Raportet e OKB/ Eksodi i shqiptarëve drejt BE-së, fundvitet 2011 dhe 2013 shënuan ndryshimin
ILIR SINANAJ
Nga viti 2012 e deri në vitin 2014 numri i azilkërkuesve nga Shqipëria drejt 44 vendeve të industrializuara është rritur ndjeshëm, sipas analizës së 3 raporteve të Komisionit tëtë Drejtave të Njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNCHR) për nivelin e kërkimit të azilit, përkatësisht të publikuar në data 21 mars 2012, 21 mars 2014 dhe 26 mars 2015. Duke iu referuar këtyre raporteve, vendet më të pëlqyera nga shqiptarët për të kërkuar azil janë me shumicë dërrmuese ato të Bashkimit Evropian. Sipas raportit për vitin 2014 (UNCHR, AsylumLevelandTrends in the IndustrializedCountries), Shqipëria nga viti 2010 deri në vitin 2014, ka kaluar përkatësisht nga vendi i 35-të në vendin e 12-të, për sa u përket vendeve të origjinës me numrin më të madh të azilkërkuesve drejt 44 vendeve të industrializuara (për rastin e azilkërkuesve shqiptarë janë vendet e BE-së).
Raporti për vitet 2011 – 2012
Ka qenë pikërisht gjatë viteve 2011 dhe 2012, kur ka pasur një rritje të theksuar të azilkërkuesve nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Sipas raportit për vitin 2012 (UNCHR, AsylumLevelandTrends in the IndustrializedCountries), në vitin 2011 nga Shqipëria drejt BE-së 2848 shqiptarë në total kishin aplikuar për azil, ndërsa në vitin 2012 edhe 6853 shqiptarë të tjerë gjithashtu aplikuan për azil. Rritja ishte 141%.
Gjatë viti 2011, periudha me kërkesat mëtë shumta të shqiptarëve për azildrejt Bashkimit Evropian ishte 3-mujori tetor – dhjetor, kur u regjistruan 1339 kërkesa ose mbi 45% tëtë gjitha kërkesave të këtij viti. Edhe për vitin 2012, periudha tetor – dhjetor shënoi numrin më të madh të kërkesave të shqiptarëve për azil në vendet e Bashkimit Evropian, pra 2291.
Raporti për vitet 2012 – 2013
E riparë në raportin e vitit 2013 (UNCHR, AsylumLevelandTrends in the IndustrializedCountries), numri i azilkërkuesve shqiptarë drejt BE-së, për vitin 2012 ishte 6883. Për vitin 2013, po sipas këtij raporti, numri i kërkesave të shqiptarëve për azil u rrit me 54%, krahasuar me një vit më parë. E thënë ndryshe në vitin 2013, drejt BE-së u nisën 10,599 shqiptarë.
Periudha me fluksin më të madh të azil kërkuesve nga Shqipëria drejt BE-së ishte periudha e muajve tetor – dhjetor. Gjatë kësaj periudhe kërkuan azil 3,720 persona ose rreth 60% më shumë se sa periudha tetor – dhjetor 2012.
Raporti për vitet 2013 – 2014
Duke iu referuar raportit për vitin 2014 (UNCHR, AsylumLevelandTrends in the IndustrializedCountries), numri i azilkërkuesve nga Shqipëria drejt Bashkimit Evropian ishte 16,029 ndërsa shifrat e ripara për vitin 2013 ishin 10,586 azilkërkues. Rritja e numrit tëazilkërkuesve nga Shqipëria drejt Bashkimit Evropian ishte 51%.
Kush e zgjedh Shqipërinë për azil
Në Shqipëri gjithashtu ka pasur kërkesa për azil, kryesisht nga Siria dhe Irani. Kështu, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në vitin 2013 në vendin tonë kishte 197 kërkesa azili nga shtetas iranianë dhe 24 kërkesa nga shtetas sirianë.
