Zbulohen 20 klandestinë shqiptarë në një kamion në Holandë

0
115

klandestine

 

Klandestinët shqiptarë janë përfshirë në një tjetër incident në Holandë. Sipas policisë lokale, 20 shqiptarë janë zbuluar në një kamion, në përpjekje për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin për të mbërritur në Angli. Por numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë, duket se shumë shpejt nuk do të jetë më problem vetëm për policinë holandeze, por edhe për vetë qeverinë shqiptare. Të paktën kështu mendon gazetari Servaas van der Laan, i cili shkruan për revistën prestigjioze “Elsevier” dhe është një nga gazetarët me në zë për çështjen e azilkërkuesve në Holandë. Në një intervistë ekskluzive për “ABC”, Van der Laan deklaroi se numri i lartë i azilkërkuesve dhe klandestinët shqiptarë mund të dëmtojnë procesin e integrimit të Shqipërisë. “Për mua është e çuditshme që rreth 50% të klandestinëve që zbulohen në portet e Holandës janë shtetas shqiptarë. Është një pikëpyetje e madhe se përse shqiptarët zgjedhin këtë rrugë ilegale. Fenomeni i klandestinëve shqiptarë është një zhvillim i dëmshëm për vendin, sepse Shqipëria synon të integrohet në Bashkimin Evropian. Duke pasur një numër aq të lartë të azilkërkuesish dhe klandestinësh në Holandë, ngrihet menjëherë pyetja se çfarë po ndodh në Shqipëri që njerëzit po largohen. Në qoftë se situata ekonomike është vërtet aq e keqe, atëherë si ka mundësi që Shqipëria mund bëhet anëtare e Bashkimit Evropian?”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here