Superliga Shqiptare / Tërbuni rrëmben fitoren e parë, Bylisi koleksionon të dytën

0
134

Napoli vs Roma - Serie A Tim 2012/2013Pukianët kanë arritur të jenë më superiorë se ballshiotët në lojë dhe në gola, duke marrë tri pikët e para në kampionat

 

SuperligaShqiptare ka nisur të hedhë hapat e parë me ndeshjet e luajtura për javën e dytë të Kampionatit Kombëtar. Dje është luajtur sfida midis dy të rejave të këtij kampionat. Bylis dhe Tërbuni janë dy skuadrat e ardhura nga Kategoria e Parë dhe sigurisht që për to nuk do të jetë e lehtë mbijetesa, pasi të tjerat kanë më shumë investime dhe lojtarë cilësorë. Tërbuni me fitoren e djeshme ka treguar që është më lart se Bylisi. Sfida nis mirë për pukianët që tentojnë të shkojnë drejt golit që në minutat e para. Mirëpo shtylla do ti ndalte në minutën e 14-të pukianët që janë të pafat. EdheBylisi do të provonte të bënte lojën e tij, por pa shumë rezultat. Kjo pasi në të 37-ën do të ishte SadushDanajai që do të shënonte për veriorët dhe do t’i kalonte në avantazh. Të kuqtë provojnë të barazojnë me Mbellën, por pa rezultat. Bylisi luan në gjysmëfushën pukjane, përpiqet me anë të Peposhit, por mbrojnë mirë djemtë e Nikajt. Në të 44-ën Gavazaj gjuan nga distanca por pret portieri Mushica. Në minutat shtesë Bylis tenton në minutat e fundit me anë të Pepës, por pa rezultat. Pjesa e parë do të mbyllej me rezultat të pandryshuar. Fraksioni i dytë do të nis me një lojë të barabartë nga të dy krahët dhe nuk do të kishte shumë raste. Ndërsa një sherr mes lojtarëve Shoshi dhe Tushaj do t’i linte të dyja skuadrat me nga 10 lojtarë pasi do të ndëshkoheshin me të kuq. Loja fillon dhe bëhet më e ashpër, lojtarët tregojnë shenja nervozizmi. Bylisi përpiqet të krijojë aksione goli për të barazuar shifrat por pa rezultat. Gjombrati tenton të depërtojë në zonën e Tërbunit, por nuk ia del, mbyllin mirë pukjanët. Mallakastriotët kërkojnë të realizojnë, me anë të mesfushorit Peposhi, por topi kthehet në zotërim të pukjanëve. Tërbuni në këto minuta përpiqet të ruajë rezultatin e avantazhit.Goditje këndi për Bylisin. Në të 76-ën është pësëriGjombrati që humbet një mundësi të artë për të barazuar rezultatin, por nuk arrin, topi përfundon në rivënie fundore. Kundërpërgjigjen pukianëtme goditje dënimiekzekuton Gërxho, topi përfundon në zonë aty ku gjendet Vatnikaj, sulmuesi gjuan, por topi përfundon në duart e Mushicës.Nuk do të kalonte shumë kohë dhe muri i jugorëve do të thyhej përsëri. Sulmata shënon golin e dytë për Tërbunin që i jep dhe fund shpresave se loja mund të ndryshonte rrjedhën. Ballshiotët nisen në sulm, tentojnë të kalojnë mbrojtjen pukjane, por pa rezultat, asnjë rrezik për gardianin Haxho. Pjesa tjetër e lojës do të ishte pa shumë emocione dhe pa raste që mund të cenonin fatin e ndeshjes. Kështu Tërbuni rrëmben një fitore shumë të rëndësishme ndaj një rivali direkt për mbijetesë. Ndërsa Bylis do ti duhet të bëjë shumë në ndeshjet e tjera për të marrë pikë edhe pse duket një mision i vështirë.

