Atalanta Pasko: Le ta vërtetojë Kadare praninë e Kutelit në betejën e Stalingradit!

1
253

 

 

mitrush kuteliDebati/ A ishte Mitrush Kuteli oficer i nazistëve?! Flet Atalanta Pasko, e bija e shkrimtarit: Çdo përpjekje për ta përfshirë si angazhim në Armatën e Hekurt është gënjeshtër me bisht. Dy shënime nga “Netët moldave”, pas letrave për Lasgush Poradecin, janë argumente që sillen se Kuteli në vitin `42 ka qenë në Shqipëri. Më herët, trashëgimtarët thonë se Dhimitër Shuteriqi ka bërë “një shpifje ahistorike” për Kutelin, si anëtar i Rojës së Hekurt në fashizmin rumun

 

 

Violeta Murati

Dy letrat për Lasgush Poradecin, që gazeta “Standard” i botoi dje, si dhe sot, në këto dy fragmente nga shënimet e mëposhtme nxjerrë nga libri “Netë moldave” janë argument, e përdoren si fakte nga trashëgimtarët se babai i tyre, shkrimtari Mitrush Kuteli në vitin 1942 nuk ka qenë i rreshtuar në Armatën e Hekurt apo, siç është e njohur beteja e Stalingradit. “Është një gënjeshtër me bisht, çfarë është thënë rreth kësaj teorie”, – ka thënë Atalanta, një prej bijave të Kutelit. Sigurisht nuk mohohet mobilizimi me Frontin e Lindjes, si një detyrim masiv ushtarak për kohën, pasi bëhet fjalë për vitet `40, ka thënë dje për “Standard”, Atalanta Pasko. Trashëgimtarët e shkrimtarit rrëzojnë versionin që qarkullon në librat e Kadaresë: se Kuteli ka marrë “pjesë në betejën e Stalingradit, si oficer i ushtrisë gjermane” me dy argumentet e mësipërme. Ndonëse familjarët kanë treguar se i kanë dërguar një letër Kadaresë, në fillim të `90-ës, për të ndrequr pasaktësitë, ata përsëri këmbëngulin se ky shkrimtar ka vazhduar me të pavërteta edhe tani, më 2015.

Ndërsa emri tjetër, jo më me pak ndikim për kohën, një i ri në karrierën letrare, por edhe atë politike, Dhimitër Shuteriqi, ka përmendur të njëjtën akuzë, më herët. Ka qenë Aurel Plasari që i ka mëshuar, ndoshta i pari, faktit se Kuteli s’ka pasur asnjë lidhje me Rojën e Hekurt të fashizmit rumun dhe se etiketimi i bërë nga Dhimitër Shuteriqi, familjarët thonë se përveçse keqdashës, ishte dhe një “shpifje ahistorike”.

Në shënimet e mëposhtme janë dy fakte, me nënvizime, të treguara nga Kuteli, për Salustin, për të cilin thotë se pas shumë vjetësh ka mësuar se ka rënë në betejën e Stalingradit, në gusht 1942, pra që dëshmon se në këtë vit shkrimtari ka qenë në Shqipëri.

Ndërsa në shënimin e dytë, se në pranverën e vitit 1942 ka qenë në qytetin Bukovins duke u marrë me përkthimin e Shevçenkos, që duhet shumë larg frontit të Stalingradit. Atalanta për të gjitha këto argumente thotë me bindje se nuk mund të bëhet fjalë për përfshirjen e Kutelit në Armatën e Hekurt të fashizmit rumun, ndërsa drejton për të kundërtën, se ku i ka gjetur argumentet Kadareja dhe të tjerë, pasues, duke përfshirë dhe përkthyesin Robert Elsie, kur thonë se është gjendur në Stalingrad. Kuteli heshti dhe u mor vetëm me përkthime në diktaturë, iu ndalua botimi! Ai u fshi nga lista e shkrimtarëve, ashtu si shumë të tjerëve pas `45-ës.

Trashëgimtarët për herë të parë ndalen në këto momente, duke dhënë versionin e tyre mbi këto ngjarje të jetës së shkrimtarit. Atalanta, Doruntina dhe Pandeli Pasko në librin “Netë moldave” japin në parathënie e tij dëshminë e tyre, çfarë ka ndodhur me “njollën e errët” kur Kutelit iu edha akuza si “armik i popullit” dhe u dënua “për agjitacion e propagandë”, ndërsa ngrihen nën zë akuza politike, mirëfilli.

