Absurdi shqiptar / Ekspertët: Çmimi i naftës drejt kuotës 20 USD/fuçi. Po Shqipëria?  

0
136

 

 

 

ulja e çmimit të naftësÇmimi i naftës pritet të shkojë deri në 20 dollarë për fuçi, duke njohur kështu një kuotë që nuk është dëgjuar kurrë më parë. Paralajmërimi vjen nga analistët e Goldman Sachs, të cilët nëpërmjet një raporti shpjegojnë edhe arsyet pse pritet të ndodhë diçka e tillë. Në të thuhet: “Tregu i hidrokarbureve është i tejngopur krahasuar me atë çfarë prisnim të ishte dhe parashikimit për një rritje të prodhimit nga vendet e OPEC-ut e kërkesës gjithnjë e në rënie nga përdoruesit e saj përfshi këtu edhe tregun kinez dhe ekonominë e dobët që po përballet ai, na detyrojnë të ndryshojmë qëndrim. Duke pasur parasysh këto të dhëna mund të themi që gjatë vitit 2016 çmimi do të bjerë gjithnjë e më shumë duke arritur nivelin e 20 USD për fuçi”.

Por, pavarësisht nga kjo, në Shqipëri ulja drastike e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare nuk po jep asnjë efekt pozitiv.

Tregu me pozita oligopol, i cili dominohet nga disa kompani grosiste, vazhdon të mbajë çmime të larta në shitjen me pakicë, nga 175-180 lekë litri. Kjo ndikohet edhe nga taksat e larta që rëndojnë mbi çdo litër naftë të vendosura nga qeveria, në një kohë që e gjitha peshon në xhepat e konsumatorëve dhe në ritmin e ekonomisë së vendit.

Nëse ka një sektor që ka lëvizje të mëdha, me mbyllje të kompanive, apo rritje stratosferike të tyre brenda një periudhe të shkurtër kohore, ky është tregtimi i naftës në Shqipëri. 2014-a ka shënuar një numër rekord kompanish (një pjesë të krijuara në tetor 2013), që janë rritur ndjeshëm. Pas daljes nga tregu të Taçi Oil në mesin e 2013-ës dhe më pas të IT Oil, operatorë të rinj, të krijuar në fund të 2013-ës, kanë rritur me shpejtësi aktivitetin. Të tjerë janë në vështirësi dhe kanë “braktisur” kompaninë, duke lënë me gisht në gojë kreditorët.

Luigj Aliaj i Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, pohon se tregu i naftës ka luhatje shumë të mëdha, duke qenë dhe sektori që ka më shumë falimentime. “Çdo vit falimentojnë 2-3 kompani”, – pohon ai.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here