Universi është një sajesë?! 2050 robotë superinteligjentë

0
145

 

 

Është viti 2050 dhe robotët superinteligjentë kanë marrë kontrollin mbi planetin tonë, veçse ne nuk e kemi marrë vesh akoma, sepse jetojmë në një simulim kompjuterik, duke imagjinuar se si është jeta në vitin 2015.

Çdo gjë që sheh dhe prek tani është krijesë e padronëve robotë, që po përdorin njerëzimin si subjekt për lojërat e tyre virtuale.

Ky është thelbi i teorisë radikale të një numri (duhet theksuar të pakët) shkencëtarësh që ndër vite pretendojnë se ka mundësi që bota ku ne jetojmë është e rreme, sajesë e një fuqie më të madhe dhe ne jemi kukullat e kësaj fuqie.

Duket qesharake, por argumenti i simulimit po merret me shumë seriozitet nga disa fizikanë që thonë se mund të gjejnë prova që e vërtetojnë këtë fakt.

Njëri prej tyre është Robert Laërence Kuhn, i cili ka shtjelluar këtë teori në “Closer to Truth”, një raport i thelluar i botuar në revistën “Space”.

Në shkrim ai citon Nick Bostrom-in, një filozof i Universitetit të Oksfordit, që thotë se skenari i filmit “Matrix” mund të jetë një realitet, ku truri ynë është pjesë e një simulatori.

“Mund të jetë një program gjigant kompjuterik që simulon gjithçka, përfshirë trurin e njeriut, neuronet dhe sinapset”, – thotë ai.

Kjo do të thotë që i gjithë universi është pjesë e një simulimi kompjuterik të plotë, jo një fraksion i prerë i spektrit të grimcave me energji të lartë.

Deri më tani, teoria kurajoze përveç debatit nuk ka siguruar asnjë të dhënë që të mund të vendosë sadopak në dyshim ekzistencën e realitetit që ne shohim e prekim çdo ditë… dhe për mbështetësit e saj kjo është sfida më e madhe; gjetja e një prove.

 

 

 

 

9 llojet e inteligjencave, ku e gjeni veten

 

Një nga qëllimet e studimit të trurit në fundin e shek. XX ka qenë ndërgjegjësimi se ai zotëron një shumësi inteligjencash, që e kanë fillesën që në fëmijëri. Ato janë:

 

Inteligjenca e të folurit – përbën pjesën më të madhe të nivelit të inteligjencës standarde. Lidhet me aftësinë e fëmijës për të kuptuar domethëniet e fjalëve, dhe, ndërsa koha kalon, për t’i përsëritur në trajtën e folur e të shkruar; për të kuptuar më shumë ndërtime fjalësh të ndërlikuara duke përfshirë fraza, fjali, paragrafë dhe libra të tërë dhe për të kuptuar gjithnjë e më shumë forma të ndërlikuara lidhjesh të shprehura në fraza. Kjo inteligjencë është më se e lakueshme dhe mund të ndryshojë (të përmirësohet ose të përkeqësohet) gjatë gjithë jetës.

 

Inteligjenca numerike/logjike – kjo lloj inteligjence i referohet zhvillimit të aftësisë së trurit për të luajtur me alfabetin e numrave, nga nivelet më të thjeshta (nga njëshi) deri në ato më të vështirat (në miliona), duke vazhduar më tej me mësimin e funksioneve themelore të mbledhjes, zbritjes, shumëzimit dhe pjesëtimit. Kjo inteligjencë, sikurse inteligjenca e të folurit, mund të ndryshojë vazhdimisht me anë të ushtrimit të vazhdueshëm. Ndihmon në situata që fillojnë që nga blerjet e thjeshta, duke vazhduar me kryerjen e studimeve të larta dhe suksesin në çfarëdolloj profesioni.

 

Inteligjenca inxhinierike/hapësinore – i lejon fëmijës të hetojë botën e paanë të tri përmasave. Zë fill nga vëzhgimet në botën mikrokozmike – që nga hapësirat që shfrytëzon piktori, skulptori, arkitekti, kirurgut apo inxhinierit mekanik, deri te hapësirat e stërmëdha, si ato që përshkohen nga detarët, pilotët e linjave ajrore apo astronomët.

 

Inteligjenca shqisore – kjo inteligjencë ka lidhje të ngushtë me pesë shqisat kryesore: shikimin, dëgjimin, shijimin, nuhatjen dhe prekjen. Është mirë që të jetë prirja për t’i përzier shqisat, duke i parë tingujt si trajta dhe gjendje humori; shijimin, si ngjyrat dhe shikimin, si tinguj. Aftësia për t’i përzier shqisat është quajtur sinestezi.

