Cerezo: Ndaj katalanasve synojmë fitoren

0
123

cerezo-atletico-mund-t-euml-fitoj-euml-trofe_hd

 

Atletiko e Madridit nuk e ka frikë Barcelonën, madje i ka mundësitë për t’i mposhtur katalanasit jo vetëm të shtunën, në sfidën e parë direkte mes tyre, por edhe në garën për titullin kampion. Është ky mendimi i presidentit të “Los Colchoneros”, Enrique Cerezo. Në intervistën e tij numri 1 i klubit nga “Vicente Calderon” thumboi edhe Realin e Madridit, duke theksuar se Atletiko dhe Barcelona janë momentalisht dy skuadrat më të mira të La Ligës. “Ndaj tyre do të jetë një sfidë e vështirë për ne. Barcelona është kampionia në fuqi e Spanjës, por përballë katalanasve ne do të zbresim në fushë për të fituar. Kemi shumë besim në aftësitë tona por mbi të gjitha kemi në ekip lojtarë të mëdhenj ashtu si edhe Barça. Të Shtunën do të luajmë në shtëpinë tonë dhe objektivi i vetëm është fitorja. Unë mendoj se këtë sezon kemi në dispozicion skuadrën më të mirë të këtyre viteve të fundit dhe mund të fitojmë titullin kampion. Të Shtunën përballë njëra-tjetrës nuk do të jenë vetëm dy ekipe që ka fituar dy titujt e fundit por edhe dy skuadrat më të mira të Spanjës”. Gjithsesi, për të mposhtur Barcelonën, Atletiko këtë herë nuk do të ketë më në dispozicion një lojtarë si Arda Turan, i cili gjatë verës u largua nga “Los Colchoneros”, duke u transferuar te Barcelona. Një mendim i Cerezos shkoi pikërisht për mesfushorin turk, i cili nuk mund të debutojë me fanellën e klubit të tij të ri deri në Janar. “Arda Turan është një futbollist i shkëlqyer dhe mbi të gjitha një njeri i veçantë. Ai kaloi disa vite të lumtura te Atletiko ndërsa tani ka nisur një etapë të re në jetën e tij dhe ajo është Barcelona. Shpresoj që Arda edhe te Barça të fitojë trofe ashtu sic bëri te Atletico. Në momentin që do të luajë unë jam i sigurtë se ai do të bëjë menjëherë mirë dhe do të zhvillojë një sezon të madh me blaugranat”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here