Sekuestrohen armë dhe drogë në Durrës, policia vë në pranga tre persona

0
147

policia ne lazarat

 

Policia e Durrësit ka sekuestruar arsenal armësh, 5 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa si dhe ka vënë në pranga tre persona në fshatin Radë. Sipas Policisë të arrestuarit janë Pjetër Shota, 56 vjeç, banues në Mallkuç të Krujës; Ilir Shota, 35 vjeç, banues po në Mallkuç të Krujës dhe Marios Paluçi, 24 vjeç, banues në Hamallaj të Durrësit. Arrestimi i Pjetër Shotës u bë pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, ku policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh: një armë zjarri, tip automatik model 56 kalibër 7.62 mm; një armë zjarri, tip pushkë model 63, kalibër 7.62 mm; një armë gjahu,tip çifte; gjashtë krehra automatiku model 56,me 95 fishekë, kalibër 7.62 mm dhe dy krehra me 40 fishekë, model 54, me kalibër 7.62 mm. Ai akuzohet për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit dhe Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive. Ndërkohë, arrestimi i Shotës dhe Paluçit u bë pasi në gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit tip “Fiat Panda” me targa AA268LB, i cili drejtohej nga Ilir Shota dhe pasagjer Marios Paluçi, iu gjetën dhe u sekuestruan 5 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, dhe mjeti tip “Fiat Panda” me targa AA268LB.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here