Arkiva e Muzeut Historik nxjerr Maskën e vdekjes së Enverit

0
170

 

 

Për herë të parë Arkiva e Muzeut Historik Kombëtar do të nxjerrë për publikun Maskën e vdekjes së diktatorit, Enver Hoxha. Lajmi është bërë i ditur dje nga zyra për shtyp e MHK-së. Gjendur në arkivin e këtij institucioni maska e diktatorit është konsideruar si një nga artefaktet më interesante për t’u shfaqur, e panjohur deri tani.

Por duke u nisur nga ky fakt dhe bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar piktori Ardian Isufi do të ndërhyjë në një interpretim dhe propozim artistik siç është ekspozita “Antihomazh”, që do të hapet më 16 shtator. Është menduar që kjo ekspozitë të vijë në formën e një instalacioni artistik duke sjellë një sintezë mes elementeve historikë dhe atyre të artit pamor. “Në këtë kontekst do të prezantohet për publikun një qasje e re konceptuale e marrëdhënies që do të ketë çdo individ duke u përballur me diktatorin (maskën e tij) dhe me historinë e diktaturës”, – thuhet një njoftimin për mediat. Ekspozita “Antihomazh” do të inaugurohet më 16 shtator në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar. Tashmë dihet në stilin e punës së Isufit perceptimi artistik, me historinë monumentale siç është qëndrimi i tij estetik me diktaturën. Ndërsa për Muzeun kjo është ndër rastet e rralla që i shërben publikut me një punë origjinale ndonëse në këtë rast nuk duket të jetë një paraqitje e thjeshtë muzeale.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here