Vrau fqinjin pasi e akuzonte se i ngacmonte gruan, 35 vite burg Azem Ukës

0
129

 

 

 

GjykatësitGjykata e Lezhës një ditë më parë dënuar me 35 vite burg 30-vjeçarin Azem Uka. Ky i fundit akuzohet se vrau me armë zjarri Berilion Kaçorrin dhe plagosi bashkëshorten e tij Orieta Kaçorri. 

 

Gjykata e Lezhës ka vendosur dënimin prej 35 vite burg 30-vjeçarin Azem Uka për veprën penale të vrasjes dhe të plagosjes. Ngjarja ka ndodhur më datë 1 Shtator të vitit 2014 në fshatin Lufaj të Mirditës. 30-vjeçari Uka vrau me armë zjarri Berilion Kaçorrin dhe plagosi bashkëshorten e tij Orieta Kaçorri. Konflikti mes autorit dhe viktimës kishte nisur pasi Uka akuzonte Kaçorrin se ky i fundit i ngacmonte të shoqen. Nga debatet e mëparshme mes tyre, viktima kishte mohuar se i ngacmonte gruan. Nga ana tjetër, edhe familjarët e viktimës kishin mohuar këtë fakt duke thënë se arsyeja e vërtetë e ngjarjes tragjike ishin paratë.  Sipas tyre, Azem Uka i kërkonte vazhdimisht para Kaçorrit, një shumë kjo rreth 2 milionë Lekë. Uka kërkonte paratë që të mbyllnin pretendimin e supozuar se viktima i ngacmonte gruan, dhe mos t’i tregonte bashkëshortes së tij. Mirëpo ky i fundit nuk kishte pranuar. Dy familjet ishin fqinje me njëri-tjetrin dhe sapo Berilioni u largua nga Azemi, shkoi në banesë dhe i tregoi bashkëshortes gjithçka kishte ndodhur. Në këtë moment autori shkon në oborrin e shtëpisë së tyre dhe qëllon me breshëri automatiku mbi çiftin.  Prokuroria e Lezhës kishte kërkuar dënim të përjetshëm për Azëm Ukën, por ky i fundit pranoi krimin në Gjykatë duke përfituar dënim të shkurtuar.

Si ndodhi ngjarja

Para se të ndodhte vrasja, Azem Uka e ka ftuar fqinjin e tij në shtëpi, ku nën kërcënimin e armës e ka ballafaquar me të shoqen, që të dy të pranonin se kishin një lidhje intime. Por Berilion Kaçori nuk e ka pranuar. Ndërkohë Azem Ukaj i ka thënë Berilioni se “dua dy milion lekë ta mbyllim këtë punë dhe mos i trego Orietës (bashkëshortes së Brelionit). Mirëpo ky i fundit sapo ka mbërritur në shtëpi ia ka treguar gjithçka të shoqes. Pak minuta më vonë në oborrin e shtëpisë së tyre vjen Azem Uka, i cili pasi nuk merr paratë, e vret me breshëri automatiku. Para se të largohet, ai qëllon me plumb në kokë kufomën. Në deklarimin e tij Azem Ukaj pranon autorësinë e vrasjes së Berilion Kaçorrit dhe plagosjen e gruas se tij Orieta Kaçorri. Azem Ukaj deklaron se kishte krijuar dyshime prej disa muajsh që Berilion Kaçorri kryente marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij. Bashkëshortja fillimisht nuk e ka pranuar, por më vonë, një muaj para ngjarjes e ka pranuar këtë fakt. Për të mbështetur dyshimet e tij, Azem Ukaj hidhte hi te rruga e shtëpisë së tij dhe më vonë konstatonte hirin tek këpucët e Berilionit. Pas këtij momenti marrëdhëniet e tyre janë ftohur. Ditën e ngjarjes Azem Ukaj pranon të ketë thirrur në shtëpinë e tij Berilion Kaçorrin, ku më në fund i ka thënë se “ti më ngacmon gruan” dhe pasi ka pyetur dhe gruan e tij, ajo i ka thënë “po mbi dhjetë herë”. Pas këtyre fjalëve Berilioni shkoi në shtëpinë e tij dhe disa minuta më vonë Azem Ukaj e vrau te oborri në sy të bashkëshortes, e cila duke tentuar ta mbrojë, u plagos rëndë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here