Lufta e Parë Botërore /Historiografia serbe flet, e jona jo: si u zhdukën  200 mijë serbë në malet shqiptare

0
175

 

 

serbet ne shqiperiMund të quhet një ekspozitë mirfilli politike kjo që do të çelet në Galerinë Kombëtare të Arteve më date 17 shtator nga Auron Tare, e konsideruar një ekspozitë modeste organizuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me Ambasadën e serbe, si dhe konsullatën austriake të Shkodrës. Pak para ndjeshjes së dy kombëtareve duket pak paranojake marrëdhënia diplomatike mes vendeve, për shkak të incidentit të njohur tashmë në Serbi. Këtu i shtohet edhe marrëdhënia delikate që ekziston me shekuj mes shqiptarëve dhe serbëve, e sidomos kjo e kohës sonë moderne që lidhet me pavarsinë e Kosovës.

Përndryshe nuk ka si të shpjegohet dalja e një fakti historic që ka ndodhur në tokat tona, që historiografia jonë nuk e ka përmendur, ndërsa ajo serbe e ka cilësuar si një nga tragjedia më e madhe në historinë e kombit serb. Ekspozita bën fjalë pikërisht për këtë ngjarje. Ju është gjetur arsyeja e ekspozimit të fotove duke marrë shkas nga organizatorët se kujtohen 100 vjetët e Luftës së Parë Botërore, që në fakt historianët duhet të thonë nëse është kjo historia më interesante dalë nga kjo luftë. Po megjithatë, bëhet fjalë për tetorin e 1915 në fillimin e luftës së parë botërore kur Mbretëria e Serbisë u sulmua prej ushtrive gjermane, austro-hungareze dhe bullgare. E mbetur pa rrugëdalje ushtria serbe u tërhoq nëpërmjet maleve të Shqipërisë, një ngjarje që në historinë serbe njihet si “Tërheqja e Madhe”. Gjatë marshimit një mujor mijëra ushtarë serbë vdiqën nga i ftohti, uria dhe sëmundjet.

“Historiografia serbe flet për rreth  200 000 serbë të zhdukur në malet dhe moçalet shqiptare. Për shkak të humbjes massive të jetës, kjo tërheqje e ushtrisë serbe nëpër Shqipëri konsiderohet si tragjedia më e madhe në historinë ekombit të tyre. Ekspozita organizohet nre kuaderr tre 100 vjetorit tre Lufters sre Parer Boterore dhe ka të bëjë me një ngjarje historike shumë interesante dhe aspak e njohur nga publiku shqiptar. Tërheqja e Armatave Serbe nëpërmjet maleve shqiptare në dimerin e 1915 dhe kalvari i gjatë i këtij marshimi më një përfundim tragjik”, shkruan Tare në njoftimin për mediat.

Më tej ai thotë se në këtë tërheqje tragjike ishte e gjithë familja mbretërore serbe si dhe komandantet e ushtrisë serbe të cilët totalisht të shokuar nga sulmet e ushtrisë gjermane dhe austriake kërkuan shpëtimin në malet shqiptare duke u tërhequr nga portet e Shëngjinit dhe Durrësit. “Një histori e cila nëpërmjet fotove mund të tregojë sadopak një dëshmi unikale të historisë së Luftës së Parë në trojet e Ballkanit”, thotë Tare.

V.M

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here