 

Inteligjenca trupore – kjo është një inteligjencë jashtëzakonisht e rëndësishme për fëmijën teksa rritet. Lidhet ngushtë me aftësinë e trupit për të vendosur marrëdhëniet e duhura me vetveten dhe me botën që e rrethon; gjithashtu, me aftësinë për t’u kundërpërgjigjur me shpejtësi të ndryshme dhe për të qenë i vetëdijshëm për pozicionin e trupit në lidhje me të gjitha sendet e tjera që e rrethojnë. Zhvillimi i inteligjencës fizike bëhet paralelisht me të gjitha inteligjencat e tjera.

 

Inteligjenca krijuese – inteligjenca krijuese lidhet me proceset shpërthyese, që e shpien trurin në fushat e reja të të menduarit dhe shprehjes. Është po aq e rëndësishme sa edhe niveli i inteligjencës.

 

Inteligjenca vetjake – gjithnjë e më shumë po kuptohet se inteligjenca vetjake përbën një faktor të rëndësishëm në tërësinë e inteligjencave, që dikush mund ta quajë niveli i trurit.

Kjo lloj inteligjence ka lidhje me marrëdhëniet më të ngushta e më të ndërlikuara me vetveten. Kjo marrëdhënie mund të fillojë nga gjykimi i të tjerëve si armiq të betuar, duke i sharë e kritikuar vazhdimisht, deri te vlerësimi i vetvetes, si miku më i ngushtë dhe shoku i përjetshëm.

Zhvillimi i inteligjencës vetjake është i lidhur ngushtë me katër ushqyesit e trurit: oksigjenin, ushqyerjen, dashurinë dhe informacionin (OUDI) Mungesa e tyre çon në krijimin e dyshimeve, në mohim dhe urrejtje për vetveten. Ndërsa shtimi i këtyre katër ushqyesve të trurit çon në sigurinë në vetvete, në vetëkënaqje dhe në vetëdashësi. Të gjitha këto veçori përbëjnë një gjendje të inteligjencës së lartë vetjake.

 

Inteligjenca shoqërore – Profesor H. Gardner i Universitetit të Harvardit, e ka përshkruar inteligjencën shoqërore si një nga luftëtaret më të mëdha në luftën globale për kuptimin e dhuntive të shumta të trurit, në mos, më të rëndësishmen nga të gjitha. Kjo lloj inteligjence përfshin aftësinë e lindur të trurit për t’u marrë vesh me njerëzit – në shkallë individi, në shkallë grupesh të vogla, grupesh të mëdha ose në grumbullime masive.

Kjo inteligjencë mund të zhvillohet në varësi të moshës. Ajo i përmban të gjitha llojet e tjera të inteligjencave. Mungesa e saj mund të shkaktojë vetmi e dëshpërim; ndërsa tepria e saj mund të çojë drejt një suksesi të pallogaritshëm.

Dikush që e ka mjaft të zhvilluar këtë lloj inteligjence përballet me karaktere dhe personalitete të ndryshme. Ai është në gjendje dhe dëshiron të çojë grupe të ndryshme njerëzish drejt arritjes së synimeve të caktuara; bashkëbisedon për ato situata, ku të dyja palët dalin të fituara dhe mbeten të kënaqura; të mirëkupton, është i dhembshur, kërkon ndihmë; në një grup shoqëror ka prirjen të bjerë në sy, si ai që i bën të tjerët të ndihen të qetë, të çlirët, që i bën të qeshin; i kupton dhe i mbron pikëpamjet e tij, pa iu kundërvënë të tjerëve; nga të tjerët shihet me një sy pozitiv dhe si drejtues.

 

Inteligjenca shpirtërore – është inteligjenca gjithëpërfshirëse që psikologu amerikan A. A. Maslou e përshkruan si qëllimin përfundimtar në tërësinë e nevojave. Ajo plotësohet me përmbushjen e nevojave themelore të ushqimit, strehimit, arsimimit, prodhimtarisë e sigurisë. Të gjithë ata që kanë një inteligjencë jashtëzakonisht të lartë shpirtërore e kuptojnë se jeta e tyre karakterizohet nga një ndjesi plotësie dhe qëllimi pozitiv; e njohin mirë vetveten; krijojnë lidhje të ngushtë dhe, shpeshherë, bëhen njësh me botën. Krijohet në vitet e hershme të fëmijës dhe zhvillohet me përvojat e fituara më pas.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here