Gara për Bashkinë e Londrës; kandidati laburist, mik i shqiptarëve  

0
124

 

 

 

images (1)Kandidati zyrtar i laburistëve britanikë për kryetarin e ri të ardhshëm të Bashkisë së Londrës, njeriu që konsiderohet si favorit për ta fituar atë garë, Sadiq Khan, deputet në Parlamentin Britanik, njihet si mik i shqiptarëve. Ai do të konkurrojë me rivalin e tij nga konservatorët e Kryeministrit, Zak Goldsmith, e mendohet se do ta fitojë garën për kryebashkiakun e kryeqytetit britanik në zgjedhjet e ardhshme lokale, post të cilin e kanë pasur për dy mandate konservatorët e djathtë. Me origjinë aziatike, Khan, – fëmijë emigranti, – është mjaft i ndjeshëm ndaj komuniteteve të huaja që jetojnë në Britani dhe në Londër. “Khan është mirënjohës, që edhe komuniteti i madh shqipfolës në Londër është bërë pjesë aktive e jetës kulturore, profesionale dhe politike e kryeqytetit britanik”, – thotë për “Top Channel” Lavdrim Krashi, specialist i njohur i çështjeve të pushtetit lokal në Londër dhe, njëkohësisht, mik personal i zotit Khan, duke qenë se është edhe kryetar i degës së Partisë Socialiste të Shqipërisë në Londër. “Ndihem i privilegjuar për bashkëpunimin dhe krenar për respektin, që ai ka për komunitetin shqiptar”, – shprehet Krashi. Favoriti për kryebashkiak në Londër, Khan, herën e fundit mori pjesë në Festivalin e Kulturës Shqiptare, një aktivitet mjaft impresionues i komunitetit shqiptar përpara Bashkisë së Londrës, më 8 qershor, ku edhe foli në atë aktivitet. “Unë i dua shqiptarët – thotë ai në shqip, – dhe mezi pres të bashkëpunoj me ta, si dhe të vizitoj Shqipërinë e Kosovën”, – ka deklaruar Sadiq Khan, njeriu që konsiderohet nga media britanike se mund të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i metropolit britanik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here