Flet vjaza e Eqrem Bej Vlorës, Ajnishah / “Si na ndihmoi Hysni Kapo me pashaportë për në Itali”

0
179

 

 Ajnishah Vlora

Pse nuk iku nga Shqipëria dhe çfarë mendon për gjendjen në vendin tonë

 

Në një rrëfim në për gazetarin Roland Qafoku në emisionin Debati në “Channel One”, Ajnishah Vlora, tashmë 72 vjeç, flet për vuajtjet e që ka kaluar gjatë kohës së regjimit monist. Ajo tregon si e ka njohur të atin e saj, figurën e shquar Eqerem Bej Vlora, nodnëse aijo ishte 9 muajshe kur ai u largua, nëpërmjet historive të nënës së saj. Edhe pse ajo fajëson regjimin e kaluar për vuajtjet ndaj Enver Hoxhës nuk do të kërkontë hakmarrje.

 

Roland Qafoku: Çfarë do të thotë të jesh vajza e Eqrem Bej Vlorës?

Anjisha Vlora: Ishte një njeri kolos me zemër të madhe me shpirt të mirë dhe unë jam vajzë e tij. E gëzoj shumë që jam bija e tij.

 

Ju keni qënë vetëm 9 muajshme kur babi juaj u largua nga Shqipëria?

Kur vura dorën në arkivol, pata një gëzim të madh sikur ai të ishte gjallë. Mendova se këtë dorë nga eshtrat nuk do ta heq derisa të ndjej edhe unë vuajtjet tona. Edhe babai donte të rrëfente mallin që kishte për ne.

Zonja Ajnisha, tani që jeni 72 vjeç, a ndjeheni më e qetë për faktin që eshtrat e babait tuaj prehen në vendin ku lindi dhe u rrit?

Falenderoj qeverinë për ceremoninë që i bënë në Vlorë dhe jam shumë e kënaqur për këtë, për këtë nderim që iu bë. Ishte një njeri i lartë si nga shpirti ashtu dhe nga kultura, e meritonte.

 

A e keni ndjesinë që figura e Erem bej Vlorës i është dhënë vendi i merituar dhe që i takon të kishte në historinë e Shqipërisë?

Po, sepse babai kishte një shpirt te madh dhe një kulturë të madhe. Ai ishte ministër. Ka shëruar fëmijë të sëmurë nga kolera, ka dhënë para.

Në 1944 babai u largua nga shtëpia dhe që nga ajo ditë filluan vuajtjet tona. Na nxorën nga shtëpia e hallës sime, duke lënë plaçkën të gjithë. E dolëm në rrugë vetëm me rrobat e trupit.Vajtëm në Babrru, ishte një mikeshë e nënës. Po atje na diktuan, e na çuan në Durrës. E aty na ndoqën. Shkuam në Rrogozhinë, në fshatrat e Kavajës. Çdo të bënte një grua me dy fëmijë jetim? Megjithatë nëna ime u bë e fortë dhe gjeti një shtëpi me qira. Atëhere disa shoqe të motrës sime Lela, i thanë babait për këtë vuajtje. Ai nisi të na dërgonte rrobe e lekë.

Ia lejonte regjimi?

Plackat vini për ne si këpucë e rroba. U mbyll edhe ajo gjë nga regjimi. Ai  i niste pakot me emrin e dy shoqeve vajzës së tij dhe përdorte dy shkrime.

Më vonë u detyrova të hy në fermë. Por paga ishte e ulët, na dilte vetëm për bukë. Motra ime ishte 11 vjet më e madhe se unë, por ishte e sëmurë nga zemra. E kishte nga largimi i babait. Mamaja ime i tha merre me vete.

Si ishte ndarja e babait tuaj me familjen?

“Ku do shkosh?”- i tha mamaja, kur u ndanë në atë që sot është Ambasada e Vatikanit. Unë do të iki por do të dërgoj dikë për t’ju marrë i tha ai. Dhe dërgoi tre herë makina për të marrë familjen, por asnjëherë nuk arriti të na marrë. E vetmja mundësi ishte Riaz Vlora, por ai preu damarët në burg.

Çfarë ndodhi pasi filluat punë në fermë?

Ne kur shkonim në Tiranë ose në Durrës, kishim të shkruar shkronjën “D” që do të thonte e dënuar. Kotrolloheshim për gjithçka.

