Maks Velo/Retrospektivë, propozime për publikun

0
139

 

Më datë 10 shtator 2015, ora 19:00, Galeria Kombëtare e Arteve prezanton në sallën e ekspozitave të përkohshme, ekspozitën “Maks Velo – Retrospektivë”.

Ekspozita e kuruar nga Suzana Varvarica Kuka është një prezantim i retrospektivës së krijimtarisë së piktorit dhe arkitektit Maks Velo dhe do të shpalosë për publikun gjatë muajit shtator, panoramën më dinjitoze të ekspozimeve të artistit. Ekspozita merr përsipër të bëjë publike jo vetëm punimet e artit të Maks Velos, të cilat janë në teknikat e pikturës – në vaj e akrilik; në teknikat e grafikës – në lavi dhe bojë kine; në vizatim – laps e pastel; në skulpturë – bronz e allçi, por përmes tyre i propozohet publikut të zbulojë ritmin e krijimit, ndikimet mbi krijimin, transformimet dhe provat e artistit nga një gjini në tjetrën, si dhe nga një teknikë në tjetrën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here