 

 

 

 

Kok2

 

Juventusi, humbje historike, Roma në delir

 

Kryeqytetasit kanë mundur “Zonjën e Vjetër”, dukeudhënë një shije mjaft të hidhur bardhezinjve që nuk kishin pësuarasnjëherë dy humbje në fillim të kampionatit

 

Roma triumfon 2-1 ndaj Juventusit në sfidën delikate për titullin, të luajtur prej javës së dytë të Serisë A italiane. Një rezultat qëushkakton kampionëve në fuqi disfatën e dytë radhazi dhe shënon një prej momenteve më të dobëta në histori për bardhezinjtë. Në fakt, “Zonja e Vjetër” nuk kishte humbur asnjëherë dy ndeshjet e para të kampionatit. Ende pa kaluar një minutë lojë, Roma pretendon një 11-metërsh. Mandzukic pengon në zonë Florenzin, por sipas gjyqtarit Rizzoli loja duhej të vazhdonte. Një vendim i diskutueshëm dhe verdhekuqtë që ankohen me të drejtë. Me përforcimet e reja dhe Pjanic në rolin e regjisorit, Juventusi duket i pafuqishëm përballë Romës. Megjithatë, rasti më i mirë i pjesës së parë është shtylla e goditur pikërisht nga Pjanic në të 24-ën. Festa e prishur nuk e demoralizon boshnjakun, që në të 61-ën zhbllokon shifrat me një ekzekutim të shkëlqyer nga goditje dënimi. Topi i goditur me klas kalon murin mbrojtës, ndërsa Buffon vetëm sa e shoqëron me sy drejt rrjetës. Pa organizimin dhe grintën e duhur Juventusi tenton të reagojë me Pogba, devijimi me kokë i të cilit përfundon mbi portë. As aktivizimet e Pereyra e Cuadrado-s dhe ndryshimi i skemës me tre sulmues nuk i ndihmon miqtë. Përveç tre lojtarëve të rëndësishëm në merkaton e verës, bardhezinjtë kanë humbur edhe personalitetin dhe grintën në fushë. Kartoni i kuq i Evra në të 78-ën ishte shenja e dorëzimit. Vetëm pak sekonda më pas, Dzeko dyfishon shifrat me kokë për Romën, pas harkimit të IagoFalque. Në momentin kur Juventusi zgjohet është tepër vonë. Goli i Dybala erdhi në të 87-ën, ndërsa dy minuta më pas ishte portieri Szcesny ai që mbrojti suksesin e Romës, me një pritje të shkëlqyer duke evituar golin e Bonucci-t. Dy ndeshje, dy humbje. Të thuash se Juventusi nuk mund ta fitojë sërish titullin është ende shpejt. Por, një disfatë historike dhe lajmi se bardhezinjtë janë në kuotën e zero pikëve nuk lë indiferent askënd.

 

 

 

Shkurte

 

PSV dominon ndaj Feynoord-it

 

 

Kampionët në fuqi të PSV Eindhoven i japin fund fillimit perfekt të sezonit të Feyenoord, duke fituar 3-1 në supersfidën e javës së katërt të Eredivises holandeze në “PhillipsStadion”. Skuadra e GiovannivanBronckhorst, që kishte grumbulluar 9 pikë të plota, udhëtoi drejt Eindhoven-it me besimin se mund ta mposhtte PSV-në, që regjistronte 2 barazime në tre ndeshje. Miqtë e nisën mjaft mirë sfidën, duke zhbllokuar rezultatin vetëm pas 4 minutave lojë. JeffreyBruma dërgoi në portën e tij një top të ardhur nga harkimi i BilalBasacikoglu. Me avantazhin e shpejt, Feyenoord u tërhoq në mbrojtje dhe kjo zgjedhje taktike bëri që presioni i PSV Eindhoven të rritej. Tentativat e Luuk de Jong, Narsingh dhe Vermeer i hapën rrugën golit të barazimit. Në të 36-ën MaximeLestienne shfrytëzoi harkimin e Propper, duke e dërguar topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Vermeer. PSV vazhdoi ta kontrollonte lojën dhe goli i avantazhit erdhi në minutën e pestë të pjesës së dytë. Narsingh gjeti Santiago Arias në zonë, që nuk gaboi. Disavantazhi zgjoi Feyenoord-in që kërkon golin e barazimit. Portieri Zoet neutralizoi në dy momente goditjet e Basacikoglu, ndërsa Isimat-Mirin ishte me fat që topi i larguar prej tij përfundoi në shtyllë. Shpresat e miqve u shuan nëntë minuta përpara fundit të kohës së rregullt. Gjyqtari BjornKuipers akordoi 11-metërsh në favor të PSV-së dhe JurgenLocadia nuk gaboi nga pika e bardhë, duke vulosur fitoren 3-1 të ekipit nga Eindhoven. Me këtë rezultat, PSV ngjitet në vendin e 6-të në renditje, ndërsa Feyenoord zbret në të tretin.