Kur e mësuat historië e babait tuaj?

Kur isha 15 vjec, nga nëna ime. Na e tregoi si histori, por në të vërtetë kishte frikë mos nxirrnim fjalët jashtë. Kishte frikë mos të përmendnim emrin e tij. Një pjesë e shokëve dhe shoqeve e dinin, por silleshin mirë me mua.

Kishte dikush që donte që ju të dënoheshit?

Kishte por ishin të pakët, sidomos në Kavajë. Nuk ka pasur luftë klasash.

Si jetonte nëna juaj?

Duke shitur plaçkat që sillte im atë.

A ju dërgonte para babai juaj?

Me emrat e dy shoqeve. Rreth 10 dollarë. Më shumë na sillte rroba.

Sa vjet punuat në fermë?

Një vit e gjysëm. Pas shtatë vitesh, më vdiq motra. E unë u sëmura si pasojë e tronditjes. Motra punonte në qëdisje dhe i shisnim të nesërmen.

Zonjë, si është historia që motra juaj ishte xheloze për ju?

Babai kishte një gjë. Që shtëpinë e parë të Vlorës e ka hapur Anisha Hanëmi, e shoqja e Sinan Pashës. Donte që të bëntë djalë por nuk bëri dhe unë mora emrin e të parës së Vlorës. Motra kishte xhelozi dhe më kafshoi gishtin e vogël dhe nuk donte që babai të më përkëdhelte. Por babai me dashurinë e tij e vuri në rrugë të drejtë. Që atëherë më thonte unë jam nënë e saj.

Cili ishte momenti që ju kuptuat që babi juaj ishte një persoalitet i jashtëzakoshëm?

Mamaja ime shkoi me tim atë në Greqi, sepse ishte ambassdor. Aty pashë madhështinë e figurës së babait tim. Isha 20 vjeç.

Çfarë rreziku ndjenit?

Burgosje apo plaçkitje. Sepse e kuptonin që babai im ishte ngritur lart. Na ndiqte dhe frika e burgosjes. Siç pati për shumë e shumë falimje të mëdha. Një nga këto është mbesa e Ali Këlcyrës, Shega Rusi. Ishim të internaura, por na mundonte dhe burgosja.

Si ka mundësi që një familje kaq e rëndësishme në Vlorë, masakrohet në këtë farë feje?

Hysni Kapo, kur ishte tre muaj ministër i brendshëm, e bëri të tijën, na dha pashaporta për të ikur të gjitha grave. Por vuajtjet e një kushëriri tonë, nuk na lanë të kalonim në  Itali pasi italianët patën shumë rregulla të forta.

Dhe kur ne u masakruam, mamaja ime shkoi te Hysni Kapo në Tiranë dhe ka dalë Vito Kapo, “Pse këtu qenka familja e Eqrem Bej Vlorës?”. Dhe ai dha një urdhër ku këtyre u dha një batanije e ushqim.

Çfarë ndodhi pasi u shkëputët nga ferma?

Pasi u sëmura, me komison më futën në poçeri. Atje bëja piktura, dekorativet e porcelanit. Babai im kishte një miqësi në Durrës. Dhe ai person i kishte lënë amanet djemve, do ju mallkoj nëse nuk i bëni jë nder vajzave të Eqrem Bej Vlorës. Dhe ata e ndihmuan në poceri. Bëja vizatime në flori, ar i zi, kur piqej e dilte flori.

 A kishte provokime?

Po, kishte nga më të mëdhate e më të çuditshme. Por ne nuk binim në sy.

Cili ka qënë moment më i keq i jetës suaj?

I fermës sepse ishte puna shumë e rëndë. Hapnim kanale, brazda. Por nuk e bëja dot. Edhe kur u sëmura, doktorët  i thanë nënës sime “ku i ka rënë dielli në kokë?

Si e morët vesh lajmin e vdekjes së babait?

Me telegram. Na e dërgoi Hëna Këlcyra. Mamaja ime me mamanë e Hënës, ishin motra.

E morëm telegramin dhe mbaj mend që e lexonim letrën dhë lotët prishni gërmat e letrës të shkruar me bojë. Nuk bënim dot kërkesë për në Vjenë, nga frika.

