Shkodimi i mafias shqiptare”. Banditët patriotikë! A u siguruan paratë për UÇK-në nga krimi?  

0

 

Loading...

images (1)“Shkodimi i krimit shqiptar”. Ky është titulli i librit të pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA, Jana Arsovska, e cila ka hetuar për disa vite mbi mafian shqiptare nëpër botë.

Libri që është një botim i muajit maj 2015, ka bërë bujë në SHBA dhe në vende të tjera, ndërsa në Shqipëri nuk është thënë asnjë fjalë. Në këtë libër autorja e ka studiuar krimin e organizuar shqiptar që nga fillesat e tij, në kohën e komunizmit dhe deri në ditët tona.

Autorja që është profesore në Universitetin e Kalifornisë, e ka bazuar librin e saj në studime të ndryshme, intervista dhe raporte nga shërbimet sekrete të vendeve të huaja dhe disa raporte të OKB-së, në lidhje me droga dhe organizatat kriminale që janë në botë.

SYRI.net sjell një pjesë nga historia e UÇK-së dhe fakte që pará të organizatave kriminale në Evropë që drejtoheshin nga shqiptarë, i kanë çuar paratë e tyre në ndihmë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Më poshtë lexoni dëshmitë reale të atyre që kanë dhënë kontribute.

 

Konflikti etnik dhe përkeqësimi i situatës ekonomike mbështeti lidhjet e korruptuara politikë-krim në Kosovë. Zhvillimet legjitimoheshin në emër të “shtetndërtimit” dhe “mbijetesës etnike”. Intervistat personale me figurat e krimit të organizuar në Kosovë, të kryera ndërmjet viteve 2006-2010, dëshmojnë se shumë keqbërës e përdorën konfliktin si një justifikim për sjelljen e tyre kriminale. Një ish-i burgosur, Iliri (pseudonim), i dënuar në një burg të Evropës Perëndimore për grabitje, trafik qeniesh njerëzore dhe shfrytëzim prostitucioni, rrëfeu: “Të bësh krime në Perëndim nuk është ndonjë gjë e madhe për mua. Kujt i plasi? Mua më intereson vetëm për njerëzit e mi në Kosovë… Mos më pyesni se sa para dërgova në Kosovë gjatë luftës. Edhe unë doja të shkoja të luftoja për UÇK-në, por përfundova në burg. Por nuk ka problem, sepse ishte për të mirën e popullit tim. Nuk do t’i shkaktoja të njëjtat krime në Kosovë, pasi nuk mund t’u bëja keq njerëzve të mi” (intervistë, Kosovë, 2007). Duket se situata e Ilirit vërtitet ndërmjet një rrjete përbuzjeje për Serbinë dhe Bashkimin Evropian. Ata që kryejnë krime, sikurse i burgosuri X, gjejnë mënyra për t’i neutralizuar efektet e tmerrshme të krimeve të tyre duke i justifikuar me besnikërinë e lartë, duke mohuar dëmet apo viktimat. Konflikti u lejoi shumë njerëzve të zakonshëm të besonin se mund të kryenin një arratisje të përkohshme nga morali dhe mund të pranonin të merrnin pjesë në veprimtari të paligjshme. Sipas fjalëve të një adoleshenti shqiptar, që dyshohet se është anëtari i një bande që jeton në Bronks: “Të gjithë na urrejnë… dhe ne japim në këmbim atë që marrim” (Filkins 2001). Një tjetër burrë shqiptar nga Kosova tha: “Është e gabuar që këta kriminelë të quhen patriotë shqiptarë. Atyre nuk iu rreh shumë për vendin e tyre, e megjithatë pretendojnë se janë patriotë. Ata thjesht na ngjisin një damkë të keqe” (intervistë, Nju Jork, 2013).

