Europa League / Skënderbeu gati për skenën europiane, turqit I tremben korççarëve

0
136

 

laci-skenderbeuSkuadra e Josës është një ekip shumë i fortë në fushën e vetë dhe këtë turqit e kanë parë si një avantazh që mund tu hapi punë në Elbasan Arena

 

Rritja e viteve të fundit e futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare nuk është pasqyruar vetëm te ekipi Kombëtar, por edhe me përfaqësimin e parë në histori të një ekipi nga Kategoria Superiore në fazën finale të Kupave të Europës. Skënderbeu është skuadra e parë shqiptare që do të luajë në Europa League në Grupin H. Korçarët debutojnë në futbollin e madh ndaj Besiktas, një prej skuadrave më të mëdha të futbollit turk. Skuadra nga Stambolli paraqitet në “Elbasan Arena” me ambiçien për të fituar. Kualiteti i skuadrës ku spikasin lojtarë si Quaresma dhe Mario Gomez, por eksperiença e gjatë në ndeshje të këtij niveli janë faktorë që shkojnë në favor të Besiktas. Megjithatë, turqit i kanë të gjitha arsyet përse duhet ti tremben Skëndërbeut. Pas pesë titujve radhazi, skuadra e Mirel Josës e nis aventurën në Europa League aty ku ka pikën e saj më të fort: në ndeshjet në shtëpi. Përpara humbjes 2-1 në kohën shtesë me Dinamon e Zagrebit, korçarët ishin të pamposhtur në shtatë ndeshje në fushën e tij, duke fituar në gjashtë raste. Në të gjitha aktivitetet, ajo ishte disfata e parë në 28 ndeshje në shtëpi. Me mbështetjen e tifozëve dhe rikthimin e golashënuesit Hamdi Salihi në repartin ofensiv, bardhekuqtë do të synojnë rezultat pozitiv dhe nuk do të luajnë vetëm për t’u mbrojtur. Një fitore historik nuk është e pamundur, edhe sepse disa faktorë luajnë në favor të Skënderbeut. Besiktas nuk është një ekip i pathyeshëm jashtë fushe. Në sfidat ndërkombëtare, turqit kanë humbur tre nga gjashtë ndeshje si udhëtues, dy prej të çilave radhazi në Europa League, pavarësisht se gjatë sezonit të kaluar u kualifikuan deri në 1/16 e aktivitetit. Për më tepër, objektivi madhor në këtë sezon për skuadrën e drejtuar nga Senjol Gunesh është gara për dy vendet e para në Superligën turke, që përkthehet në kualifikim në Çhampions League. Senol Gunes i ka paralajmëruar lojtarët e tij se nesër, në transfertë, do të përballen me Skënderbeun, në ndeshjen e parë të fazës së grupit në Ligën e Europës, duke thënë se kjo nuk do të jetë e lehtë. “Ne jemi duke shkuar të luajmë kundër një ekipi kampion të Shqipërisë. Skënderbeu luan futboll agresiv dhe është kundërshtar i vështirë. Gjithkush të jetë i kujdesshëm“, ka thënë trajneri i Besiktasit, duke bërë thirrje për të mos e nënvlerësuar ekipin shqiptar. Në kuadrin e Grupit H të Ligës së Europës, ndalesa e parë e gjigantëve turq do të jetë në Shqipëri. Skënderbeu do të jetë përballë Beshiktashit nesër, ndërkohë që trajneri Senol Gunesh po i jep dorën e fundit strategjisë për të marrë 3 pikët. Në takimin me lojtarët e tij, para seançës stërvitore, Gunesh ka deklaruar se Skënderbeu, sigurisht nuk duhet marrë lehtë, transmeton telesport. “Askush nuk e ka çuar ndër mend se për ne do të jetë një ndeshje e lehtë. Së pari, kemi nevojë për të gjetur një gol në pjesën e parë dhe pastaj të mbajmë lart përqendrimin tonë. Kështu, mund ta fillojmë me fitore fazën e grupeve të Ligës së Europës“, – tha ai. Senol Gunesh ka thënë, po ashtu, se duhen të paktën edhe 4-5 javë, në mënyrë që Beshiktashi të jetë gati 100 për qind. Senol Gunes ka kujtuar para lojtarëve të tij “play-off”-in e Çhampionsit, prej nga vjen Skënderbeu, i çili u mund nga nga Dinamo e Zagrebit në minutën e fundit në shtëpi, ndaj kërkon seriozitet maksimal. “Puna që kemi përpara nuk është e lehtë. Skënderbeu vjen nga kualifikueset e Ligës së Kampionëve. Kampionët kroatë të Dinamos së Zagrebit përjetuan një ndeshje të vështirë në Shqipëri. Prandaj, pres një duel shumë të vështirë edhe për ne atje. Veçanërisht sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Hamdi Salihi, mesfushorët Sabien Lilaj, Gerhard Progni dhe Bernard Berisha, mund të na nxjerrin mjaft probleme. Po hyjmë në një trafik të dendur ndeshjesh, prandaj, të gjithë duhet të jeni të përgatitur për të luajtur dy herë në javë. Të gjithë duhet të mësohemi me këtë situatë“, ka apeluar trajneri i Beshkitashit para lojtarëve të tij.