 

 

De Bruyne: Te Siti bëj maksimumin

 

Kevin De Bruyne është shumë i kënaqur për transferimin te MançesterSiti, ku ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare. Besohet se klubi anglez ka paguar rreth 55 milionë funte (duke përfshirë edhe bonuset) për nënshkrimin e tij. 24-vjeçari kaloi 18 muaj fantastikë te Volfsburgu, prandaj joshi interesimin e shumë klubeve të mëdha dhe përfundoi në “Etihad Stadium”. “Dua të arrij nivelin më të lartë të mundshëm si lojtar dhe mendoj se më e rëndësishmja është që në fund të sezonit të jemi të kënaqur dhe të kemi fituar disa tituj”, – është shprehur belgu për faqen zyrtare të klubit. Ai mund të debutojë në ndeshjen ndaj Kristal Palas që do të zhvillohet më 12 shtator (pas ndeshjeve kualifikuese për Euro 2016 që përfaqësuesja e tij do ti zhvillojë ndaj Bosnjës dhe Qipros).

 

 

Junajtid pëson humbjen e parë

 

MançesterJunajtidka pësuar humbje prej 2-1 në udhëtim te SuanseaSiti. Vendasit bënë paraqitje më të mirë në fraksionin e parë, ndërkohë që mysafirëve u mungonte kreativiteti. Sido që të jetë, pjesa e parë u mbyll pa gola. Me të nisur gjysma e dytë (48’), vizitorët kaluan në epërsi. Shaw sulmoi nga e majta dhe dërgoi një harkim që anashkaloi Rooney-n, por që Juan Matas iu dha shansi ta shënonte golin e 50-të në Ligën Premier. Në një kundërsulm të vendasve, Williams pasoi te Sigurdsson, i cili asistoi te AndreAyew që e barazoi rezultatin (61’). Përmbysja ndodhi në minutën e 66-të, ku BafetimbiGomis u asistua nga Ayeë. Kjo ishte humbja e parë e MançesterJunajtid-itnë sezonin e ri dhe tash numëron shtatë pikë pas katër javësh. Me dy fitore, një barazim dhe një humbje, “Djajtë e Kuq” qëndrojnë në pozitën e pestë në tabelë.

 

 

Gashi shënon përsëri

 

ShkëlzenGashi arriti të shënojë gol në fitoren prej 3-1 të Bazelit kundër Zyrihut. Bazeli filloi ndeshjen mirë duke shënuar në minutën e pestë, por vetëm pas 33 minutash Zyrihu e barazoi rezultatin në 1-1 dhe kështu u mbyll pjesa e parë. Pjesa e dytë filloi me sulme të njëpasnjëshme të Bazelit dhe në minutën e 71-të, shënoi edhe ShkëlzenGashi duke e kaluar në avantazh ekipin e tij. Pas, sigurisë që fituan kampionët zviceranë me golin e sulmuesit shqiptar, ata arritën që të shënojnë edhe golin e tretë në fund të ndeshjes nga pika e bardhë. Për Bazelin u paraqit gjithashtu dhe Granit Xhaka, kurse për Zyrihun, Sadiku dhe Djimsiti. Pas shtatë javësh, Bazeli ka 21 pikë dhe është në vendin e parë, kurse Zyrihu në të fundit me vetëm pesë pikë.

