Ekspozita Maska e Enverit, Ridimensionim i diktatorit apo përroi psikik shqiptar?!

0
198

 

maska

Gjithë këtë periudhë gjurmët e diktaturës nuk po shfaqen në shenja reflektimi, të asaj shtresë së paku që pritet në këta 25 vjet të rehabilitohen. Thirrjen e lëshoi pak ditë më parë në ekspozitën personale, piktori Maks Velo kur tha se deri më sot asnjë ekspozitë më ish të burgosur nuk është hapur. Por ekzibicioni nganjëherë u merr interpretimet ekspozitave integruese duke bërë të kundërtën, reagimin. Ndoshta e kësaj natyre të fundit mund të jetë rasti i nxjerrjes nga arkiva e Muzeut Historik kombëtar i maskës së Enverit. Por një bunker diku para teatrit kombëtar, apo silueta nga diktatura në një vend tjetër, rindërtimi i piramidës dhe kjo shenjë e fundit ekspozimi nuk ngjajnë të ngjallin reflektimin a të hyjnë në debate të rëndësishme përmes artit, që pothuaj mbetet i paangazhuar, duke u kujdesur më tepër për tërheqje vëmendje të publikut nga politika e ditës. Artisti Ardian Isufi në fakt nuk i përket kësaj kategorie, por tendenca për të dhënë me cinizëm artistik, dhe imazhin e një përroi psikik siç është tuneli i propozuar për t’u vizituar fillimisht e prej andej për t’u befasuar me maskën e Enverit që publiku riosh e sheh për herë të parë, e ndoshta shumë të tjerë, pasi ka qenë e paekspozuar për gati 30 vjet. Nga koha kur u ngrit Piramida.

Kartelë me nr. Objekti 3786. Vendndodhja; Muzeu Historik kombëtar. Fusha: Etnografi. Tipi: Relike. Titulli : Maska e Enverit. Materiali: Allçi. Origjinali ose kopje: Origjinal. Kjo është kartela e objektit  shkëputur prej sendeve të Enverit, dhe mbajtur për tre dekada në MHK. Kjo thuhet se është një kopje unike, dhe konsideruar një artefakte interesante prej Isufit, sa edhe për t’i dhënë formën e instalacionit artistik. Si një afri me artin bashkëkohor, maska e Enverit për  Isufin ka një integritet me element të tjerë hsitorike, përballë fushave të tjera humane, si komunikim në artet pamore.

Maska si shkak pasoje me historinë e diktaturës, publiku hyn në një tunel izolimi, në fillim dhe do ndodhet pak çaste përballë Enverit, një kontakt imagjinar më kohën, një rivendosje në gjykim i përvojës së tij me izolimin totalitar. Reflektimi pamor i publikut, si do përballet psikologjikisht me këtë portret që sipas Isufit, të shprehur në media, do të dokumentohet si antihomazh me historinë tonë të diktaturës…

V.M

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here