Një rezidentzviceran në Tiranë, si do ta shohë komunizmin tonë?!

0
178

 

12036576_10153589453970768_4297818743130037483_n 12036849_10153589454300768_888735208008446465_n

 

 

 

Në publik është figurë e njohur dhe shumë e ndritur, që ia merr mendjen çdo auditori, në jetën private një padron shtëpie për t’ia pasur zili. Këtu shtyp një buton, aty kërcet gishtat, dhe shërbëtorët e palodhur ia plotësojnë edhe dëshirën më ekstravagante e në kohën më të papërshtatshme, qoftë një neps për delikatesë ekzotike, qoftë një ide për të ndryshuar mobilimin që sapo i ka shkrepur zotërisë së nderuar, qoftë ndonjë ëndërr intime.

Por a i plotësojnë shërbëtorët të gjitha urdhrat e punëdhënësit të tyre? Me këtë përmbajtje të romanit “Feind”, me autor MaurusFederspiel, lexuesi shqiptar do të njihet edhe në shqip. Arsyeja është përfshirja e këtij shkrimtari zviceran në bursën e rezidencës së shkrimtarëve dhe përkthyesve letrare “Tirana in between-2015”, e prezantuar nga poeti Arjan Leka.

Shkrimtari MaurusFederspiel do të qëndrojë në Tiranë gjatë muajit shtator ku, veç përfshirjes në jetën kulturore të kryeqytetit, njohjes dhe takimeve me autorët shqiptarë, leximeve publike dhe komunikimit me median, do të bashkëpunojë me përkthyes, për të sjellë më pas në shqip romanin e tij me titullin “Feind”, botuar në gjermanisht nga VanEckVerlag.

Me këtë autor zë fill programi i shkëmbimeve kulturore e letrare mes Tiranës dhe Vaduzit. “Kjo nismë, veç përurimit të letërsisë dhe të artit të vendeve të përfshira në program, ofron bursa qëndrimi në rezidenca shkrimtarësh si për autorët shqiptarë ashtu edhe për ata nga Lihtenshtajni, duke e zgjeruar projektin drejt vendeve të Evropës Qendrore dhe Perëndimore”. Shkrimtari MaurusFederspiel do të qëndrojë në Tiranë gjatë muajit shtator ku, veç përfshirjes në jetën kulturore të kryeqytetit, njohjes dhe takimeve me autorët shqiptarë, leximeve publike dhe komunikimit me medien, do të bashkëpunojë me përkthyes, për të sjellë më pas në shqip romanin e tij me titullin “Feind”, botuar në gjermanisht nga VanEckVerlag.

MaurusFederspiel u lind në vitin 1974. Studioi CreativeWriting në Nju Jork ku dhe punoi si gazetar. Sot jeton si autor dhe bashkëpronar i një sipërmarrjeje për teknikën e mjedisit në Zyrih.Përveçse në gjuhën gjermane, romani me titullin “Feind” [Armik] i MaurusFederspiel-it është botuar edhe në kroatisht, përkthyer nga AndyJelčić, nën titullin “Neprijatelj”, si pjesë e botimeve LeykamInternational, Zagreb.

Re.Ku.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjithë këtë periudhë gjurmët e diktaturës nuk po shfaqen në shenja reflektimi, të asaj shtrese së paku që pritet në këta 25 vjet të rehabilitohet. Thirrjen e lëshoi pak ditë më parë në ekspozitën personale, piktori MaksVelo, kur tha se deri më sot asnjë ekspozitë më ish-të burgosur nuk është hapur. Për të gjitha këto dilema dhe shqetësime, qoftë artistike, por edhe të komunikimit ndryshe me publikun, gazeta “Standard” i drejtoi pyetjet kuratorit të saj, Ardian Isufit, një bllok që mbeti pa përgjigje. E përkthyer në heshtje prej artistit pamor, që pretendon se zgjon ndjesi dhe ndërgjegje mbetet për t’u parë kur “urdhrat” nga lart përzihen me idetë e një artisti, me pretendime i lirë

 

 

Ardian Isufi hesht

Ridimensionim i diktatorit apo punë arti me urdhra politikë?!

