Gjykata lë në burg berberin e arrestuar për evazion

0
136

 

 

Gjykata e Tiranës ka dhënë një ditë më parë masën “Arrest me burg” për një nga dy berberët e arrestuar nga policia për kundërshtim të forcave të policisë dhe evazion fiskal. Gjatë arrestimit, Taulant Hasanaj akuzohet se edhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë tatimore. Hasanaj u arrestua më 9 shtator, ku punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë pasi konstatuan se biznesi nuk ishte regjistruar dhe nuk dispononte kasë fiskale. Ndërsa tatimorët po i sekuestronin mjetet e punës, 29-vjeçari mësohet të ketë kundërshtuar këtë gjë. 29-vjeçari ka mohuar të ketë ushtruar dhunën ndaj tatimorëve, por pavarësisht kësaj ai do të mbetet në burg. Lidhur me arrestimin e berberit tjetër, Indrit Lluka ai ende nuk është dërguar për masë në gjykatë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here