E zhdukur prej 3 javësh në Britani, asnjë informacion për shqiptaren

0
110

 

 

Një 41-vjeçare shqiptare është zhdukur që prej tre javësh në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vendase ka kërkuar ndihmë publikisht për gjetjen e saj. Hike Lleshi, me origjina nga Shqipëria, është zhdukur që më 23 gusht të këtij viti. Ajo është përshkruar si 1.55 metra e gjatë, me peshë mesatare dhe flokë të zeza. 41-vjeçarja me shtetësi britanike mbante një valixhe të kuqe në dorë mbrëmjen e 23 gushtit dhe për herë të fundit është parë në rrugën Wigan Road, Leigh. Policia ka vënë në dispozicion një numër telefoni (101) për të njoftuar kush e sheh Lleshin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here