 

 

VioletaMurati

Gjithë këtë periudhë gjurmët e diktaturës nuk po shfaqen në shenja reflektimi, të asaj shtrese së paku që pritet në këta 25 vjet të rehabilitohet. Thirrjen e lëshoi pak ditë më parë në ekspozitën personale, piktori MaksVelo, kur tha se deri më sot asnjë ekspozitë më ish-të burgosur nuk është hapur. Por ekzibicioni nganjëherë u merr interpretimet ekspozitave integruese, duke bërë të kundërtën, reagimin. Ndoshta i kësaj natyre të fundit mund të jetë rasti i nxjerrjes nga arkiva e Muzeut Historik kombëtar i maskës së Enverit. Por një bunker diku para teatrit kombëtar apo silueta nga diktatura në një vend tjetër, festa e diktaturës në Pezë me pankarta, rindërtimi i piramidës dhe kjo shenjë e fundit, ekspozimi, nuk ngjajnë të ngjallin reflektimin a të hyjnë në debate të rëndësishme përmes artit, që pothuaj mbetet i paangazhuar, duke u kujdesur më tepër për tërheqje vëmendjeje të publikut nga politika e ditës. Artisti Ardian Isufi në fakt nuk i përket kësaj kategorie, por prirja për të dhënë me cinizëm artistik dhe imazhin e një përroi psikik, siç është tuneli i propozuar për t’u vizituar fillimisht e prej andej për t’u befasuar me maskën e Enverit që publiku riosh e sheh për herë të parë, e ndoshta shumë të tjerë, pasi ka qenë e paekspozuar për gati 30 vjet. Nga koha kur u ngrit Piramida.

Por për të gjitha këto dilema dhe shqetësime, qoftë artistike, por edhe të komunikimit ndryshe me publikun, gazeta “Standard” i drejtoi pyetjet kuratorit të saj, Ardian Isufit, një bllok që mbeti pa përgjigje. E përkthyer në heshtje prej artistit pamor, që pretendon se zgjon ndjesi dhe ndërgjegje mbetet për t’u parë kur “urdhrat” nga lart përzihen me idetë e një artisti, me pretendime i lirë.

Në parantezën tonë për të pasur një intervistë shkak-pasojë të kësaj ekspozite, z. Isufi, i bëjmë me dije se koshienca, rebelimi janë përballje prej të cilave publiku do të kishte shqetësime, në mungesë tëtë cilit pyetjet ia drejtuam, që mund të shërbente si dëshmi reflektimi. Por kuratori i maskës së Enverit nuk ka denjuar duke heshtur për tri ditë me radhë, duke mos ngritur telefonin dhe duke mos marrë përgjigje, edhe pse mund t’i kujtojmë se ekspozita ishte në një institucion publik, për të cilin mbante përgjegjësi jo si të ishte pronë e tij dhe paratë e tij, por të taksapaguesve.

Kartelë me nr. Objekti 3786. Vendndodhja; Muzeu Historik kombëtar. Fusha: Etnografi. Tipi: Relike. Titulli: Maska e Enverit. Materiali: Allçi. Origjinali ose kopje: Origjinal. Kjo është kartela e objektitshkëputur prej sendeve të Enverit dhe e mbajtur për tri dekada në MHK. Kjo thuhet se është një kopje unike dhe është konsideruar një artefakt interesant prej Isufit, sa edhe për t’i dhënë formën e instalacionit artistik.

 

Box gri

Tetë pyetjet për Ardian Isufin

Përgjigjet e munguara tëkuratorit tëmaskës së Enverit

 

1-Pse kaq shumë zhurmë për maskën e Enverit, jo të largët nga krijimi, edhe pse e paraqitni si artefakt, relikte? Po ashtu, pse po luhet aq shumë me tunelin, pavarësisht cinizmit artistik si përrua psikologjik?

 

2-Mungon pyetja më e rëndësishme, është moment i duhur për t’i kujtuar publikut tunelin apo përroin psikologjik të diktaturës, kur ende të përndjekurit nuk kanë marrë shpërblimin financiar e shumë kanë mbetur në ish-kampet e përqendrimit, dhe dosjet akoma nuk janë hapur, dhe ndonjë ligj për dekomunistizimin nuk ka ndodhur…çfarë do t’i kujtoni një publiku kur ende ka plagë, me qindra të hapura dhe të freskët, me memorie mjaft të freskët, kur kërkohet hapja e dosjeve…etj., etj., ky publik pra, akoma nuk është ngritur në këmbë nga pasojat e diktaturës?

 

3-Si mund të emancipojë, siç jeni shprehur, një kujtim vetëm i bëmave të diktaturës dhe lënia mënjanë e terrorit, e njohjes së krimeve, ende nuk kemi pasur një ekspozitë për ish-të burgosurit politikë, të përndjekurit në këtë fushë? A nuk është ekzibicion ky, një psikozë e majtë e propagandës?