44 vendet e industrializuara
Këto përfshijnë 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova (duke qenë se është raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Serbia dhe Kosova janë llogaritur bashkë),Maqedonia, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Zvicra, Turqia, Australia, Zelanda e Re, Japonia, Koreja e Jugut, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vendi | 2010 | 2011 | 2012 | 2013 | 2014 |
Siri | 20 | 13 | 2 | 1 | 1 |
Irak | 4 | 3 | 7 | 3 | 2 |
Afganistan | 2 | 1 | 1 | 4 | 3 |
Serbi dhe Kosovë | 1 | 4 | 3 | 5 | 4 |
Eritre | 11 | 10 | 10 | 8 | 5 |
Pakistani | 8 | 5 | 5 | 6 | 6 |
Kinë | 3 | 2 | 4 | 10 | 7 |
Nigeri | 9 | 9 | 12 | 11 | 8 |
Iran | 7 | 6 | 8 | 9 | 9 |
Somali | 6 | 8 | 9 | 7 | 10 |
Rusi | 5 | 7 | 6 | 2 | 11 |
SHQIPËRI | 34 | 35 | 17 | 12 | 12 |
Pa shtetësi | 24 | 36 | 28 | 13 | 13 |
Ukrainë | 57 | 58 | 53 | 52 | 14 |
Meksikë | 17 | 12 | 11 | 14 | 15 |
15 vendet nga erdhi numri më i madh i azilkërkuesve drejt 44 vendeve të industrializuara
Azilkërkues nga Shqipëria 2013 – 2014
Në 44 vendet e industrializuara | ||
Viti | Ndryshimi vjetor | |
2013 | 2014 | |
11,295 | 17,026 | + 51% |
Në vendet e Bashkimit Evropian (28) | ||
Viti | Ndryshimi vjetor | |
2013 | 2014 | |
10,586 | 16,029 | + 51% |
Azilkërkues që kanë aplikuar në Shqipëri
Viti | ||||
2010 | 2011 | 2012 | 2013 | 2014 |
10 | 20 | 20 | 230 | 430 |
Azilkërkues nga Shqipëria 2012 – 2013
Në 44 vendet e industrializuara | ||
Viti | Ndryshimi
vjetor |
|
2012 | 2013 | |
7,728 | 11,278 | + 46% |
Në vendet e Bashkimit Evropian (28) | ||
Viti | Ndryshimi vjetor | |
2012 | 2013 | |
6,883 | 10,599 | + 54% |
Azilkërkues nga Shqipëria në 2013
Në 44 vendet e industrializuara | ||||
Janar – Mars | Prill – Qershor | Korrik – Shtator | Tetor – Dhjetor | Totali |
2,276 | 2,642 | 2,640 | 3,720 | 11278 |
Në vendet e Bashkimit Evropian (28) | ||||
Janar – Mars | Prill – Qershor | Korrik – Shtator | Tetor – Dhjetor | Totali |
2,097 | 2,460 | 2,477 | 3,565 | 10,599 |
Në Kanada dhe SHBA | ||||
Janar – Mars | Prill – Qershor | Korrik – Shtator | Tetor – Dhjetor | Totali |
98 | 112 | 82 | 57 | 349 |
Azilkërkues nga Shqipëria 2011 – 2012
Në 44 vendet e industrializuara | ||
Viti | Ndryshimi vjetor | |
2011 | 2012 | |
3,356 | 7,698 | + 129% |
Në vendet e Bashkimit Evropian (27) | ||
Viti | Ndryshimi vjetor | |
2011 | 2012 | |
2,848 | 6,853 | + 141% |
Azilkërkues nga Shqipëria në 2011
Në 44 vendet e industrializuara | ||||
Janar – Mars | Prill – Qershor | Korrik – Shtator | Tetor – Dhjetor | Totali |
500 | 593 | 786 | 1,477 | 3,356 |
Në vendet e Bashkimit Evropian | ||||
Janar – Mars | Prill – Qershor | Korrik – Shtator | Tetor – Dhjetor | Totali |
383 | 482 | 644 | 1,339 | 2,848 |
Në Kanada dhe SHBA | ||||
Janar – Mars | Prill – Qershor | Korrik – Shtator | Tetor – Dhjetor | Totali |
95 | 96 | 103 | 109 | 403 |
Azilkërkues nga Shqipëria në 2012
Në 44 vendet e industrializuara | ||||
Janar – Mars | Prill – Qershor | Korrik – Shtator | Tetor – Dhjetor | Totali |
988 | 2,124 | 2,027 | 2,559 | 7,698 |
Në vendet e Bashkimit Evropian | ||||
Janar – Mars | Prill – Qershor | Korrik – Shtator | Tetor – Dhjetor | Totali |
816 | 1,922 | 1,824 | 2,291 | 6,853 |
Në Kanada dhe SHBA | ||||
Janar – Mars | Prill – Qershor | Korrik – Shtator | Tetor – Dhjetor | Totali |
138 | 131 | 128 | 170 | 567 |
Viti | Totali i azilkërkuesve | |||
2010 | 2011 | 2012 | 2014 | |
10 | 20 | 230 | 430 | 710 |
Azilkërkues që kanë aplikuar në Shqipëri
Azilkërkues në Shqipëri në vitin 2013 | |
Vendi i origjinës | Aplikues |
Irani | 197 |
Siri | 24 |
Peru | 1 deri në 4 |
Kinë | 1 deri në 4 |
Mali i Zi | 1 deri në 4 |
Bosnje-Hercegovinë | 1 deri në 4 |
Gambia | 1 deri në 4 |
Azilkërkues në Shqipëri në vitin 2012 | |
Vendi i origjinës | Aplikues |
Serbi dhe Kosovë | 8 |
Somali | 1 – 4 |
Irak | 1 – 4 |
Algjeri | 1 – 4 |
Bangladesh | 1 – 4 |
Pakistan | 1 – 4![]() |