Arsyeja pse janë përgjigjur tani, në një libër për të atin, si duket kanë ngacmimin, si shkak, nga dy botime: eseistika “Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe”, si dhe libri i fundit i Kadaresë, “Mëngjeset në kafe Rostand”, me pretendimin se edhe pas diktaturës ky shkrimtar ka bërë të njëjtat “gabime”, si shkrimtarët zyrtarë të kohës, duke mos saktësuar të dhënat mbi jetën e Kutelit, që i kushtoi ndalimin e së drejtës së botimit.

 

 

 

Parverë në Transivani

Si zbrazëm kupat, Salusti më hodhi një thumb miqësor, për melankolinë tim.

-Mos e shihni se u trishtova tani – tha ay- molla është e çelur edhe gati do t’i vijë prapë se Baia Mare është e bukur, po më të bukura zonjushat tona.

Qeshëm të gjithë

Po më shumë qeshi ay vetë. Me një ofensivë gazi si askush tjetër. Po shkakun e trishtimit, shkakun e vërtetë, nuk e kuptoi as ay si nuk e kuptoja as unë vetë. Sikur e kam edhe tani përpara avokatin Salustiu T., me fytyrën e tij optimiste, gjithmonë optimiste, me sytë ngjyrë gështenje përtej syzeve me ramë elegante, ku nuk dukej as gjurmë dhembjeje. Ish plot jetë, spiritual, i guximshëm- me një guxim që s’përkulej, për të ardhmen.

Kur qeshte, dhe qeshte dendur, i dukeshin dhëmbët e bardhë dhe midis tyre një ndriçim ari, në vargun e poshtëm.

Asnjë lidhje nuk bëja asohere midis dhëmbit të tij të artë, të ndritur dhe grushtit me dhëmbë të mbledhur në varret e austriakëve, kur u bë qilizma e vendit.

…Ish parverë, ay ish i ri, me një grua të bukur pranë tij që e dashuronte barabar me jetën e saj, ish në vendin e vet.

Lidhjen dhe trishtimin tim e kuptoj unë tani, pas kaq vjetësh, kur di se ky Salustiu ra në Stalingrad, në gushtin e vitit dyzet e dy.

Salustiu T. ish i ri fort, më i ri prej meje dhe prej vëllait të vet (që i thosh gjithmonë “im vëlla plak”se ay u martua më parë), po jetën e pat shijuar plotësisht.

*Fragment

 

Taras Shevçenko

-këngëtori i Ukrainës-

E shkoj nëpër duar, fletë për fletë, përkthimin italisht të Zojushës Mlada Lipovetzka dhe nuk di ku të qëndroj për t’i dhënë lëçitësit shqiptar disa fije nga vepra e Shevçenko-s. Pas një vjershe të bukur vjen një tjatër edhe m’e bukur. Shumë nga vargjet e përkethimit më zgjojnë tingëllin e origjinalit që e kisha dëgjuar kaqë dendur në shtëpinë e Boçkovski-t. Tthërrime prej tyre më trokasin edhe sot në vesh me tingëllin e Fedia-s, të pilotka-s edhe të Boçkovski-t vetë.

Përkëthimi që kam përpara është fort i mirë dhe nuk trathëton tonin energjik të origjinalit. Zokusha Lipovetzka ka ndjerë thellësisht verbin e të madhit ukrainas, edhe e pajisur ajo vetë me dhurata poetike, ka mundur të jetë një interprete e aftë dhe besnike.

Me këtë rast dua të shtoj këtu se me kaqë fuqi më pat zotëruar dikur verbi i Shevçenko-s sa kisha filluar t’i përvishem – me ndihmën e një fjalori dhe të një miku –përkëthimit të disa vjershave të tija në gjuhën rumune. Kjo ngjante në parverën e vitit 1942, në qytetin Cernautzi të Bukovinës, ku dëgjohet edhe ukrainishtja edhe ku një rrugë mban, që në kohën e Austrisë, emrin e poetit.