 

4-E njëjta linjë, pothuaj, po shohim të ngrihet një bunker mu përpara Teatrit, nga Rama, po ashtu katin e parë të Kryeministrisë e ka me pretendime artistike, për ekspozim. Si e shpjegoni gjithë këto?Ju jeni artist i angazhuar dhe besoj se nuk keni thjesht një interpretim artistik, por edhe ideologjik.

 

5-Ç’është ky ridimensionimi Enverit? Ndoshta do ta hasim shpesh në këtë periudhë argumentin e integritetit të komunizmit me një vepër arti, pse kemi mbetur aq prapa nga vendet ish-komuniste, të cilët i kanë ndërtuar tashmë muzeumet e kujtesës dhe nuk merren me artefakte aksidentale.

 

6-Artistët, institucionet publike, televizionet vazhdojnë të shfaqin prodhimet e diktaturës pa asnjë parantezë, interpretim për të kuptuar të vërtetën historike.A nuk mendoni se jemi ende në nivelet e propagandës, asaj të dezinformimit politik dhe historik?

 

7-Është folur në media, ndoshta diktuar prej jush, për argumentin e kësaj ekspozite, se kjo është një traditë e ruajtjes së maskës nisur nga Faraoni Tutankhaum, e më tej nga NapoelonBonaparti e Lenini. Pse është gjithnjë kjo megalomani shqiptare për t’u krahasuar në “trashëgimi”, që në fakt nuk jemi as Parisi e as Rusia, por një vend që gjithmonë punët e kësi trashëgimish i nis nga bishti?

 

8-E dimë që ky debat vjen i ashpër, por do të donim një qëndrim tuajin si artist, pa ju implikuar me sociologjinë e ideve. Ju kemi ndjekur edhe në punë të tjera ku ju keni qenë më “agresiv” në raste të tilla të denoncimit apo ironisë. Çfarë ka ndryshuar tek ju?

Përgatiti pyetjet: V.Murati

 

 

(Box gri, vendos foto)

 

 

Pështymore, urinore… apo puthore për ca e ca, kjo maskë e diktatorit?

 

Flutura Açka

Sigurisht, është normale të ekspozosh maskën e vdekjes së diktatorit, tani pas 25 vitesh. Por vetëm pasi t’i kesh bërë si duhet detyrat ndaj demokracisë: Ta kesh dënuar atë (diktatorin) për genocid, vetëm pasi të mos i kesh kthyer vrasjet e tij në shpërdorim “kafeje dhe stofrash”, vetëm pasi ta kesh kthyer shtëpinë e tij në muze të diktatorit, vetëm pasi të kesh ngritur një muze të diktaturës me maketet e të gjitha burgjeve të tij të tmerrshme, vetëm pasi të kesh ruajtur një parcelë me bunkerët e tij shembull i izolimit pesëdhjetëvjeçar, vetëm pasi të kesh hapur tunelet e tij të nëndheshme të tmerrit dhe ta kesh futur në guidën turistike të tmerrit në botë, vetëm pasi ta kesh shpallur atë të paligjshëm po aq vite sa ai vrau e preu, vetëm pasi të kesh rehabilituar me dinjitet viktimat e tij, vetëm pasi të jesh distancuar publikisht prej krimeve të tij. Sa kohë nuk e ke bërë këtë, Shqipëri, bota ka ende të drejtë të të quajë vend diktatorial, që ta zbus: pseudodemokraci. Që të na quhet vërtet, vetëm një vëllazëri me KimJongun na mungon.

 

 

 

(Dy kolonë anash me shumë foto (ekspozitaserbe)

 

 

 

Lufta e Parë Botërore /Historiografia serbe, si u zhdukën200 mijë serbë në malet shqiptare

 

 

Tërheqja e madhe serbe

 

Mund të quhet një ekspozitë mirëfilli politike kjo që u çel në Galerinë Kombëtare të Arteve mbrëmë nga Auron Tare, e konsideruar një ekspozitë modeste organizuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me Ambasadën Serbe, si dhe Konsullatën Austriake të Shkodrës. Pak para ndeshjes së dy kombëtareve duket pak paranojake marrëdhënia diplomatike mes vendeve, për shkak të incidentit të njohur tashmë në Serbi. Këtu i shtohet edhe marrëdhënia delikate që ekziston me shekuj mes shqiptarëve dhe serbëve, e sidomos kjo e kohës sonë moderne që lidhet me pavarësinë e Kosovës.

