Skandali në Dhërmi/ Aty ku paguan 100 euro nata për vilë dhe merr dhomëz, si “luhet” me klubet e natës

0

DhermiPushimet jane te “shenjta”! Ke punuar gjate gjithe vitit dhe ne te pakten dy jave te veres kerkon qe “rropatjen” e 11 muajve te tere ta harrosh… Por s’ke si ta harrosh kur pushimet te kthehen ne “makth” dhe me vete mendon – ” Kur do kthehem ne shtepi?”. Po flasim per gjendjen skandaloze te sektorit hoteleri-turizem ne plazhet e Jugut. Deri me tani kane qene te shumta denoncimet  ne media  per cmime  stratosferike ne periudhe sezoni ne keto plazhe, ku me i fundit dhe nder me qesharaket ishte ai sipas se cilit cmimi i nje veze te skuqur per mengjes kushtonte 3 mije leke. Nderkohe ne gazeten “standard” ka mberritur sot nje denoncim lidhur me zonen e Dhermiut, nje nder plazhet me te bukurua te Jugut, por qe duket po behet “pis” nga ata qe duhet te ishin te interesuarit e pare per sherbimin ndaj klientit, pikerishte nga zoteruesit e hoteleve, shtepiave, lokaleve, shezlongjeve etj… Ne baze te denoncimit qendron shqetesimi jo vetem per shtrejtesine e cmimeve, por edhe per mashtrimet e pronareve te shtepiave si edhe te atyre te lokale, ku sipas vajzave qe kane shprehur kritikat e tyre ne gazete ” ne cdo sherbim qe na u kry, nese mund te quhente te tille, nuk more asnje fature”. Me poshte po ju botojme denoncimin e ardhur ne redaksine e gazetes, i cili jo vetem qe te ben te mendosh mire para se te vendosesh se nese ke ndermend per te vizituar Dhermiun, por te jep nje pershtypje tejet negative per turizmin shqiptar ne kohe vere, sidomos ne zonat e Jugut.

Loading...

Denoncimi

“Bashke me nje shoqen time qe kishte 5 vjet qe nuk vinte ne Shqiperi nga amerika, vendi ku jeton , dhe ku pushimet e fundit i kishte kaluar ne Bahamas per vetem 1000$ per 10 dite  all inclusive , per atdhetarizem prenotuam qe ne fillim qershori nje vile ne dhermi!!! Kaluan dite dhe erdhi data!! Por vileta tashme ishte kthyer ne nje dhome dhe nje dhomez!! Habi pa fund, por cmimi vazhdonte 100€ , nuk mjaftonte kjo vap sh vap dhe ndezem kondicionerin , por nuk ftohte, dhe pronari pa problem tha se nuk ka energji mjaftueshem ,dhe ne plasnim vape dhe pse 100€ Nata.
Shellzoni me cader nuk perfshihej ne cmim.  Insekte pa fund. Te lodhur hyme diku te pinim nje kafe, por dhe pse tavolinat ishin bosh kamarieret na thane nuk mund te qendroni, ketu hahet nuk pihet!!!! Ikem…

Nuk gjetem cadra dhe nga halli me makine ikem larg per plazh. Ne darke do kendonin vellezerit Stefi diku aty. Thame te shkonim! I beme gati e shkuam tek vendi ku vetem hahej, nuk pihej kete radhe per te ngrene, por prap kamarieret dhe pse tavolina bosh kishte, na thane ska jemi shume te zene, pastaj gjetem nje qoshke por kamarieri nuk erdhi as per 30 min qe pritem. Shkuam ne piceri dhe me ne fund ne det hengrem picen e quajtur pica Dhermiu!!!! Ehhhh te pakten.
Por nuk mbaron me kaq, sa do largohedhim per tek Endri dhe Stefi u fiken dritat dhe as u kendua e as nuk u be asgje, por u kthyem tmerr te merzitura ne kabinen e nxehte dhe plot insekte qe kushtonte 100€ Nata per te fjetur nje Nate nga 10 te planifikuara dhe per te mos u kthyer kurre me.
Dhermiu dhe pushimet ne Shqiperi keto jane! Prandaj pse ketu ku jashte mjafton te paguash dhe pse shume me pak gjen gjithcka!!
Fatkeqesisht ky eshte vendi im dhe bashkekombesit e mi qe me zhgenjejne cdo dit e me shume. Dhermi 1-2 gusht 2015″

 

( Gazeta po boton edhe emrat e vendeve ku jane kryer keto ” sherbime” duke iu referuar deklaratave te instancave perkatese qe kane kerkuar emra tehoteleve dhe lokaleve ne denoncime per te marre masa te shpejta gjate sezonit. Kompleksi “Elite”, Restoranti “Piratet”, Dhermi.)

Loading...

Lini nje pergjigje