Denoncimi  / Nga deputeti Prenga u plagosën 2 persona me armë zjarri, policia raportoi vetëm nje

0
130

armando prenga arrestimi

 

Jo zyrtarisht, nga policia thuhet se mund të jenë edhe dy të plagosur me armë zjarri, por për një konfirmim zyrtar për këtë, do të ketë pas akteve që do të vijnë nga mjekësia ligjore. Me ardhjen e këtyre informacioneve, do të mund të ketë një konfirmim zyrtar

 

Në përplasjen masive të 5 shtatorit përpara komisariatit të Laçit kanë qenë dy persona të plagosur me armë zjarri, por vetëm njëri është raportuar nga policia. Atë ditë, Policia e Shtetit do të njoftonte se ishte vetëm një i plagosur më armë zjarri dhe ai ishte shtetasi Tomë Cali. Kjo gjë thuhet dhe në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe personi i dyshuar për këtë plagosje është deputeti Prenga. Po tek njoftimet e asaj dite, mjekët e Spitalit të Traumës deklaronin se janë dy të plagosur me armë zjarri. Tomë Cali dhe Nikollë Cali, sipas bluzave të bardha, ishin qëlluar me plumb të dy në pulpën e këmbës.

Jo zyrtarisht, nga policia thuhet se mund të jenë edhe dy të plagosur me armë zjarri, por për një konfirmim zyrtar për këtë, do të ketë pas akteve që do të vijnë nga mjekësia ligjore. Me ardhjen e këtyre informacioneve, sqarojnë burimet, do të mund të ketë një konfirmim zyrtar. E njëjta përgjigje është dhënë dhe nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila vazhdon të kryejë veprime hetimor dhe është në pritje të përgjigjeve nga Mjekësia Ligjore, pikërisht për të sqaruar se më çfarë janë plagosur personat që morën pjesë në konflikt. Grupi hetimor është në pritje dhe të përgjigjeve nga Policia Shkencore, e cila po kryen analizat balistike të armëve. Nga përgjigjet e tyre do të konfirmohet me cilën armë është plagosur Nikollë Cali, i dëmtuari i dytë me armë zjarri në konfliktin e Laçit.

 

Përplasja e parë

Më datë 4 shtator 2015, rreth orës 22:30, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Armando Prenga, ka shkuar te lokali i shtetasit Gjokë Cali, ndodhur në Lagunën e Patokut dhe tek ura e lokalit është kontaktuar me djalin e tij, Dorian Cali dhe nipin Julian Cali, me të cilët ka debatuar. Dorian Cali ka njoftuar për këtë ngjarje, nëpërmjet telefonit babain e tij, Gjokë Cali. Ky i fundit, është nisur menjëherë në drejtim të lokalit me automjetin e tij. Gjatë rrugës ai është përballur në vendin e quajtur Fushë-Kuqe, me shtetasin Armando Prenga, i cili po udhëtonte me automjet bashkë me shtetasit, Luigj Skura, Gazmir Jushi dhe Gjon Prenfa. Në këtë moment, Gjokë Cali e Armando Prenga kanë ndaluar automjetet dhe shtetasi Gjon Cali, i ka kërkuar shpjegime për ngjarjen e ndodhur me të birin pak më parë. Më pas janë konfliktuar mes tyre dhe sipas pretendimeve të shtetasit Gjokë Cali, deputeti Armando Prenga ka nxjerrë pistoletën, e ka goditur në kokë me qytën e saj dhe ka qëlluar me të njëherë në ajër.

 

Sherri te komisariati

Me të mbërritur në komisariatin e policisë Kurbin, shtetasi Gjokë Cali ka hyrë brenda ambienteve të tij për të bërë kallëzim penal, ndërsa shtetasit që e shoqëronin kanë qëndruar në pritje të tij, jashtë ambienteve të këtij komisariati. Gjatë kësaj kohe, para komisariatit të policisë, ka ardhur deputeti Armando Prenga, i shoqëruar nga vëllai i tij, Edmond Prenga, lidhjet shoqërore, Gazmir Jushi etj. Këta shtetas kanë filluar të konfliktohen fizikisht dhe më pas deputeti Armando Prenga ka përdorur armë zjarri tip pistoletë. Nga të shtënat me pistoletë është plagosur në këmbë Tomë Cali. Gjithashtu gjatë këtij konflikti janë përdorur dhe armë të ftohta dhe kanë mbetur të dëmtuar, Gazmir Jushi, Eduart Prenga, Gjergj Cali, Gjokë Cali dhe Nikollë Cali.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here