Novruz Zeinati, koloneli që mbante në brez pistoletën dhuratë të Zhukovit

0
221

 

doss

 

Rrëfimi i ish-ushtarakut shqiptar për vizitën e heroit të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri

 

Është oficer pensionist tashmë në kapërcyell të 78 viteve. I përket si formim shkollës ushtarake shqiptare dhe si ushtarak i aftë, ka patur karrierë të shpejtë vertikale duke filluar si Shef i Minë-Silurë-Artileri në dragaminen bazë të fllotës në Sazan deri si Oficer Drejtimi në Drejtorinë Operative të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë për Korpuset e Veriut. Ky ushtarak mbante në brez një pistoletë të cilën, ish ministri i Mbrojtjes së B.S. Zhukov i a kishte sjellë Shefit të Shtabit të Ushtrisë Shqiptare Gjeneral Leitnant Petrit Dume.

 

Si përfundoi pistoleta në duart e kolonelit shqiptar

Gjatë një stërvitje të zhvilluar në Korpusin e Korçës – kujton ish koloneli Zeinati – Petriti u entuziasmua nga shkalla deri në perfeksion të zhvillimit të saj dhe për punën intensive operative që zhvilluam kërkoi të na falenderojë personalisht. Pas falenderimit më dhuroi 2 gjëra të çmuara-thotë Novruzi-Një pistoletë tip “Makarova”e sapo prodhuar në BS. Kjo qe pjesë e kontigjentit prej 30 pistoletash që ish Ministri i Mbrojtjes i BS Marshalli Zhukov ia dhuroi Petrit Dumes kur vizitoi Shqipërinë. Së bashku me pistoletën Gjeneral Leitnanti Dume i dhuroi oficerit të ri të talentuar edhe një xhup meshini që përdornin oficerët e aviacionit ushtarak. Xhupi i meshinit ndodhet edhe sot në shtëpinë e Novruzit, ndërsa pistoletën e ka dorezuar në vitin 1992,kur ka dalë në pension.

 

Peripecitë e miqësisë  së dy ushtarakëve të lartë

Për këtë miqësi me Dumen më vonë pas “gjuetis së shtrigave”, ky oficer pati shumë peripeci nëpër hetuesirat e policisë politike. Ai thotë se  u pyet gjatë lidhur me veprimtarinë e Petrit Dumes dhe pasi nuk pranoi të përdorej si mashë në gjyqin politik ndaj tij, e akuzojnë edhe atë mes të tjerave për “moskonceptim të drejtë të rolit udhëheqës të Partisë”, si dhe për ”moskoncepte strategjike në shpërndarjen e ushtrisë”. Ndaj tij rëndoi edhe akuza për tentativë të zbatimit të urdhërit për rrethimin e KQ të PPSH. Në këtë periudhë ai ishte me detyrën e komandantit të Brigadqs së Parë, e cila renditej në trupat elitare të ushtrisë shqiptare.Thirret në hetuesi dhe ballafaqohet me Petrit Dumen, duke hedhur poshtë çdo akuze që u bëhej. Dënohet administrativisht si dhe përjashtohet nga partia. Papritur e transferojnë në Brigadën Ushtarake të Manzës. Kur largohet ai dorëzon gjithçka nga rekuizita personale që kishte, me përjashtim të njërës: Pistoletës “Makarova” të marshallit Zhukov.

 

Fjala dy kuptimeshe e Mehmet Shehut për pistoletën e Zhukovit

Në vitn 1978 –kujton në bisedë ish koloneli Zeinati-në brigatën e Manzës vjen Mehmet Shehu. Në këtë kohë ai krahas detyrës si Kryeministër mbante edhe postin e Ministrit të Mbrojtjes. Qëllimi i ardhjes së Shehut në këtë repart ishte eksperimentimi i qitjeve luftarake të topit 85mm mod.45 nga bunkerët e sapo ndërtuar për artilerinë e rëndë. Ky eksperimen u zhvillua në fshatin Perlat në Gjirin e Lalëzit dhe doli maksimalisht shkëlqyeshëm –thotë Novruzi. Mehmet Shehu falënderoi komandantin si ushtarak tepër të pregatitur dhe me karakter. Më pas,duke qënë se e kishin informuar për mosdorëzimin e pistoletës së Zhukovit, kur u largua nga Brig.I-rë, Mehmeti i drejtohet pjesëmarrësve:”Ky njeri do të qe dënuar dhe pushkatuar, por e ka shpëtuar Partia!” Më pas ai i drejtohet Novruzit: “Nxirre pistoletën” ! Novruzi kujton: ”E nxorra pistoletën nga brezi dhe i a tregova.U shikuam gjatë sy më sy. Me shikim më dha të kuptoja se e kishin informuar për mosdorëzimin e saj kur u largova nga Tirana. Dhe Mehmei  i thotë: “ Mbaje këtë Pistoletë! Mbaje për të mirën e Partisë dhe Enver Hoxhës”!

