Standard.al

Shpërndarjen e emigrantëve shtyhet në tetor, ministrat e BE-së nuk bien dakort

0

 

 

azilante ne gjermani“Të mos flasim për solidaritet por vendimi do të jetë i arsyeshëm politikisht”

 

Shpërndarja e refugjatëvë mbetet një cështje që i duhet dhënë rrugëzgjidhje nga vendet e BE-së .Por  vendimi për shpërndarjen e tyre është shtyrë për në tetor pasi ministrant e BE – së nuk ranë dakort. Mungesa e solidaritetit politik nuk godit vetëm BE-në  por dhe imazhin e saj në sy të botës. Ishte presidenca luksemburgase që me këmbënguljen e saj arriti të formulojë një dokoment të përbashkët për të evidentuar më tej përcarjet në radhën e shteteve duke deklaruar për arritjen në një vendim të përbashkët. “Të mos flasim për solidaritet por vendimi do të jetë i arsyeshëm politikisht”. Ndërkohë Britania e Madhe dhe europianolindorët nuk janë dakort.                                                                                                    

Kontrolle kufijve, cënohet dhe Shengen

Kontrolli i  kufijvë i  kërkuar nga disa ministra duket më shumë si probagandë për të ulur numrin e refugjatëve dhe azilkërkuesëve. Kontrollimi i  befasishën i  kufirit në Gjermani nuk u kritikua nga Brukseli. Madje disa shtete antare të Marrëveshjes Shengen, si  Austria, Çekia, Sllovakia dhe Holanda bënë të ditur se do ta ndjekin këtë rrugë dhe do ta pezullojnë dhe marrëveshjen. Në rast marëvëshjesh, mbyllën kufijt vetëm  nëse autoritetet e një vendi mendojnë se kërcënohet siguria publike. Për shembull, për ngjarje të mëdha sportive apo samite politike, si mbledhja e G7 këtë vit në Bavari, një vend mund të rivendosë përsëri përkohësisht kontrollet . Komisioni Evropian si mbrojtës i traktateve evropiane zakonisht reagon shumë ndjeshëm, në qoftë se ka përshtypjen se një vend e interpreton ligjin në mënyrë shumë liberale. Por kontrollet mbulohen të paktën “në shikim të parë” nga ligji, shkruhet në një reagim të parë të Komisionit, pasi kancelarja gjermane Angela Merkel e kishte njoftuar për këtë hap në një bisedë telefonike presidentin Jean-Claude Juncker. Megjithatë qëllimi është “që të kthehemi sa më shpejt të jetë e mundur në sistemin normal Shengen me kufij të hapur ndërmjet shteteve anëtare të Shengenit”, shkruhet në reagimin e Komisionit. Vendet të cilat u vijnë në ndihmë tani refugjatëve për tu future në Europë mbeten Serbisë, Hungarisë .Kjo gjendje mund të cojë dhe në rritjen e numrit të bandistëve . Gjatë këtij kaosi BE i  ra ndër mënd ideja që të ndihmojë financiarisht refugjatët në kampet Turke të ardhur nga Siria . OKB në lidhje me ketë cështe kishte kohë që bënte thirrje. Edhe pas konferencës së ministrave politika në lidhje me refugjatat nuk ka bërë përparim.  Kryetari i Këshillit të BE-së Jean Asselborn nga Luksemburgu përmblodhi: ’nëse Evropa nuk mbledh forcat tani, atëherë Evropa do të shkatërrohet´ .

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.