Besmiri

Në mesin e viteve `90, sipas burimeve policore, Besmiri (pseudonim), një burrë shqiptar nga Kosova, konsiderohej si një nga bosët e mafias shqiptare në një vend të Evropës Perëndimore. Besmiri njihej si lideri i një grupi kriminal shqiptar famëkeq, i përbërë nga rreth 20 anëtarë, të specializuar në grabitjen e klubeve të natës. Rreth kësaj kohe, politikanët e vendit në fjalë nisën ta pranonin se kishin probleme serioze me krimin e organizuar shqiptar. Nga fundi i viteve `90 Besmiri u dënua për disa akuza, përfshi edhe atë të të qenit anëtar i një organizate kriminale, trafikimin e grave, ndërmjetësimin e prostituimit, pengmarrje, gjobëvënie, grabitje, ushtrim dhune dhe armëmbajtje pa leje. Ai dyshohej gjithashtu se financonte UÇK-në, se e drejtonte bandën nga burgu dhe se kishte kryer një vrasje. Ai u lirua pas tetë vjetësh me kusht që të kthehej në Kosovë dhe të mos udhëtonte më drejt Bashkimit Evropian.

Besmir tregoi se si përfundoi në Evropën Perëndimore: “Isha në klasë të nëntë kur nisën trazirat në Kosovë. Mora pjesë në disa protesta kundër regjimit të Millosheviçit dhe u arrestova nga serbët që më lanë disa muaj në burg. Kishte vetëm gjykatës serbë. Të asnjë etnie tjetër. Policia u detyrua të më lironte sepse isha minoren asokohe. Kështu që, babai im vendosi të më dërgonte jashtë, sepse në ato rrethana mund të isha dënuar me tridhjetë vjet apo edhe më shumë” (intervistë, 2007).

Sipas dosjeve të policisë, pasi u largua nga Kosova (pas disa vitesh iu bashkua edhe familja), Besmiri me të tjerë themeluan një organizatë që unë do ta quaj TAPI, e cila mblidhte “vullnetarisht” para nga diaspora e Kosovës në vendet ku ndodheshin. Fondet shërbenin për të financuar UÇK-në. Besmiri dhe familja e tij konsideroheshin si patriotë të mëdhenj të cilët kërkonin t’i bashkonin shqiptarët në një shtet të vetëm. Besmiri ishte si shumë të rinj të tjerë të cilët e mbështetën strategjinë ushtarake dhe rezistencën e armatosur. Ironia është se Besmiri dhe familja e tij u larguan nga Kosova në momentet më të këqija për vendin, megjithatë ata e paraqisnin grumbullimin e parave të diasporës si një dëshmi patriotizmi. Si një organizatë shoqërore, TAPI punoi me Vendlindja Thërret Asbl, dhe shqiponja që gjendet në flamurin shqiptar ishte simboli i shtypur në kartat e anëtarësisë së klubit.

Sipas agjentëve anonimë të rastit të tij, familja e Besmirit mblidhte rreth 15 mijë euro çdo muaj për UÇK-në. Në dyert e atyre që nuk kishin paguar lihej një plumb, në formë kërcënimi. Shuma të mëdha parash nga klube, diskoteka, gjobëvënie dhe shfrytëzimi i prostitucionit mbërritën në duart e familjes së Besmirit që po bëhej gjithnjë e më famëkeqe. Për më tepër, Besmiri u garantoi sigurinë apo mbrojtjen punonjëseve të seksit në qytetin ku ai jetonte në këmbim të 25-30 eurove çdo ditë. “Ato u merrnin klientëve 25 euro për dhjetë minuta. Kështu që çmimi im qe i arsyeshëm”, – tha ai. Disa prej punonjëseve të seksit e kishin bërë emrin e tij tatuazh në vaginat e tyre. Kjo në thelb do të thoshte: “Mos u ngatërro me mua, sepse më mbron Besmiri”. Disa prej bordellove lokale kishin foto të Besmirit me pronarët e bordellos, të cilat i mbanin pranë hyrjes, sërish në formë shenje që subjekti ishte i mbrojtur. Por sipas Besmirit, shumica e parave që bëri, i shkoi UÇK-së. “Gjithashtu, kur prostitutat vendosnin të bëheshin të dashurat e mia, nuk u merrja më para për mbrojtjen. Nuk më plaste më për paratë” (intervistë, Kosovë, 2006). Qartësisht Besmiri nuk ndodhej në botën e nëndheshme kriminale vetëm për përfitime personale. Gjatë një kontrolli në shtëpinë ku jetonte Besmiri dhe babai i tij, policia gjeti prova të transaksioneve ndërmjet TAPI-t dhe Vendlindja Thërret, duke i lidhur ata me UÇK-në. Vijon…

