Shkurte / Meha shënon përsëri

0
134

 

Një gol në kampionatin turk dhe një mesazh trajnerit të përfaqësueses shqiptare, Gianni de Biasi, për një ftesë në ndeshjen e 8 tetorit me Serbinë. Alban Meha shënon sërish, golin e dytë në kampionatin turk. Mesfushori shqiptar është duke kaluar një moment fantastik me ekipin e tij Koniaspor. Lojtari kuqezi i ka dhënë fitoren ekipit të tij dje në transfertën ndaj Osmanlisporit, duke shënuar golin e fitores. Sisoko barazon përkohësisht shifrat në minutën e 46-të, ndërsa për të realizuar golin me vlerën e 3 pikëve ka firmosur shqiptari Meha në minutën e 61-të. Goli nuk ishte alla Meha, por në kohën e duhur, në vendin e duhur.

Bartomeu: Me Messin, jeta më e bukur

Josep Maria Bartomeu e ka vlerësuar lartë kontributin e Lionel Messit në ndeshjen kundër Atletiko Madridit, pasi ai u bë baba për herë të dytë. Argjentinasi e nisi nga stoli ndeshjen në “Vicente Calderon”, ndërsa shënoi golin e fitores për 2-1. “Ne jemi gjithmonë të shqetësuar. Kemi nevojë për të gjetur zgjidhje për çdo gjë, por ne kemi respekt për gjyqtarët”, – ka thënë Bartomeu. “Në çdo rast, ne jemi të lumtur me mënyrën se si kemi filluar. Ekipi po luan mirë dhe ne kemi marrë tashmë një trofe” Jeta me Leon është më e bukur, ka një tjetër ngjyrë. Puna e bërë gjatë kësaj vere do të na lejojë për të luftuar për të gjitha trofe. Ne kemi filluar mirë, por ne ende duhet të punojnë shumë”, – përfundoi Bartomeu.

Mediat zvicerane zbulojnë skandalin e Blatterit

Mediat zvicerane hedhin poshtë pafajësinë e Sepp Blatterit për skandalin e korrupsionit që përfshiu FIFA-n. Është pikërisht kanali televiziv SRF që ngre akuza ndaj Blatterit. Sipas “SRF”-së, Blatter i dha të drejtat televizive të Botërorëve 2010 dhe 2014 tek Jack Warner për vetëm 389 mijë paund, që është vetëm 5% e vlerës reale në treg të saj, duke bërë të mundur që Warner të sigurojë përfitime prej 11 milionë paund në momentin e mëvonshëm të shitjes së tyre. Lajmi për zbulimin e kësaj kontrate të nënshkruar mes Blatter dhe Warner doli pikërisht në momentin kur mësohet se prokurorë të SHBA-së kanë mbërritur në Zyrih për t’u takuar me homologët zviceranë në lidhje me ecurinë e hetimeve që po zhvillohen në lidhje me këtë skandal. Në datën 27 maj të këtij viti, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të FIFA-s, u vunë në pranga 7 zyrtarë të lartë të FIFA-s, mes të cilëve edhe Warner, ndërkohë që në akuzën për korrupsion në total ishin 14 persona.

Lila transferohet te Inter Baku

Mesfushori durrsak Lila është transferuar te azerbajxhanasit e Inter Baku. Megjithëse u transferua vetëm dy muaj më parë nga skuadra e Partizanit te ajo greke, Kerkyra, mesfushori shqiptar, Emiljano Vila, ka bërë një tjetër lëvizje. Lojtari i kombëtares shqiptare i është bashkuar skuadrën nga Azerbajxhani, Inter Baku. Shkas për këtë transferim ka qenë falimentimi i ekipit grek, që e mundësoi kalimin e 27-vjeçarit edhe pas përfundimit të afatit kalimtar. Vila me Interin ka nënshkruar kontratë deri në fund të stinorit, skuadër kjo e cila e kishte eliminuar këtë stinor skuadrën e Laçit nga garat e Europa League.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here