Problematikat Studentët braktisin “Qytetin Studenti”, mungesa e kushteve i çon te shtëpitë private

0
128

 

 

 

 

tullat ne q s qyteti q.sVojsava Sota

“Qyteti Studenti” ka pësuar rënie drastike në prag të nisjes së vitit të ri universitar, ku numri i studentëve te cilët zgjedhin këtë  zonë për tu akomoduar është në rënie të ndjeshme. Recepsionistja në drejtorinë qendrore të këtij institucioni na bëri të ditur se  fluksi i studentëve këtë vit ka rënë. “Më shumë po shkojnë drejt shtëpiave private sepse edhe çmimet janë të arsyeshme e sidomos kushtet më të mira se sa këtu, të paktën kështu na thonë”, pohoi ajo.

Nga vëzhgimi i gazetës në këtë zonë vërehet se janë ta pakta, për mos thënë zero, investimet nga autoritete përkatëse, ku duket se nuk është vënë fare dorë mbi rikonstruksionin e godinave,  në mirëmbajtjen e lulishteve etj.  Godinat kanë  nevojë për riparim urgjent, pasi dhe pak javë na ndajnë nga fillimi i vitit te ri shkollor. Lagështira që vjen si pasojë e mos lyerjes me bojë në  ambientet e brendshme, ndikon negativisht ne shëndetin e studentëve duke u bërë  kështu një  burim sëmundjesh si:-alergjia, dhimbja e kokës etj. Ndërkohë edhe biblioteka nuk siguron librat për te cilët studentët kanë interes për të  lexuar dhe nuk ka asnjë pajisje te re teknologjike për ti ofruar atyre kushte moderne.  Gjithashtu shqetësues mbetet fakti se hapësirat publike janë  zënë nga numri i madh i lokaleve te cilët janë ndërtuar aty ,duke u vënë në shërbim të interesave te ngushta.  Edhe pse para dy viteve u ndërmor një aksion për prishjen e ambienteve private që ishin jashtë ligjit, sërish pak gjëra kanë ndryshuar në këtë aspekt.  Muzika e lartë qe vjen nga ky ambient, prish qetësinë e studentëve ,duke e shndërruar në një ambient shumë të zhurmshëm.  Mungesa e kanalizimeve vihet re tek pellgjet e ujit, duke vështirësuar ne këtë mënyrë  lëvizjen e lirshme në këmbë te studentëve, por edhe qarkullimin e makinave në  atë zone. Po ashtu shërbimit te dobët i shtohet lavanteria dhe infrastruktura e dusheve, për te cilët studentët ankohen me se shumti. Për pakënaqësirat e tyre disa studentë te cilët kanë jetuar më parë në  këto godina, dhe kanë  ardhur për regjistrime,  pohuan se,: “Ne nuk kemi ku te ankohemi , dhe se çdo vit përsëritet e njëjta gjë. Recepsionistët nuk na lidhin asnjë kontakt për të komunikuar me personat përgjegjës ku zëri ynë mund të  dëgjohet dhe për rastet abuzive me energjinë eklektike.  Arsyeja e vetme qe na mbetet për te frekuentuar serish këtë  vit “Qytetin Studenti”  është  se universitetet tona ndodhen shumë  pranë kësaj zone”-u shprehen ata.  Ndërkohë, hapësirat e gjelbërta nuk kane kujdesin e domosdoshëm qe tu krijohet një vend i këndshëm dhe çlodhës studenteve. Stolat janë te prishur dhe te palyer, ndërsa lulet e thara nga mungesa e ujitjes. Pastrueset shprehen se nuk kane mjetet baze për te punuar ne mirëmbajtjen e lulishteve dhe se uji ndërpritet gjithmonë. Për të gjitha këto probleme të vërejtura ne u munduam të kontaktojmë me drejtoreshën e “Qytetit Studenti” Anila Shehu , e cila në një përgjigje justifikuese  na tha se ishte tepër e zënë me punë. Por ndërkohë duket se punët për të cilat është në karrigen e saj drejtoresha nuk janë aspak në rrugën e duhur, ndonëse zyrtarisht flitet për përmirësime të dukshme.  Vit pas viti “Qyteti Studenti”  është lenë ne harrese, dhe siç duket autoritetet përkatëse nuk kanë asnjë plan për restaurimin e tij, ndonëse shumë pak javë na ndajnë nga nisja e sezonit të ri universitar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here