Standard.al

Europa League Salihi dhe Lilaj të gatshëm, duam tre pikëshin ndaj Beshiktash

0

 

 

 

largea_sabien-lilaj-658x3701439665268Dy nga titullarët e korccarëve janë shprehur se ekipi do të luaj si i barabartë përballë turqëve edhe pse ekzistojnë diferenca midis dy ekipeve

 

Salihi ndihet gati për sfidën historike të Skënderbeut ndaj Beshiktashit që do të zhvillohet këtë të Enjte në “Elbasan Arena”. Për të dytën ditë radhazi, 31-vjecari u stërvit rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës, edhe pse i duhet ende edhe pak kohë për të arritur formën e tij më të mirë. Sulmuesi shkodran në një intervistë rrëfeu se si arriti të riaftësohej në kohë rekord, por nga ana tjetër nënvizoi se dita e Mërkurë do të tregojë më shumë përsa i përket gjëndjes së tij, dhe mundësive që ai ka për të zbritur në fushë që nga minuta e parë përballë skuadrës turke.“Kam që të Hënën që kam filluar stërvitjen me ekipin,ndihem më mirë por jo në 100%, do shohim edhe nesër se si do të përparojë gjendja ime, por gjithsesi do të mundohem që të mos më kapë euforia e ndeshjes historike sic është për futbollin shqiptar sfida e Skënderbeut ndaj Beshiktashit në Europa League. Do mundohem të marr një vendim më të drejtë nesër por pozitive është që gjërat po shkojnë më mirë. Kam bërë për 3-4 ditë një terapi në Beograd, te një mjeke që ka disa metoda speciale dhe që njihet në gjithë Botën. Kam rikuperuar muskujt por kjo nuk do të thotë që kam garanci 100%, duhet të tregohem shumë i kujdesshëm”. Më pas Salihi u përqëndrua te sfida ndaj Beshiktashit. Sulmuesi i Kombëtares Kuqezi theksoi se përballë formacionit nga Stambolli, Skënderbeu do të mundohet të bëjë më të mirën edhe pse nuk zbret në fushë si favorit. “Ajo që më pëlqen te ky ekip është se pas atyre ndeshjeve kualifikuese që kemi bërë, kisha frikë se futbollistët mund ta ulnin pak ritmin por e vëreteta është që skuadra ka vetëm rritje dhe nga ndeshja në ndeshje po paraqitet gjithnjë e më mirë, ka shumë lojtarë që janë të gatshëm dhe ka shumë harmoni. Besoj se gjendja është më e mira e mundshme pastaj do të luajmë në një kompeticion me një nivel shumë të lartë ku vështirësia dhe kundërshtarët janë gjithmonë të një niveli shumë të lartë kështu sic është edhe Beshiktashi një nga favoritët e grupit. Do mundohemi të bëjmë më të mirën tonë dhe fakti që nuk kemi shumë presion përsa i përket renditjes që do të kemi në fund mund të na ndihmojë të luajmë më lirshëm”. Sipas Salihit, korcarët edhe pse e kanë realizuar tashmë objektivin e tyre që ishte kualifikimi në fazën e grupeve të Europa League, në këtë kompeticion nuk do të mjaftohem vetëm me pjesëmarrjen. “Tashmë bëjmë pjesë në një garë ku të gjitha ekipet që marrin pjesë nuk vinë si vizitorë, ne do të mundohemi të bëjmë më të mirë pasi cdo pikë e marrë në grup ndihmonë shumë klubin pasi i rritet koeficenti në renditjen e UEFA-s, edhe nga ana financiare cdo rezultat pozitiv mund të na ndihmojë shumë kështu që do të japim maksimumin për të marrë sa më shumë pikë të jetë e mundur”. Sfida mes Skënderbeut dhe Beshiktashit ka ngjallur interesimin e një numri shumë të madh tifozësh. Salihi thekson se Skënderbeu do të bëjë maksimumin për t’i kënaqur fansat me një rezultat pozitiv në këtë sfidë ndërkohë që nënvizon se do t’i pëlqente tua shpërblente mbështetjen e madhe që po i japin skuadrës me një gol të tijin. “Në radhë të parë për mua personalisht do të ishte dicka shumë e bukur të luaja në këtë ndeshje historike dhe një gjë akoma më e bukur nëse arrij të shënoj gol në sfidën e parë të një skuadre shqiptare në Europa League. Përderisa kemi arritur në këtë fazë dhe kemi ngjallur interesimin e shumtë të tifozëve do të thotë që skuadra ka luajtur mirë. Këtë gjë do të përpiqemi të bëjmë edhe ndaj Beshiktashit për t’i kënaqur sa më shumë fansat tanë”.