 

 

Xhenoa hedh sytë nga Xhemaili

 

Aventura e Blerim Xhemajlit te Galatasaray është pranë përfundimit, pasi për atë ka shprehur interesim Xhenoa.Mediat italiane kanë publikuar një prapaskenë mjaft befasuese për të ardhmen e mesfushorin 29-vjeçar duke raportuar se ai është pranë rikthimit në Serie A. Sipas “Sky Sport”, shqiptari është shumë afër të rikthehet në Itali dhe të veshë fanellën Xhenoas, vetëm pas një viti te Gallatasaraji. Ky transferim pritet të jetë në formë të huazimit, ku klubi turk do të paguajë rreth 70 për qind të rrogës. Negociatat kanë filluan të shtunën mbrëma dhe pritet të përfundojnë së shpejti. Xhemaili arriti të paraqitet vetëm 11 herë për “Gallatën”, kurse në Itali ai ka luajtur mbi 100 ndeshje me Torinon, Parmën dhe Napolin.

 

 

Dortmundkoleksionon të tretën ndaj Hertës

 

Borusia eDortmundit e ka regjistruar edhe fitoren e tretë në Bundesligë, duke mposhtur Hertën e Berlinit me rezultat 3-1. Në ndeshjen e zhvilluar në “SignalIduna Park”, MatsHummels priti një harkim për të shënuar me kokë në minutën e 27-të. Ky ishte goli i vetëm në fraksionin e parë dhe skuadra vendase shkoi në pushim me epërsi minimale.Aubameyang e dyfishoi epërsinë në fraksionin e dytë duke realizuar golin e sigurisë ne të 51-ën. Megjithatë, mysafirët i dramatizuan gjërat kah fundi i ndeshjes duke e ngushtuar rezultatin me golin e SalomonKalou (78’). Por, vendasit jo vetëm që e ruajtën epërsinë deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, por shënuan edhe golin e tretë në minutat shtesë. Realizues ishte AdrianRamos (90’+4). Pas tri javësh, Borusia eDortmundit numëron nëntë pikë dhe ndan kreun e tabelës me Bajern e Mynihut.

 

 

Bajerni nënshkruan me Coman-in

 

Bajerni i Mynihut dhe Juventusi kanë rënë dakord që KingsleyComan të huazohet te bavarezët deri në përfundim të sezonit 2016/2017. Klubi gjerman mund ta blejë francezin nga Zonja e Vjetër gjatë kohës sa ai është i huazuar, për 21 milionë euro. “Mezi po pres të luaj për Bajernin. Ky është një hap i madh në karrierën time dhe shpresoj që të luaj një rol të rëndësishëm gjatë kohës që jam këtu”, – ka thënë 19-vjeçari gjatë prezantimit. “KingsleyComan është një nga talentet më të mëdhenj në futbollin evropian. Ne jemi të kënaqur që kemi nënshkruar me të, pasi është mjaft i shpejtë, ka teknikë dhe është shumë i mençur”, – ka thënë drejtori sportivMatthiasSammer.

 

 

Valdes kthen kokën ngaBeshiktashi

 

Portieri spanjoll, VictorValdes, është një hap larg transferimit te Beshiktashi nga MançesterJunajtid-i. 33-vjeçari që pas transferimit nga Barcelona ka arritur të bëjë vetëm dy paraqitje zyrtare për Djajtë e Kuq dhe kjo e ka shtyrë që të largohet nga “OldTrafford”-i. Sipas burimeve të “TuttoMercatoWeb”, ai është afër që t’i bashkohet Beshiktashit, pasi ka një javë që klubi turk dhe ai anglez kanë punuar për të arritur një marrëveshje. Besohet se ish-portieri katalanas do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me “Shqiponjat e Zeza”, ku do të fitojë rreth dy milionë euro në sezon

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here