 

Keqardhja për pistoletën e dorëzuar

Novruzit i vjen keq që se ka tashmë këtë pistoletë. Madje që se di se as ku ndodhet. Është një objekt që tani merr vlera historike duke patur parasyshë personalitetin e personave që lidhen tashmë me të. Marshalli Zhukov ishte shpallur 4 herë “Hero i Luftës së Dytë”. Gjeneral Leitnanti Petrit Dume, sipas Zeinatit, ishte një personalitet nga më të shquarit në historinë e luftës për çlirim dhe që patën një fund tepër tragjik sëbashku me Mehmet Shehun. Ai ruan një konsideratë të thellë për Petritin me të cilin kishte lidhur një miqësi më shumë se normale. Dhe në fund të fundit miqësitë e mëdha i rrezistojnë kohës-thotë ai. Kjo miqësi është prezente edhe sot në shpirtin e ushtarakut Novruz Zeinati. Një miqësi që kishte si objekt një nyjë lidhëse tepër të veçantë: Pistoletën- dhuratë të legjendës së Luftës së Dytë Botërore, Marshallit Zhukov.

 

Box

Shkarkimi pas vizitës

 

Vizita e marshallit Zhukov dhe “hatërmbetja” shqiptare

Shkarkimi nga detyra i Marshallit Zhukov nga Byroja Politike e PK BRSS, në përfundim të vizitës së tij të sukseeshme 10-ditore në Shqipëri në fundtetor, duhet të ketë sjellë një irritim më shumë për liderët shqiptarë. Vizita e Zhukovit shënoi rastin e parë që një anëtar i plotë i Byrosë Politike të PK BRSS kishte vizituar Shqipërinë dhe kjo paramendohej se ishte një shenjë e rritjes së mbështetjes sovjetike për Hoxhën. Zhukovi u lavdërua e u respektua ngado që shkoi gjatë vizitës së tij dhe gjatë nisjes së tij më 26 tetor, Hoxha, Shehu dhe e gjithë Byroja Politike, i dhanë atij lamtumirën në aeroport. Për këtë, shkarkimi i tij i papritur nga posti i Ministrit të Mbrojtjes, pikërisht në atë ditë, ndjekur nga përjashtimi tij nga Byroja Politike dy ditë më vonë, liderëve shqiptarë duhet t’iu ketë dukur si një reflektim tjetër i vëmendjes së ulët që Moska tregonte ndaj tyre. Megjithatë, Komiteti Qendror i PPSH-së mbështeti shkarkimin e Zhukovit dhe Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Beqir Balluku, menjëherë dërgoi urime për ministrin e ri, Malinovski. Më 5 nëntor, Hoxha, Shehu dhe Ministri i Mbrojtjes, Balluku, u nisën me një aeroplan drejt Moskës për të marrë pjesë në kremtimet e 40- vjetorit të Revolucionit të Tetorit dhe takimin e partive komuniste ndërkombëtare. Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 1959, marrëdhëniet shqiptaro-sovjetike arritën majën e tyre dhe Shqipëria tashmë zuri një vend të rëndësishëm në raportimet që vinin nga Blloku. Më 16 janar, Hrushovi i adresonte një letër Hoxhës ku i bënte me dije se KQ PK BS donte t’i dhuronte popullit dhe partisë shqiptare, ndërtimin falas të një pallati të madh kulture dhe një godine RTV në Tiranë. Dy javë më vonë Hoxha, Shehu dhe Kapo shkuan në Moskë për të marrë pjesë në punimet e Kongresit të 21-të të PK BRSS. Në fjalimin e tij përshëndetës për kongresin, Hoxha i referohej Hrushovit si: miku ynë i dashur Nikita Hrushov“ dhe e përskruante në raportin e tij si “një kontribut të vlefshëm të trashëgimisë marksist-leniniste”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here