Lilaj: Ata kanë lojtarë të mëdhen, por ne japim më të mirën

Edhe pse përballë do të jetë një skuadër e një niveli shumë të lartë në krahasim me kampionët tanë, mesfushori Sabien Lilaj premton se Skënderbeu do të japë maksimumin në sfidën e parë të grupit H, përballë formacionit që drejtohet nga trajneri Senol Gunes. “Në fakt kemi një kohë të gjatë që po mendojmë për ndeshjet e Europa League. Mendoj se jemi duke u përgatitur mjaft mirë, pavarësisht se e dimë që do të luajmë përballë një kundërshtari shumë të fortë. Do mundohemi të japim më të mirën tonë dhe të paraqitemi sa më denjësisht”. Beshiktashi ka në përbërje lojtarë të klasit Botëror si gjermani Mario Gomez apo portugezi Ricardo Quaresma. Lilaj e pranon se kundërshtari i Skënderbeut është shumë më lart se ata, por sipas futbollistit 26-vjecar nëse cdo i lojtar i korcarëve jep më të mirën në fushë, kampionët e Shqipërisë mund të kenë shanset e tyre për të marrë një rezultat pozitiv përballë ekipit nga Stambolli. “Duke parë lojtarët e mëdhenj që ka ekipi kundërshtar normalisht edhe në letër ne jemi inferiorë ndaj Beshiktashit por e përsëris do të mundohemi të bëjmë më të mirën dhe nëse marrim një rezultat pozitiv do të ishte dicka shumë e mirë”. Me kualifikimin për herë të parë në fazën e grupeve të një kompeticioni kaq të rëndësishëm europian, Skënderbeu e ka realizuar tashmë objektivin e tij. Gjithsesi Sabien Lilaj këmbëngul te fakti se skuadra korcare të do të synojë ta përfaqësojë sa më denjësisht Shqipërinë në këtë kompeticion. “Ne objektivin tonë e kemi arritur, deri këtu ishte objektivi tani do mundohemi ta shijojmë sa më shumë Europa Leaguen, është hera e parë që një ekip shqiptar merr pjesë në një kompeticion të tillë dhe ne si Skëndërbe do mundohemi ta përfaqësojmë sa më denjësisht Shqipërinë”. Në fund mesfushori 26-vjecar foli edhe për kampionatin duke theksuar se Skënderbeu do t’i marrë ndeshjet një e nga një me objektivin për të fituar titullin e 6-t kampion radhazi. “Është e vërtetë që e kemi nisur kampionatin shumë mirë dhe shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm, por është akoma shumë herët për të folur për titullin kampion do përpiqemi t’i vlerësojmë ndeshjet një e nga një të marrim tre pikëshin e radhës dhe nëse arrijmë ta fitojmë më shpejt titullin do të jetë më mirë për ne”.

 

shkurte

FSHF nxjerr në shitje biletat për Shqipëri-Serbi

FSHF nxorri në shitje biletat për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, ndoshta më e rëndësishmja e këtyre eliminatoreve për kombëtaren kuqezi. Cmimet e biletave për këtë sfidë do të variojnë nga 1 mijë lekë të reja në 10 mijë lekë të reja në varësi të sektorit. Kështu biletat pas porte në C2 dhe G2 janë ato më të lirat, ndërsa biletat për sektorët C1, C3 dhe G1 kushtojnë nga 1500 lek të reja. Në tribunën D dhe F cmimi është i njëjtë si me ndeshjen me Portugalinë 2 mijë lekë të reja, ndërsa në tribunën E një biletë kushton 3000 mijë lekë, ndërsa në tribunën qëndrore cmimet variojnë nga 6 mijë lekë të reja deri në 10 mijë lek të reja. FSHF gjithashtu kujtoi tifozët se dhe për këtë sfidë biletat do të jenë të personalizuara dhe për asnjë arsye, asnjë person i cili nuk do të mbajë një biletë me emrin e tij nuk do të lejohet të hyjë në stadium. Listat nominative të personave të pajisur me biletë do t’i komunikohen Policisë së Shtetit për të mundësuar identifikimin dhe ndalimin e të gjithë personave problematikë apo të dyshuar si potencialisht të rrezikshëm për mbarëvajtjen dhe sigurinë e eventit.

Tribunat C2, G2                 = 1.000 leke

Tribunat C1, C3, G1           = 1.500 leke

Tribunat D, F                     = 2.000 leke

Tribuna E                          = 3.000 leke

Tribunat B1, B5                 = 6.000 leke

Tribunat B2, B4, A1, A4     = 8.000 leke

Tribuna A2, A3, B3            = 10.000 leke

 

Xavi: Guardiola nuk më lejoi të largohesha nga Barcelona

Ikona e Barcelonës, Xavi, ka zbuluar një sekret nga e kaluara duke treguar se ishte pikërisht Pep Guardiola, ai që nuk e lejoi të largohej. Spanjolli 35 vjeçar që luan aktualisht te Al-Sadd në Katar, i dha fund dashurisë së gjatë me Barcelonën, pasi fitoi në sezonin e fundit tre trofetë kryesorë (Ligën e Kampionëve, La Ligan dhe Kupën e Mbretit).Xavi tregon se në vitin 2008 kur ishte 28 vjeçar, pas Kampionatit Evropian ka mundur të kalojë në Bundesliga, por ishte Guardiola ai që e ndaloi.“Pas ‘Euro 2008’, kisha një ndjenjë që Barcelona dëshironte të më shiste”. “Real Madridi kishte filluar të fitonte dhe unë udhëtova me kombëtaren, me mendimin që do të largohesha pas kthimit”. “Fola me agjentin tim, Ivan Corretja dhe ai më tregoi që kërkohem nga Bayerni. Karl-Heinz Rummenigge më dëshironte”. “Por, Pep Guardiola u bë trajner i Barcelonës dhe unë isha i shkëlqyer në Euro 2008. Pep më tha që nuk e mendonte Barcelonën pa mua. Isha i mahnitur me fjalët e tij”, ka deklaruar Xavi.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.