Si jetoi nëna jote?

Në vështirësi të mëdha, në borxhe të thella deri në viti 1972. Unë u sëmura shumë në vitin 1973. Kur jam martuar ime më e pyeti tim shoq”djalë e di kujt i ështe kjo vajzë”. Po e di i tha dhe dua të martohem. Im shoq kishte një vizion shumë të madh. Kërkonte një vajzë të klasës së lartë, klas bejlerësh, nuk martohem në fshat. Pas martese, gjëndja jonë ekonomike ndryshoi. Im shoq punonte si mekanik.

Si e morët shtëpinë?

Im shoq punonte shumë në Kavajë. Ai kishte kategorinë e shtatë. Kishte punuar në Pogradec e Elbasan. Babai  Bëri tete mijë orë punë vullnetare. Por nuk po i jepnin shtëpi dhe im shoq tha mos  u mërzisni se do të bëj gjithçka që të marrim shtëpi. Djali tha që të shkojmë në komitet, e ti themi të na ndihmojë. Jo i tha, do të shkoni e do të flisni drejt.

Së bashku me vajzën time, shkoi djali tek dera e Komitetit Qëndror ku po doli makina e Ramiz Alisë dhe i tha që ti takonte. I cuan në katin e dytë, e në atë momet tim shoq e kishin thirrur. Dhe na dhanë shtëpi!

Nga kush e kishit gjithë këtë vuajtje?

Enver Hoxha dhe regjimi komunist.

Cfare do ti thonit Enver Hoxhës?

Do ta nderonim e s’do ti thoim asgjë. Asnjë hakmarrje nuk do të kemi. Se gjaku i babait tim, nuk bënte të liga por vetëm të mira. Ai nuk i bënte keq njeriu edhe nëse e kishte hasëm.

Si i keni rritur fëmijët tuaj zonjë?

Me një vështirësi të madhe, me fukarallëk të madh e një dëshpërim të thellë. Janë rritur para kohe, unë isha e sëmurë tërë kohës.

Si u ndjetë në momenti që mësuat se babai juaj kishte shkruar një libër?

Kur pash librin u ndjeva e habitur, sepse nëna s’më kishte rrëfyer kurrë që kishte shkruar librin. Babai im ishte kolos.

A e kishit menduar se do të vinte kjo ditë për ju?

Jo. Thoshim që Zoti është i madh por prapë e thonim me dyshim. Nuk e mendonim se do të vinte kjo ditë.

Besoni në Zot?

Po, për aryse të sëmundjes dhe moshës.

A keni dëshirë tjetër për atë që ju ka ndodhur?

Presim akoma gjëra të mirë.

Si është Shqipëria sot, ëshët Shqipëria që ëndërronte babai juaj?

Ka akoma të meta, por në përgjithësi është mirë.

Përse nuk keni ikur nga Shqipëria?

Sepse e duam vendin tonë. Kur e lamë shtëpinë në Vlorë e lamë plot me rrobe dhe shtëpinë në Tiranë. Kur i kërkoja nënës ndonjë rrobe, si e re, më thoshte që nuk e dua se plaçka na ka sjellë vetëm probleme.

“Bashkëpunoi me pushtuesit italiane dhe ata gjermanë”është akuza që i është bërë Eqrem Bej Vlorës. Cila është përgjigja e vajzës së tij?

Nuk di si të përgjgijem. Akuza për atë kohë, ishte lloj i sistemit. Për ne, ai nuk është tradhëtar. Ai ishte një njeri që ka bërë albanologjinë kombëtare e si mund të jetë tradhtrar një njeri kur punon edhe jashtë për Shqipërië? Si mund të quhet tradhtar dikush që ka hedhur themelët e shtetit shqiptar.

Përse e vune emrin e kriminelëve të luftes?

Është për t’u bërë analizë e atyre që e shkruajtën. Për ne, ai është dikush që punoi shumë për Shqipërinë dhe Kosovën. Një person që jep një kontribut të tillë, nuk ka si të jetë tradhtar.

Cili ëhtë vlerësimi juaj për Hëna Këlcyrën?

E admiroj dhe e dua shumë se i ka ndenjur pranë babait të saj. Im atë deri në momentin e fundit ka qënë një njeri i gojës dhe i mendjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here