Përndryshe nuk ka si të shpjegohet dalja e një fakti historik që ka ndodhur në tokat tona, që historiografia jonë nuk e ka përmendur, ndërsa ajo serbe e ka cilësuar si një tragjedia më e madhe në historinë e kombit serb. Ekspozita bën fjalë pikërisht për këtë ngjarje. U është gjetur arsyeja e ekspozimit të fotove duke marrë shkas nga organizatorët se kujtohen 100 vjetët e Luftës së Parë Botërore, që në fakt historianët duhet të thonë nëse është kjo historia më interesante dalë nga kjo luftë. Po megjithatë, bëhet fjalë për tetorin e 1915-ës në fillimin e Luftës së Parë Botërore, kur Mbretëria e Serbisë u sulmua prej ushtrive gjermane, austro-hungareze dhe bullgare. E mbetur pa rrugëdalje, ushtria serbe u tërhoq nëpërmjet maleve të Shqipërisë, një ngjarje që në historinë serbe njihet si “Tërheqja e Madhe”. Gjatë marshimit njëmujor, mijëra ushtarë serbë vdiqën nga i ftohti, uria dhe sëmundjet.

“Historiografia serbe flet për rreth200.000 serbë të zhdukur në malet dhe moçalet shqiptare. Për shkak të humbjes masive të jetës, kjo tërheqje e ushtrisë serbe nëpër Shqipëri konsiderohet si tragjedia më e madhe në historinë ekombit të tyre. Ekspozita organizohet në kuadër të 100-vjetorit të Luftës së Parë Botërore dhe ka të bëjë me një ngjarje historike shumë interesante dhe aspak e njohur nga publiku shqiptar. Tërheqja e Armatave Serbe nëpërmjet maleve shqiptare në dimrin e 1915-ës dhe kalvari i gjatë i këtij marshimi më një përfundim tragjik”, – shkruan Tare në njoftimin për mediat.

Më tej ai thotë se në këtë tërheqje tragjike ishte e gjithë familja mbretërore serbe si dhe komandantët e ushtrisë serbe, të cilët totalisht të tronditur nga sulmet e ushtrisë gjermane dhe austriake, kërkuan shpëtimin në malet shqiptare, duke u tërhequr nga portet e Shëngjinit dhe Durrësit. “Një histori e cila nëpërmjet fotove mund të tregojë sadopak një dëshmi unikale të historisë së Luftës së Parë në trojet e Ballkanit”, – thotë Tare.

V.M.

 

 

 

 

 

(Kolonë anash)

 

 

Info/kult

 

Tola dhe Asllani, koncert per melodi dhe piano

 

Mbrëmëështë hapur edicioni IX i festivalit “Takimet muzikore të dy botëve”, me melodi për soprano dhe baritonë.Dy zëra të veçantë, dy artistë të suksesshëm të skenave botërore, MiriamTola dhe Sokolin Asllani, të shoqëruar nga pianisti i mirënjohur i Mozarteumit tëSalzburgut,AlessandroMisciasci, performuanarie dhe pjesë të ndryshme të shkëputura dhe të përzgjedhura nga veprat më të mira të kompozitorëve të mirënjohur si Verdi, Mozart, Tchaikovsky, Giordano etj.

Ky ështënjëbashkëpunim i dytë i artistëve me Argjiron dhe Ambasadën Austriake në Tiranë.

MirjamTola (soprano)e diplomuar në vitin 1994 në kanto lirike nga Akademia e Arteve të Bukura të Tiranës, performoi së pari në “Bastiano e Bastiana” e W.A. Mozart. Në vitin 1995, ajo shfaqet në skenën shqiptare në rolin e Mimit në operën “La Bohéme” të G. Pucinit. Pas tri vitesh, shpallet gjysmëfinaliste e konkursit “Voci Verdine” e Bussetto-s. Në vitin 2000 klasifikohet në vendet e para të konkursit “Pucini” në LinkolnCenter, NjuJork. Gjatë viteve 1998-2001, Mirjami vazhdon studimet në kanto lirike në Mozarteum të Salzburgut duke marrë pjesë gjithashtu edhe në produksione të ndryshme të teatrit të qytetit në fjalë. Viti 2001, vlerësohet me Çmimin Special të Jurisë si pjesëmarrëse në konkursin ndërkombëtar “L.Zachary” (Kaliforni). Si talent i ri, asaj i jepet çmimi “EberhardWaechter” në po të njëjtin vit, nga Staatsopera (Vjenë). Po ashtu, interpreton rolin e Priftëreshës në veprën “Aida” të G.Verdi në Grande Festspielhause të Salzburgut. PerformonAdalgisa-n në veprën “Norma” të V.Bellini-t gjatë viteve 2002-2003 në Festspielhause, Staatsopera të Berlinit e në Operën e Lubjanës (SLO). Në dy vitet në vazhdim interpreton role të ndryshme si Tosca, Maddalena (AndreaChenier), Musetta (La Bohéme), FataMorgana (L’amourdestiusOranges) e Zaida (Turco in Italia) me Operën Nacionale të Ljubjanës (SLO). Në vitin 2007 performon në rolin e SourAngelica në Fondazione Teatro Lirico “GiuseppeVerdi” të Triestes.Një vit më pas, në operën Tosca në Hamburg Staatsoper.Gjithashtu, në po atë vit performon në DiesiebenTondsunden të KurtWeill (Anna). 2010-ta e sjell në rolin e Konteshës në “Dasma e Figaros” në Hamburg Staatsoper dhe po ashtu, në rolin e Desdemonës (Otello) në Teatro Lirico “GiuseppeVerdi” të Triestes. Ka punuar me Anton Guadagno, MassimoZanetti, HeikoMathiasForster, LorisVoltolini, DieterRosberg, RenzoGiacchieri, LutzHochstraate, WillHumburg, PeterSchneider, NelloSanti,SimoneJung etj.

