasur mundësi për të marrë një biletë për t’u futur në stadium.

 

Trajneri sirian që u pengua nga gazetarja hungareze

 

Mohsen, refugjat sirian, i cili mbante djalin e tij, kur ai u rrëzua nga një kameramane, është një trajner futbolli. Ai përfundoi në Gjermani, ku raportet e medias zbuluan se ai ishte një trajner i futbollit në Siri. Shkolla pastaj e bindi atë për të ardhur në Spanjë, ku ai do të qëndrojë në një apartament pranë objektit të shkollës për trajnime në periferi të Getafes. Kjo shkollë dëshiron për të gjetur një punë në sektorin e madh të trajnimit të futbollit të Spanjës, por ai flet vetëm arabisht, dhe pak anglisht, tashmë ı duhet që të mësojë gjuhën spanjolle. Një gjest shumë i bukur ishte edhe nga ana e Realit të Madridit që e ftoi për ta shikuar ndeshjen kundër Granadës të shtunën në mbrëmje.

 

Çiklistja hot që bën tifo për Sllovakinë

 

Quhet Lucia Javorcekova, modele dhe sportiste nga Sllovakia. Bukuroshja është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ku edhe poston herë pas here foto shumë sensuale. Ajo është tifoze e zjarrtë e kombëtares së saj dhe veçanërisht e kapitenit Marek Hamsik. Një ogur i mirë për skuadrën sllovake që luan shanset e saj për në Euro 2016.

 

Vdes tifozi i famshëm i Brazilit

 

Tifozi i famshëm i Brazilit, Klovis Akosta Fernandes, ka vdekur në moshën 60-vjeçare. Ai u bë i famshëm gjatë humbjes së verdhebluve 7-1 kundër Gjermanisë në çerekfinalet e Botërorit Brazil 2014 dhe ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me kancerin, njoftojnë mediat braziliane. Fernandes u shndërrua në një ikonë të përfaqësueses braziliane kur u fotografua duke qarë pas disfatës së rëndë, teksa në dorë mbante një kopje të Kupës së Botës. “Globo” raporton se 60-vjeçari vdiq në Porto Alegre, pasi luftonte prej nëntë vitesh me sëmundjen e rëndë. Ai udhëtoi në rreth 60 vende të botës për ta ndjekur skuadrën e zemrës në më shumë se 150 ndeshje gjithsej në stadium.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here