Infarkti i Miokardit, cilat janë simptomat që s’duhet t’i anashkaloni dhe parandalimi

0
670

 

sigurimet shendetNga dr. Entela Labaj

 

Infarkti i Miokardit është një neurozë e një pjese më të vogël ose më të madhe të muskulit të zemrës e shfaqur për shkak të furnizimit të pamjaftueshëm me gjak. Shkaktari më i shpeshtë është mbyllja e ndonjërës prej arterieve koronare nga ndonjë koagulim gjaku. Zemra është një muskul njësoj si gjithë muskujt e tjerë të trupit. Arteriet e furnizojnë zemrën me gjak të pasur me oksigjen, në mënyrë që ajo të tkurret dhe ta hedhë gjakun në pjesën tjetër të trupit. Kur muskuli i zemrës nuk furnizohet me sasinë e duhur të oksigjenit, funksioni i saj ulet. Kur muskuli i zemrës nuk merr oksigjen, ai fillon të “vdesë”.

Simptomat

Simptoma tipike të Infarktit të Miokardit janë: Dhimbje kraharori e shoqëruar me vështirësi në frymëmarrje; djersitje profuse ose e tepruar; të përziera; dhimbje e kraharorit mund të përshkruhet si shtrëngim, rëndim, presion ose si dhimbje tipike. Por disa herë pacientët nuk i kanë këto shenja tipike. Shenjat të tjera mund të jenë: vështirësi në tretjen e ushqimeve; dhimbje e nofullës së poshtme; dhimbje e lokalizuar vetëm në supe ose në krah, ndonjëherë edhe të vjella. Në disa raste, pacienti mund të përjetoj IM me simptoma minimale. Te gjinia femër edhe te të moshuarit, shenjat e infarktit të Miokardit mund të jenë jo tipike ose të lehta. Në këto raste, ata paraqesin lodhje të tepërt edhe dobësi. Sulmi në zemër maskohet në grip, djersitje, lëkura e ftohtë, plogështi të cilat mund të të ngatërrojnë me një grip. Madje dhe ndjenja e presionit apo dhimbjeve në gjoks janë shenja tipike të sulmit në zemër.

Parandalimi

Shenjat paralajmëruese mund të jenë edhe dhimbjet edhe ënjtjet në shputat e këmbëve. Nga kraharori dhimbja mund të përhapet në qafë, nofull, supe ose kurriz dhe shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, të përziera dhe djersë. Ne nuk e kemi në dorë tiparet gjenetike dhe sëmundjet e trashëguara, por ne mund të mënjanojmë faktorët e riskut për sëmundjet kardiake duke ndaluar duhanpirjen, duke marrë çdo natë 100 mg aspirinë, duke kontrolluar tensionin arterial, diabetin, kolesterolin, duke bërë jetë aktive dhe ushtrime fizike.

 

Diagnostikimi edhe kur duhet kërkuar ndihmë mjekësore

Te pacientët që përjetojnë dhimbje të kraharorit, diagnoza dhe trajtimi bëhen në mënyrë të përkohshme. Fillimisht pyetet i sëmuri: Kur filloi dhimbja? Si u përhap dhimbja? Kjo dhimbje i shtohet në qetësi apo aktivitet fizik? Ka apo s’ka vështirësi në frymëmarrje? Ka të përziera? Ka djersitje difuze? Anamneza mjekësore përfshin edhe faktorët e riskut si: duhanpirja, diabeti, hipertensioni arterial, kolesteroli i rritur, familjarë të tjerë me problem zemre, probleme me enët e gjakut. Me anë të pyetjeve arrihet të bëhet dallimi midis anginës së qëndrueshme nga ajo e paqëndrueshme. Angina (dhimbja) e qëndrueshme është e paparashikueshme. P.sh., shfaqet gjatë ngjitjes së shkallëve ose dhe kur ecën 100 m dhe qetësohet shpejt kur pacienti pushon; angina (dhimbja) e paqëndrueshme mund të shfaqet pa paralajmërim kur trupi është në qetësi dhe kur pacienti nuk ka stres. Simptomat anginale janë dhe si pasojë e ngushtimit të arteries koronare. Dhimbja e kraharorit ka dhe shkaqe të tjera si: gastritis, trombozë në mushkëri, pneumoni, refluksi i stomakut. Ekzaminimet që duhen bërë janë: ekzaminimi fizik; elektrokardiograma; eko e zemrës; prova e biçikletës. Për sa i përket ndihmës mjekësore, duhet thënë se dhimbja e gjoksit përbën një urgjencë mjekësore. Përveç infarktit të Miokardit ka dhe çarje të aortës, ose probleme të mushkërisë. Nëse mendoni se po përjetoni një infarkt Miokardi, duhet marrë menjëherë një tabletë aspirinë 100 miligramë. Shumë pacientë humbin jetën përpara se të kërkojnë ndihmë mjekësore dhe kjo ndodh për arsye se ata i injorojnë simptomat që mund të shfaqen nga frika se mos ndodh diçka e keqe.

 

Hipertensioni dhe hipotensioni

Sëmundjet kardiovaskulare të zemrës, të rrezikuar edhe të rinjtë

 

Pesha që zënë sëmundjet kardiovaskulare të zemrës, ka pësuar rritje të ndjeshme me kalimin e viteve. Janë të shumta rastet në të cilat krizat e zemrës shkaktojnë vdekje të parakohshme ose gjymtim të organeve të trupit të njeriut. Faktorët rriskues të këtyre sëmundjeve kanë filluar të shfaqen në masë edhe tek të rinjtë. Çelësi i eliminimit të këtyre sëmundjeve ka të bëjë me ndjekjen e vizitave dhe konsultave të rregullta te mjeku. Është shumë e rëndësishme që të mbahet një balancë e mirë, ndërmjet përdorimit të medikamenteve dhe llojeve të tjera të terapive mjekësore për ndalimin e këtyre sëmundjeve. Zemra është organi që bën shpërndarjen e gjakut. Dhe në rastin e sëmundjeve të zemrës kemi prishje te funksionit te saj si pompë. Kur zemra nuk funksionon siç duhet si pompë atëherë ka vështirësi të shumta në dërgimin e gjakut të pastruar në pjesët e duhura të organizmit. Ekzistojnë dy lloje të tjera sëmundjesh siç janë hipertensioni dhe hipotensioni. Rritja e shifrave të trysnisë arteriore mbi normë njihet si hipertension. Një nga shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje është dhe humbja e elasticitetit të enëve të gjakut. Kjo sëmundje quhet ndryshe arteriosklerozë dhe prek shumë njerëz. Ato shkaktohen nga ndryshimi i tensionit arterial që shkon në zemër. Kur prishet ritmi i zemrës kemi aritmitë që janë dy llojesh, me ritëm të shtuar ose takikarditë ose me ritëm të ngadalësuar që janë bradikarditë. Hipertensioni arterial është një nga sëmundjet që bashkë me të tjerat shkakton numrin më të madh të vdekjeve tek njerëzit. Përgjithësisht kjo kategori sot luftohet nëpërmjet medikamenteve. Një pjesë e madhe e sëmundjeve të zemrës janë të lindura. Këtu është shumë e vështirë për të ndërhyrë por mundet që në saje të operacioneve të zëvendësohen pjesët e dëmtuara me ato të padëmtuarat.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here