Sokolin Asllanaj(bariton) fillimisht studioi për muzikë në gjimnazin “PrengJakova” të Shkodrës dhe ndoqi studimet e larta për pianist në Universitetin e Arteve të Bukura në Tiranë. Ai u angazhua me rolin kryesor në operën “DonGiovanni” dhe në rolin e DonAlfonso në operën “Cosifantutti”, në Teatrin e Operas dhe të Baletit, Tiranë. Sokoliniperformoi nëpër Gjermani (2001) si Orfeo në “Gluck’sOrfeo e Euridice”. Në vitin 2002 ai këndoi në një produksion të Operës Kombëtare të Vjenës, “DasTraumfresserchen”, opera për fëmijë nga WilfriedHiller; në 2003 “Krusina” në “The BarteredBride” në StadttheaterBadenbeiWien dhe në 2004 “Jupiteri” në “DieLiebedesApollo und derDaphne” nga Cavalli në Operën e Vienës te Muzikës së Dhomës. Duke qenë një këngëtar permanent në WienerKonzerthaus dhe në WienerMusikverein, ai është përqendruar më së shumti në veprat e Mozart-it, të cilat, në rolin e Kontit Almaviva në “Dasmën e Figaros”. I dhanë mundësinë të performojë nëpër Japoni (shtator 2006). Në sezonin e 2006-2007 ai erdhi si Belcore në një produksion të ri të Donizetti-t “L’Elisird’Amore” në StadttheaterKlagenfurt, ku ai tashmë kishte performuar me sukses në role të ndryshme gjatë viteve 2003-2006 (si Dr.Malatesta në “DonPasquale”, Schaunard në “La Bohème”, Ping në “Turandot” dhe Escamillo në “Carmen”) duke u vlerësuar me entuziazëm nga kritikët austriakë. Gjatë sezonit të 2007-2008 ai këndoi, veç të tjera roleve, Ping-un në “Turandot” në Operën e Zyrihut në krah të JosèCura dhe PaolettaMarrocu. Ndërsa sezoni tjetër, 2008-2009 e sjellë në skenë me rolin e Marquis de Posa në versionin francez te DonCarlos në Operën e Hamburgut, i ndjekur nga roli i Marcello-s në “La Bohème në StadttheaterBasle. Sezoni 2010-2011 dhe 2012-2013 po e drejtojnë nga Festivali Vienez në Theater an derWien. Ai mahniti publikun e Amerikës së Veriut në 2006 kur dha koncerte në Montreal, në “AveryFisherHall” në NjuJork, në KimmelCenter në Filadelfia, në RoyThomson Hall në Toronto i shoqëruar nga orkestra simfonike e Bostonit.

AlessandoMiscasci(piano)pianist dhe shoqërues për prova muzikore pranë Universitetit Mozarteum në Salzburg. AlessandroMisciasci ka lindur në Katania, Itali. Ai studio piano në Konservatorin “A. Steffani” të Castelfranco, Venecia. Në 1985, ai ndoqi Akademinë Ndërkombëtare Verore “PaulSchilhawsky” në Salzburg. Në 1986, ai fitoi çmimin e tretë në konkursin e parë ndërkombëtar për zërat shoqërues në Hagë. Ai ka shoqëruar shumë këngëtarë të famshëm operash dhe ka punuar si asistent muzike në produksione të shumta në Festivalin e Salzburgut, nën drejtimin e NikolausHarnoncourt dhe Riccardo Muti. Ai fitoi Çmimin e Karrierës në vitin 2012 në Itali.

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here