Standard.al

Punësimi në Shqipëri, 20-vjeçarët janë mundur nga të vjetrit / Të rinjtë në vendin tonë, më të integruar në tregun e punës se në vendet e rajonit  

0

 

 

 

largea_papunesia241356374248Ilir Sinanaj

 

Përqindja më e lartë e të papunëve në Shqipëri ka prekur kryesisht moshat e reja. Sipas Raporti të Treguesit të Kapitalit Njerëzor 2015, të përpiluar nga organizata “World Economic Forum”, në bashkëpunim me kompaninë ndërkombëtare të konsultimeve financiare “Mercer”, 22.9% e të rinjve midis grupmoshës 15 deri në 24 vjeç janë të papunë. Ndërkaq, sipas të dhënave të këtij raporti, grupmoshat me papunësinë më të ulët janë grupmosha 55 deri më 64 vjeç, si edhe ajo grupmoshë mbi 65 vjeç. Krahasuar me Serbinë dhe Maqedoninë, papunësia në Shqipëria tek ata persona deri në moshën 24 vjeç është dy herë më e ulët.

 

Papunësia në Shqipëri

Në bazë të Raportit të Treguesit të Kapitalit Njerëzor 2015, papunësia tek ata persona që janë nga 15 deri 24 vjeç është 22.9%. Dhe kjo është grupmosha, e cila vuan përqindjen më të lartë të papunësisë në vendin tonë. Nga ana tjetër, grupmosha 25 – 54 vjeç, e cila mund të konsiderohet si “lokomotiva” e fuqisë punëtore ka, sipas të dhënave të raportit, një papunësi që kap shifrën e 15.2%. Trendi i papunësisë ulet me rritjen e moshës në Shqipëri. Kështu, për grupmoshën 55 – 64 vjeç, niveli i papunësisë është 9.2%. Por grupmosha me përqindjen më të ulët të papunësisë për Shqipërinë, e cila është një shifër tepër e ulët, është grupmosha mbi 65 vjeç.

 

Trendi në rajon

Krahasuar me Shqipërinë, si Maqedonia ashtu edhe Serbia ndjekin një trend në ulje të përqindjes së papunësisë me rritjen e moshës së personave që bëjnë pjesë në tërësinë e fuqisë punëtore të popullsisë. Kështu, për Maqedoninë dhe Serbinë, përqindja e papunësisë për grupmoshën 15 – 24 vjeç është pothuajse dy herë më e lartë se për të njëjtën grupmoshë në Shqipëri. Për rrjedhojë, niveli i papunësisë për këtë grupmoshë në Serbi dhe Maqedoni është përkatësisht 50.9% dhe 48.5%. Ndër këto tri vende, Maqedonia ka përqindjen më të lartë të papunësisë për grupmoshën 25 – 54 vjeç. E thënë ndryshe niveli i papunësisë për këtë grupmoshë në Maqedoni është 26.9%. Ndërsa në Serbi është 17.2%.

Për grupmoshën 55 – 64 vjeç, përqindja e papunësisë në Maqedoni është pothuajse 2 herë më shumë se sa në Shqipëri dhe në Serbi. Niveli i papunësisë për Maqedoninë për këtë grupmoshë është 24.1%, ndërsa për Serbinë 10.5%.

Serbia është vendi me nivelin më të ulët të papunësisë për grupmoshën mbi 65 vjeç. E thënë në shifra, niveli i papunësisë për Serbinë për këtë grupmoshë është 1%. Ndërsa për Maqedoninë dhe Shqipërinë është përkatësisht 7.4% dhe 1.4%

 

Vlerësimi i njeriut

Kapitali njerëzor është një nga asetet më të çmuara si të një sipërmarrje ashtu edhe të një shteti. Kjo sepse janë vetë njerëzit ata që punojnë dhe krijojnë për të përmirësuar cilësinë e jetesës. Të dhënat e mësipërme janë marrë për të nxjerrë një vlerësim për të matur aftësitë e njeriut në kuadër të tregut prodhues dhe si mund të japë maksimumin në lidhje me këtë. Këto të dhëna janë përdorur për të nxjerr këtë mekanizëm vlerësimi, që organizata “World Econimic Forum” në bashkëpunim me kompaninë “Mercer” e kanë quajtur Treguesi të Kapitalit Njerëzor. Për sa i përket këtij treguesi (nga 124 vende të studiuara), Shqipëria u rendit në vendin e 66-të, që në shkallë ballkanike është në vendin e fundit. Në vitin 2013 gjithashtu “World Economic Forum” dhe “Mercer” hartuan një raport për Treguesin e Kapitalit Njerëzor. Për treguesin e Kapitalit Njerëzor, sipas raportit të vitit 2013, Shqipëria renditej në vendin e 72-të në shkallë botërore (nga 122 vende të studiuara), por në vendin e parafundit në Ballkan.

 

 

Bashkia e Tiranës

 

Veliaj: Taksë ndërtuesve për apartamentet e pashitura

 

Shpërndahen 30 apartamentet e para për familjet në nevojë

 

Ilir Sinanaj

 

Taksë për apartamentet, që ndërtuesit nuk i kanë shitur dhe i mbajnë në pronësi të tyre. Kështu deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa ishte i pranishëm në aktivitetin e shpërndarjes së 30 apartamenteve për familjet në nevojë ekonomike. Qëllimi i kësaj nisme, sipas kryebashkiakut Veliaj, është që të rregullojë tregun e shitblerjeve të apartamenteve, në një kohë që çmimet janë shumë të larta dhe individët të cilët duan të kenë një banesë të tyre e kanë të pamundur ta blejnë atë. “Nevojat për strehim në Tiranë janë të mëdha, ndaj edhe i kam bërë apel Shoqatës së Ndërtuesve që të ulë çmimet e apartamenteve të pashitura. Është e pamundur që disa njerëz, në mënyrë kapriçoze, nuk u binden rregullave të tregut, mbajnë apartamentet bosh dhe nuk e ulin çmimin”, – thekoi ai, duke shtuar më tej: “Ne do të propozojmë në Këshillin Bashkiak që taksën e pronës ta paguajnë edhe ndërtuesit e apartamenteve të pashitura, sepse në çastin kur ai nuk e paguan taksën e pronës, mund ta mbajë apartamentin pa e shitur edhe për 10, 20, 30 apo 40 vjet”.

Gjithashtu, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se në ditët në vijim, me plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, do të shpërndahet edhe pjesa e mbetur e 242 apartamenteve sipas vendimit të Këshillit Bashkiak.

 

 

 

 

Përqindja e papunësisë sipas grupmoshave

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përqindja e papunësisë sipas grupmoshave në rajon

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.