Prishet natën Kisha në Dhërmi. Greqia: Rama si ISIS-i. Kryeministri: S’ju takon të flisni. Basha: Akt i pabesë

0
126

kisha e prishurAthina ashpërson tonet ndaj Tiranës zyrtare, pas shembjes së kishës së “Shën Thanasit” në Dhërmi në orët e para të mëngjesit të 26 gushtit 2015. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke Konstandini Koutra, e ka barazuar aktin, me ato te xhihadistëve. “Shkatërrimi i vendeve të shenjta dhe atyre të kultit po bëhet së fundmi në zonën e Lindjes së Mesme dhe në Afrikën e Veriut nga xhihadistët. Sot ne pamë këtë gjë të bëhet edhe në Shqipërinë fqinje. Lidhur me këtë çështje do të informojnë menjëherë komunitetin ndërkombëtar” . Qëndrimeve të ashpra të diplomacisë fqinje, i është bashkuar edhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. “Kjo ngjarje është një shkelje e së drejtës universale të besimit dhe laicitetit të shpallur në Kushtetutë të shtetit, i cili merr përsipër në mënyrë të njëanshme prishjen e një objekti kulti ortodoks dhe në vend të tij të ngrejë një tjetër, duke marrë iniciativa dhe angazhime që nuk i takojnë dhe përbëjnë ndërhyrje nëçështjet e brendshme fetare.

Veprime të tilla të papërgjegjshme dhe aventureske vënë në rrezik harmoninë fetare në vend, duke krijuar konflikte midis besimeve dhe komuniteteve fetare.” Partia bashkimi per te drejtat e njeriu te cilesoi prishjen e kishes ne dhermi nje veper te paste rte deputetit Koco kokedhima. Për këtë ngjarje reagoi edhe Kreu i PD Lulzim Basha. “Në errësirë, pa transparencë, pabesisht, Edi Rama shembi me forcën e INUK atë që konsiderohet nga komuniteti i Dhërmiut si objekt kulti.

Kryeministri Rama ka zgjedhur rrjetin social facebook, për ti dhënë një përgjigje të qartë, Greqisë se çdo ndërhyrje e saj për këtë çështje konsiderohet e pa pranueshme. “Ortodoksët shqiptarë janë qytetarë shqiptarë që kanë shtetin e tyre dhe hapësira e ushtrimit të besimit të tyre nuk është protektorat i asnjë shteti tjetër. Ashtu sikundër Kisha Autoqefale Shqiptare, çdo problem që ka pasur, ka apo do të ketë me shtetin, e ka trajtuar, e trajton apo do ta trajtojë me shtetin shqiptar e me institucionet e tij. Prandaj, çdo ndërhyrje në këtë mes, është ndërhyrje e papranueshme në punët e brendshme të Shqipërisë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here