 

Box

“Koloni” shqiptarësh në Europa League

Europa League mund të konsiderohet dhe kompetiçioni i shqiptarëve, jo vetëm për pjesëmarrjen e Skënderbeut në këtë turne por edhe emrat e shumtë të kuqezinjve që do të synojnë suksesin e këtij trofeu. Plot 10 janë kuqezinjtë që do të jenë pjesë e skuadrave europiane në këtë fazë të grupeve të Europa League. Po të shtojmë dhe Sokol Jareçin që do të jetë vëzhgues tek sfida Monaço – Anderleçht atëhere këtë të Enjte pritet të kemi një skuadër të dytë shqiptarësh në këtë kompetiçion. Etrit Berisha, Naser Aliji, Ansi Agolli, Elseid Hysaj, Ergys Kaçe, Herolind Shalaj, Taulant Xhaka, Shkëlzen Gashi, Vasil Shkurtaj dhe Besnik Hasi janë kuqezinjtë e Europa League. Si trajner përfaqësues i shqiptarëve do të jetë numri një i stoli të Anderleçht Besnik Hasi, skuadra e të çilit është shortuar në Grupin J me Tottenham, Monaço dhe Karabag. Madje në këtë Grup nuk do të mungojë derbi i shqiptarëve, pasi pjesë e skuadrës së Karabak është mbrojtësi Ansi Agolli, një titullar fiks i kampionëve të Azerbaixhanit. Etrit Berisha pritet të jetë titullari i Lazios në Europa League, me italianët që do të përballen në Grupin G me Dnipro, Saint – Ettiene dhe Rosenborg. Elseid Hysaj me Napolin e tij niset si favorit jo vetëm në Grupin D por edhe me pretendimet për të shkuar deri në fund të këtij kompetiçioni. Çlub Brugge, Legia Varshavë dhe Midjylland janë kundërshtarët e mbrojtësit kuqezi. Bazeli ka koloninë më të madhe të shqiptarëve në formaçion, pasi Naser Aliji, Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi janë kuqezinjtë që aktivizohen me kampionët e Zviçrës në Grupin I, ku rivalët janë Fiorentina, Leçh Poznan dhe Belenenses. Kuqezinjtë pritet të jenë që të tre titullar në formaçion dhe shihen si rivalë për të kaluar Grupin dhe për të eçur më tej. Ergys Kaçe është pjesë e rëndësishme e Paokut në Grupin Ç, ku marin pjesë Borusia Dortmund, Krasnodar dhe Gabala, ku shanset e skuadrës së mesfushorit kuqezi për të avançuar janë të mëdha. Në Grupin F, Herolind Shala me Slovan Libereç do të jetë një tjetër kuqezi, që përballë do të ketë Marseille, Bragën dhe Groningen. I fundit në listën e skuadrës virtuale kuqezi në Europa League është sulmuesi Vasil Shkurtaj i Asteras, që në Grupin K do të duhet të mposhtë mbrojtjet e Shalkes, APOEL Niçosias dhe Sparta Pragë.

 

 

shkurte

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here