Padia /Kreu i Interpolit në gjyq me Prokurorinë: Zbardhni pse nuk u arrestua Mark Frroku

0
111

 

mark frroku

Dhe pse i rikthyer në detyrën të cilën mbante më parë si shef i zyrës ë Interpol Tiranës, Artan Bajraktari nuk tërhiqet nga kërkesa e tij ndaj Prokurorisë së Tiranës për të hetuar se përse nuk u zbatua urdhër-arresti i Interpolit belg për arrestimin e Mark Frrokut

 

Nuk është mjaftuar me rikthimin në detyrë Artan Bajraktari, ish-shefi i Interpolit Shqiptar, që u përfshi në skandalin e fshehjes së kërkesës për arrestimin e Mark Frrokut. Ai u paraqit ditën e djeshme në seancën gjyqësore, ku kërkoi pafajësi të plotë për çështjen ku u përfshi. Artan Bajraktari kundërshton vendimin e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes në lidhje me fshehjen e urdhër-arrestit të ardhur nga Belgjika për arrestimin e deputetit Mark Frroku. Shefi i Interpol Tiranës, i rikthyer në detyrë pak ditë më parë, i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për të nxjerrë në dritë arsyen e fshehjes se urdhër-arrestit belg. Prokuroria e Tiranes pushoi hetimin për Bajraktarin me argumentin se veprimet e tij nuk kanë sjellë ndonjë pasojë penale, por mund të konsiderohen shkelje administrative. Pas këtij vendimi, kreu i Interpol Tiranës dorëzoi në Gjykatë një kërkesë penale ku kërkon vazhdimin e hetimit. Bajraktari pretendon se ai ka respektuar të gjitha procedurat dhe ka respektuar ligjin në rastet kur lëshohet një urdhër-arresti ndërkombëtar për një deputet.

 

Gjyqi

Edhe pse i rikthyer në detyrën të cilën mbante më parë si shef i zyrës ë Interpol Tiranës, Artan Bajraktari nuk tërhiqet nga kërkesa e tij ndaj Prokurorisë së Tiranës për të hetuar se përse nuk u zbatua urdhër-arresti i Interpolit Belg për arrestimin e Mark Frrokut. Më datë 25 qershor 2015, Prokuroria e Tiranës do të vendoste pushimin e hetimeve ndaj Bajraktarit, pasi në argumentin e saj Prokuroria veprimet dhe mosveprimet e shefit të Interpolit nuk i konsideroi vepër penale, por shkelje administrative. Por, është pikërisht ky vendim i akuzës që kundërshtohet nga Artan Bajraktari, i cili tashmë i kërkon Gjykatës të detyrojë Prokurorinë të hetojë se cili kishte përgjegjësi penale për mosarrestimin e deputetit Mark Frroku. Në Gjykatën e Tiranës seanca e dytë u shty për shkak të mosparaqitjes së prokurorit të çështjes, ndërsa jashtë kamerave Bajraktari, i cili shoqërohej nga avokati i tij, u shpreh se do t’i shkojë këtij procesi deri në fund për të zbardhur të vërtetën. Numri një i Interpol Tiranës e ka mohuar edhe më parë akuzën se ai ka penguar arrestimin e Mark Frrokut, ndërsa për këtë çështje në pranga disa muaj më parë ra dhe vartësja e tij Laureta Alla tashmë dhe kjo e rikthyer në detyrë. Mosarrestimi i Frrokut u shoqërua dhe me dorëheqjen e Artan Didit, asokohe drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili prej disa kohësh është rikthyer në Amerikë në detyrën e oficerit të kontaktit me palën amerikane pranë Ambasadës Shqiptare. Në datën 1 prill, Artan Bajraktari u arrestua me akuzën e fshehjes së urdhër-arrestit për deputetin Frroku. Por Gjykata e Tiranës e cilësoi të paligjshëm arrestimin e tij dhe e liroi një ditë më pas dhe vendosi rikthimin e tyre në pozicionin e mëparshëm.

 

Rikthimi

Artan Bajraktari rikthehet në krye të Interpolit. I arrestuar disa muaj më parë, pasi u akuzua se kishte fshehur kërkesën e autoriteteve belge për arrestimin e deputetit kristiandemokrat Mark Frroku, Artan Bajraktari është rikthyer sërish në krye te Interpolit. Ky rikthim, vjen pak kohe pasi Prokuroria pushoi hetimet për Bajraktarin, ndërsa ai vetë hoqi dorë nga kërkesa që kishte bërë në Gjykatë, për t’i shkuar deri në fund zbulimit të së vërtetës. Më 22 korrik, Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet për Bajraktarin, i cili ishte në hetim për fshehje të kërkesës së Interpolit Belg për arrestimin e deputetit Mark Frroku. Sipas Prokurorisë, “nuk ka vepër penale”. Bajraktari u shkarkua nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, i cili pas kësaj ngjarjeje, paraqiti edhe vetë dorëheqjen.

 

BOX

Bajraktari i përgjigjet PD-së për akuzat e bëra

 

Artan Bajraktari ka reaguar ndaj deklaratës së bërë nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani. Ky i fundit e cilësonte rikthimin e Bajraktarit si shef i Interpol Tiranës si tentativë “të mbyllin zyrtarisht një prej skandaleve më të mëdha të qeverisjes së tyre, siç ishte fshehja e kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin Mark Frroku”. Në reagimin e tij, Bajraktari shpreh keqardhje që një përfaqësues i lartë i partisë kryesore të opozitës të njollosë emrin e tij dhe duke treguar mungesë respekti ndaj vendimeve të gjyqësorit. Rikthimin në detyrë të shefit të Interpolit, Artan Bajraktarit, Partia Demokratike e ka konsideruar dje si një mbyllje zyrtarisht nga Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të skandalit qeveritar për fshehjen e kërkesës së Prokurorisë së Brukselit për arrestimin e deputetit shqiptar Mark Frroku. Arben Ristani deklaroi nga selia e PD-së “rikthimi në punë i shefit të Interpolit, i cili u nis të bëhej kurban për të marrë përgjegjësinë me vete, dëshmon se kërkesa e Interpolit nuk është fshehur nga ai, por është fshehur nga ministri i Brendshëm.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here