Pjesa e parë / Përshtati: SYRI.net

 

 

 

“Shkodimi i mafias shqiptare”

Lufta e UÇK-së dhe Princ Dobroshi, kreu i mafias kosovare të drogës në Evropë

 

“Shkodimi i krimit shqiptar”. Ky është titulli i librit të pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA, Jana Arsovska, e cila ka hetuar për disa vite mbi mafian shqiptare nëpër botë.

Libri që është një botim i muajit maj 2015, ka bërë bujë në SHBA dhe në vende të tjera, ndërsa në Shqipëri nuk është thënë asnjë fjalë. Në këtë libër autorja e ka studiuar krimin e organizuar shqiptar që nga fillesat e tij, në kohën e komunizmit dhe deri në ditët tona.

Autorja që është profesore në Universitetin e Kalifornisë, e ka bazuar librin e saj në studime të ndryshme, intervista dhe raporte nga shërbimet sekrete të vendeve të huaja dhe disa raporte të OKB-së, në lidhje me droga dhe organizatat kriminale që janë në botë.

SYRI.net sjell një pjesë nga historia e UÇK-së dhe fakte që pará të organizatave kriminale në Evropë që drejtoheshin nga shqiptarë, i kanë çuar paratë e tyre në ndihmë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Princ Dobroshi

Princ Dobroshi dyshohej se ishte lideri i bandës shqiptare të drogës në Kosovë. Për vite me radhë ai kontrolloi pjesën veriore të tregtisë së heroinës përgjatë “Rrugës së Ballkanit”, e cila përfshinte Turqinë, rajonin e Ballkanit, Republikën Çeke dhe vendet nordike. Në vitin 1993 Dobroshi u kap në Norvegji dhe më 1994 u dënua me burg për trafik heroine. Në një operacion të mirëkoordinuar në janar 1997, ai korruptoi një roje dhe u arratis nga burgu Ullersmo në Oslo.

Më pas ai udhëtoi për në Kroaci dhe iu nënshtrua një operacioni plastik në fytyrë. Nga atje Dobroshoi shkoi në Republikën Çeke, ku vazhdoi biznesin e tij të trafikut të drogës. Më 23 shkurt 1999, Dobroshi u arrestua në Pragë gjatë një operacioni të përbashkët të kryer nga agjencitë ligjzbatuese të Çekisë, Norvegjisë, Danimarkës dhe Suedisë, nga i cili ranë në pranga mbi 40 persona.

Një mero e shërbimeve speciale çeke (BIS) bënte të ditur se disa prej parave që Dobroshi kishte fituar në Republikën Çeke ishin përdorur për të blerë armë për UÇK-në. Kur çekët vendosën ta ekstradonin Dobroshin në Norvegji për të plotësuar dënimin e tij të mëparshëm, policia norvegjeze vendosi që ai të fluturonte për në Oslo me një avion privat, sepse “do të ishte shumë e rrezikshme që ai të transportohej me një fluturim linje për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me UÇK-në” (Raufer 2003, 71).

Në janar 2005, Dobroshi e shleu dënimin dhe u dërgua në Kosovë. Tani ai e kalon kohën sa në Kosovë, e sa në Spanjë. Intervistat personale tregojnë se që të dy, si Besmiri, ashtu edhe Dobroshi vazhdojnë të japin mbështetje financiare për veteranët e UÇK-së në Kosovë.