Shënime letrare, fragment

Tiranë, 1944

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Me sa duket ky trill i zotit Kadare dhe Dhimiter Shuteriqit eshte i pa ndershem , i qellimshem , spekullativ dhe djallezor, si dhe nje pyetje e drejtuar ne nje interviste z Pandi . Dh.Paskos nga dikush i cili pyeste , Perse u arestua dhe u Burgos , Dhimiter. P. Pasko ( Kuteli ) Perse ? Per keto te thena a te shkruara si qytetar Pogradecar do deshiroja te shprehem per keto drite hije ne dijenine e shume bashke qytetareve . Mitrush Kuteli rrjedh nga nje familje e nderuar e fisnike qytetare , i jati i tija Pandi i Condit ka pas qene mare me nje tregeti te vogel , Pushtimi nga Italia Fashiste i ka kostuar familjes se Mitrushit per qendrimin anti fashist i kane djegur shtepine dhe masakruar pjestaret e familjes ne ato vite . Dhimiter Pasko mbaroj studimet e Larta per Ekonomi ne Konstance te Rumanise me Medalje te Arte dhe mbrojti Doktorature ne lidhje me rolin e Banges se Shqiperise dhe Lekun , Monedhen e saj . Me pas ju afrua punesim ne Bangen e Zviceres, gje qe nuk e pranoj , por u kethye per te kontribuar ne Atdheun e tij te dashur dhe te shtrenjte per te, duke mare pjese me arme ne dore kunder fashizmit deri ne clirimin e vendit Clirimi i vendit e gjeti Dhimiter Paskon me detyre Drejtor i Bankes a thesarit te Shtetit Shqiptar , ku ky specialist i mirfillte , i ndershem e patriot punoj me perkushtim dhe profesjonalizem duke bere dhe vulosjen e kart monedhave e shpetimin e parandalimin e Bankes nga Inflacjoni prerja e hedhje e karte monedhave te huaja duke dhene nje kontribut shume te madh e ndalimin e pasajave , me mire e dine vet specialistet e fushes . Gjate kesaj kohe kulezonin mardhenjet me Ish Jugosllavine e Marshallin Tito dhe te cfaqnje ngonje dyshim e pakenaqesi ishte “Herezi ” veprimtari armiqesore dhe rezikoheshe me prerje koke . zoti Dhimter Pasko si specialist dhe atdhetar i relaton udheheqjes se asaj kohe nje material i cili ju dorzua Ministrit te Brendeshem Gjeneral Koci Xoxes ku i shkruhej per veprimtarine armiqesore , djallezore ne lidhje me ekonomine e lekun , perdorimin e Dinarit Jugosllav ne tregun shqiptar dhe pasajat katastrofike me kete kurs te dinarit ne zbrazjen e tregut shqiptar nga mallerat e gjendura nga Italia , Anglia etj . ky veprim i kostoj me arestimin e burgosjen e tij . deri ne nje kohe te dyte mbas 9 muajsh mbasi u prishem neTiton e Jugosllavine dhe doken te tjere Armiq te Partise me ne krye Koci Xoxen , dua te theksoj se Gjate kesaj kohe Kuteli perfeksjonoj Gjuhen Ruse dhe ka bere Perkethimin e tij te pare ” Gjahtari ” me autor L .Turgenievin. Gjate atyre viteve Dhimiter Pasko i dorzoj Dhimiter Shuteriqit disa doreshkrime per botim , te cilat nuk paten fatin as te botohen , as edhe ti ketheheshin Kutelit , por u pervehtesuan nga Shuteriqi , dhe ishte kjo nje nga aresyet e peishjes se Kutelit me Shuteriqin dhe me pas sajimet dashakeqese te Shuteriqit per Kutelin per ta eleminuar nga konkurimi ne fushen e letrave , gje qe e detyroj Kutelin ti hyje fushes se perkethimeve dhe veprat e tij te shikojne shume vone driten e botimit . Duket qe edhe te shkruarat e Kadarese per Kutelin e Madh jane ne kete linje dashakeqese , denigruese , ileqare , te pa baza e pa fakte , sikurese i ben apel Kadasese e bija Atalanta Pasko eshte detyrimmoral e ligjor qe Kadareja ose te faktoje dhe Argumentoje, ndryshe te beje auto kritike te ndereshme e cila e larteson ate . Po te mos ishte kontributi i Dhimiter Paskos edhe sot ne nuk do kishim nje pjese te krijimtarise se Las Gushit dhe F. S . Nolit . Respekt

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here