Operacioni /  “Tallava”, gjenden 26 këngëtare dhe balerina, në pranga 2 të rinj për kokainë

0
147

 

policia9-300x196

Policia e Tiranës gjatë dy ditëve të fundit deri në orët e para të mëngjesit të së dielës ka zhvilluar një aksion me kontrolle në lokalet e natës, ndërsa janë kontrolluar disa prej atyre të tallavasë

 

Një aksion për kontrollin e lokaleve të natës në Tiranë është bërë gjatë fundjavës. I nisur mbrëmjen e së shtunës dhe i përfunduar mëngjesin e djeshëm, ky aksion ka çuar në pranga 2 persona, duke sekuestruar një sasi kokaine dhe janë shoqëruar në polici 26 vajza të reja. Edhe pse qëllimi i policisë ishte kapja e personave në kërkim, me armë, drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, u sekuestruan vetëm 20 doza kokainë. Të arrestuarit mësohet se janë Aldi Mata, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, u arrestua pasi u kap me doza kokaine. Policia kishte informacion se 23-vjeçari shiste drogë. Gjithashtu u arrestua edhe pronari i lokalit ku Mata u kap. Arlond Gashi, 23 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, ka në pronësi lokalin në rrugën dytësore në Kashar dhe akuzohet se ka përshtatur ambient për përdorim droge.

 

Aksioni policor

Policia e Tiranës gjatë dy ditëve të fundit deri në orët e para të mëngjesit të së dielës ka zhvilluar një aksion me kontrolle në lokalet e natës me qëllim kapjen e personave në kërkim, për armëmbajtje pa leje, prodhim dhe shitje të lendeve narkotike, shfrytëzim prostitucioni, drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt etj. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në disa lokale u arrestuan 2 persona si dhe janë shoqëruar 26 vajza. Në pranga ka rënë Aldi Mata, 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë. Arrestimi i këtij personi është bërë pasi disponoheshin informacione dhe dyshohej se në lokale të natës ky person shiste dhe shpërndante lende narkotike. Nga kontrolli fizik i ushtruar këtij personi i është gjendur një sasi lënde e dyshuar narkotike kokaine e ndarë në rreth 20 doza. Gjithashtu është bërë edhe arrestimi në flagrancë për veprën penale “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” të Arlond Gashi, 23 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues Tiranë. Arrestimi i këtij personi është bërë pasi ai si pronar i lokalit që ndodhet në rrugën dytësore Tiranë-Kashar, ku nga kontrolli i ushtruar është konstatuar një ambient i përshtatur për përdorim të lëndëve narkotike, ku në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 pjata dhe tre karta që shërbenin për ndarjen e lëndës narkotike. Po kështu në cilësinë e provës materiale është sekuestruar dhe një sasi prej 0.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Gjatë këtij aksioni janë shoqëruar në mjediset e Drejtorisë së Policisë Tiranë 26 femra. Disa nga këto vajza punonin si balerina dhe këngëtare dhe mes tyre kishte dhe femër të shpallur në kërkim nga policia për largim nga banesa, si dhe dy të mitura të cilat janë pyetur në prani të psikologes dhe janë marrë nga prindërit. Të gjitha vajzat u pyetën me formular të intervistës formale dhe nuk kanë shprehur ndonjë shqetësim, apo te dhëna që kanë të bëjnë me prostitucionin. Policia po punon për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtyre femrave. Kontrollet do vazhdojë në të gjitha lokalet e natës, por jo vetëm atje por në çdo ambient që policia disponon informacione apo dyshon për veprimtari të paligjshme.

 

 

“Danger”, dy kuksianë vihen në pranga me 30 kg eksploziv plastik

 

Dy të rinj janë vënë në pranga nga uniformat blu të Policisë së Tiranë, në tentativë për të shitur eksplozive. Burime nga policia e kryeqytetit thanë se, pas më shumë se 1 muaj hetime është përfunduar me sukses operacioni i koduar “Danger” dhe në pranga janë vënë dy persona. Të arrestuarit janë: 1. Sokol Sinani, 31 vjeç, lindur dhe banues në Kukës dhe Imerli Metaj, 37 vjeç, banues në Kukës. Këtyre dy personave u është gjetur një sasi prej 126 copë eksploziv plastik me peshë të përgjithshme 30 kilogramë dhe 45 kapsolla plasëse që shërbenin për plasjen e kësaj lënde. Kapja e tyre u bë në momentin kur po tentonin dorëzimin e lëndës plasëse. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjithashtu edhe dy aparate telefonik celular dhe një shume e konsiderueshme të hollash. Policia po punon për kapjen e personit të tretë të implikuar në këtë veprimtari kriminale për të cilin është bërë dhe shpallja në kërkim.

 

 

Kapen 11 shqiptarë, po shkonin në Britaninë e Madhe me jaht

 

Një jaht me 11 emigrantë shqiptarë që kishte si synim brigjet e Britanisë së Madhe është kapur nga policia në Holandë. Ndalimi i jahtit është bërë afër Amsterdamit. Bashkë me 11 emigrantët shqiptarë në mjetin luksoz lundrues gjendeshin dhe 14 emigrantë nga Vietnami. Sipas policisë holandeze, emigrantët do të paguanin nga 4 mijë paund (5500 euro) për kalimin në territorin e Britanisë së Madhe. Policia ka arrestuar dy holandezë të moshës 25 dhe 26 të cilët do të akuzohen për trafik. Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë, ndërsa mediat britanike e kanë bërë publike sot lajmin. Portet e Holandës dhe Belgjikës po përdorën nga trafikantët në një kohë kur siguria në Francë është rritur ndjeshëm pas dyndjes së emigrantëve në Calais. Mjetet luksoze lundruese janë rruga më e thjeshtë për të mbërritur në ishullin britanik pasi shpesh ato nuk kontrollohen nga policia. “Dikush pa shumë njerëz në jaht dhe lajmëroi. Zakonisht në këto mjete gjenden 4 deri në 6 persona”, – shprehet drejtori i Marinës, Gerlof Funke Kuepper.

 

 

Pogradec, 27-vjeçari i zhdukur prej tri ditësh gjendet i pajetë në kanal

 

Gjendet i pajetë trupi i 27-vjeçarit nga fshati Cerrave i Pogradecit i cili rezultonte i zhdukur tre ditë më parë. Ngjarja e rëndë u regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Korçë – Pogradec në vendin e quajtur Qafe Pllocë. Sipas të dhënave nga blutë e Pogradecit, trupi i pajetë i 27-vjeçarit të zhdukur tre ditë më parë u gjet në kanal bashkë me motorin që ai udhëtonte në momentin e ngjarjes. Kanë qenë kalimtarë të rastit të cilët kanë gjetur trupin e pajetë ndërsa kanë lajmëruar menjëherë uniformat blu. Po të njëjta burime thonë se viktima është Ervin Janusllari banues në Cerrave, babai i një vajze të mitur i cili punonte si kamerier në lokalin e fshatit Stropcke, 10 km larg vendit të ngjarjes. Mësohet se, viktima tre ditë më parë kishte qëndruar në lokalin ku punonte deri në orët e para të mëngjesit me disa miqtë e tij dhe më pas është larguar drejt banesës. Errësira por edhe përdorimi i pijeve alkoolike kanë bërë që 27-vjeçari të humbë kontrollim dhe të bjerë në kanal bashkë me motorin duke i shkaktuar vdekjen.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here