Agim Gashi

Investigimi i policisë italiane me emrin në kod “Afrika” hodhi dritë mbi trafikun e sofistikuar të heroinës, organizatat e saj dhe mbështetjet politike dhe ekonomike. Operacioni kishte për qëllim të shkatërronte një rrjet të rëndësishëm kriminal shqiptar që trafikonte heroinë në Itali gjatë viteve `90.

Në krye të grupit ndodhej Agim Gashi, një shqiptar nga Kosova. Në Itali, Gashi vendosi lidhje të ngushta profesionale me “Ndrangheta”-n ose mafien kalabreze. Organizata e Gashit transportonte heroinë, ashtu sikurse edhe kokainë dhe armë, përmes një rrjeti ndërlidhjesh me qendër në Milano dhe filiale në Francë, Zvicër, Spanjë, Gjermani, Sllovaki, Shqipëri, Kosovë, Turqi dhe Egjipt. Rrjeti dyshohet se gëzonte mbështetjen e fshehtë të zyrtarëve të korruptuar të agjencive italiane të inteligjencës dhe ajo kishte lidhje direkte me politikanë, të cilët nuk u arrestuan për shkak të imunitetit të tyre diplomatik (Raufer 2003, 71).

Gashi bënte jetë luksi në një vilë mondane në Milano. Ai u arrestua pasi iu kapën 200 pushkë automatike të pajisura me dylbi nate. “Kur shpërtheu lufta në Kosovë, kriminelët kosovarë të vendosur në Itali çuditërisht shfaqën interes në trafikun e armëve”, – tha Carlos De Donno, komandanti i njësisë së inteligjencës së karabinierëve. “Deri në atë moment, ata kishin trafikuar vetëm drogë” (Raufer 2003, 71).

Gazeta milaneze “Corriere della Sera” raportonte më 19 janar 1999 se “Gashi furnizonte vëllezërit e tij në Kosovë me kallashnikovë, bazuka dhe granata dore. Ai kontrollonte tregun e heroinës dhe të paktën një pjesë të miliardave nxori prej saj e përdori për të blerë armë për lëvizjen e ‘rezistencës’ të komunitetit të shqiptarëve të Kosovës”.

Gjatë këtij hetimi, njësia e posaçme anti-mafia e karabinierëve italianë, ROS, përdori përgjimet për të zbuluar natyrën e grupit të sofistikuar kriminal të Gashit. Hetuesit zbuluan se Gashi ishte në kontakt me trafikantë armësh nga Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria për të blerë armë automatike, hedhëse predhash dhe granata. Ai u arrestua dhe mori një dënim të rëndë në Milano në rast të 1999-ës.

Autoritetet gjermane e shënuan vdekjen e tij si vetëvrasje, edhe pse përpara ndodhisë ishte raportuar se dëshmitari ishte kërcënuar nga vëllai i Limajt. Nëse dëshmonte, dëshmitari tha se vëllai i Limajt do ta “shuante atë dhe të gjithë familjen” (Nimoni 2011). Pavarësisht akuzave ndaj tij, Limaj është pritur gjithnjë me festime në rrugë kur është kthyer në Prishtinë (BBC 2005; McKinna 2011). Në mars 2011, gjithsesi, Limaj u vendos në arrest shtëpie pasi një gjykatë u shpreh se zyrtarët e qeverisë nuk kanë imunitet ndaj hetimeve.

Kur lufta në Kosovë përfundoi, numri i luftëtarëve të UÇK-së ishte përllogaritur të ishte rreth 20 mijë. Rreth gjysma u kthyen në punërat e tyre të mëparshme dhe pesë mijë u integruar në trupat e mbrojtjes së Kosovës (KPC), një organizatë me një mandat të diskutueshëm (Jonsson 2013).

Që prej krijimit të saj KPC-ja është akuzuar për gjobëvënie ndaj biznesmenëve në formë “takse” për qeverinë e Thaçit (BBC 2000).

Pjesa e dytë / Përshtati: SYRI.net

 

Loading...

Lini nje pergjigje