Dita e parë e shkollës / Dështon plani disiplinues i Bashkisë së Tiranës, Nikolla: Fillimi i vitit të ri, një sërë reformash në arsim

0
93

 

 

Veliaj me shoqerine civile 1Thyhet urdhri i Veliajt, në Unazë qarkulluan furgonë e kamionçina. Policia Bashkiake vendosi gjoba

 

Plani i Bashkise se Tiranes per te lehtesuar trafikun ne Unazen e Vogel duket se ka deshtuar. Ne akset ne te cilat kryetari i Bashkise, Veliaj, dha urdher qe te mos qarkullojne makina te tonazhit te rende dhe dhjetera furgone mallrash, serish paraditen e djeshme qarkullimi i ketyre makinave ka qene i lirshem, duke krijuar ende kaos. Nderkohe, me nisjen e arsimit publik, levizja e mjeteve me rruget kryesore te Tiranes e ka veshtiresuar me shume trafikun e renduar. Ne Unaze kane qarkulluar furgone, kamionçina Policia Bashkiake ka filluar me vendosjen e gjobave te para. Qytetaret u shprehen te shqetesuar per kete gjendje ne rruget e Tiranes, ndersa drejtuesit e automjeteve theksuan se nuk ishin te informuar rreth planit te ri te publikuar vetem 3 dite me pare. Urdhri i ri i kryetarit duket se nuk kam gjetur zbatim nga qytetaret te cilet jane te indinjuar.

 

Ministrja

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ne diten e pare te fillimit te vitit te ri shkollor uroi dje te gjithe nxenesit qe ulen per here te pare ne bankat shkollore, por dhe studentet e fakulteteve ne vendin tone. Ne kete dite te veçante te arsimit ne Shqiperi ajo shprehu se nje sere reformash do te ndermerren per te vendosur nje standard te larte te procesit te mesimdhenies apo kushteve te shkollave te ndryshme. Ajo tha se ne jemi duke punuar me forcen e arsyes qe na udheheq per te ndertuar sa me shume shkolla te reja, dhe me gjithe dashurine e zemres per te pergatitur breza qe te behen qytetare te dijes dhe te kultures ne shoqerine tone. “Bazat e formimit te tyre ne bankat shkollore do te sherbejne per te ardhmen per tu perball me sfida te ndryshme, per te qene te barabarte ne shoqeri me njeri-tjetrin, dhe per te ecur ne arsim njesoj si me vendet perendimore”, – u shpreh ministrja. Nderkohe, ne diten e pare te shkolles u ulen rreth 30 mije nxenes, te cilet kane ndjere emocionet e te shkuarit ne shkolle per here te pare. Sipas te dhenave te Ministrise te Arsimit sot nisen shkollen 76 mije nxenes te klasave te para dhe atyre te klasave te gjashta do te kene tekste te reja shkollore te cilet futen ne sistem per here te pare. Kthimi i emigranteve ne vend ka bere qe fluksi i femijeve drejt dyerve te shkolles te jete me i madh se vitet e kaluara. /S.Sota

 

box

Tabela e nxënësve që nisin shkollën:

58.032 nxënës në arsimin parashkollor

319.066 në arsimin bazë

108.636 nxënës në arsimin e mesëm me kohë të plotë

3204 nxënës në arsimin e mesëm me kohë të pjesshme

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here