Veliaj me autobus në bashki/ Hila: Nuk i rri dot larg “xuqeve” si kumarxhiu-bixhozit

0
133

Dritan HilaErion Veliaj, kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, ka shkuar me autobus në ditën e parë të punës, çka ka ngjallur mjaft reagime publike. Njëri prej tyre ka ardhur edhe nga ish zv.ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila.

“Shkove ne pune me autobus Erion!? Dhe ta kisha friken se nuk rrije dot larg lejfenizmave. Dhe ta kisha friken se nuk i rrije dot larg ketyre “xuqeve” siç kumarxhiu-bixhozit, duhanxhiu-duhanit, mashtruesi-viktimes. Por ty nuk te duam te na hypesh ne autobuz, prandaj te paguajme makine dhe shofer. Se po ta kesh seriozisht punen e autobuzeve, duhet te shesesh makinen dhe kalosh nje linje autobuzesh nga Kodra e Diellit. Por nuk ta duam kete.

Shtrengoju punes mik, dhe leri shfaqjet.

Te kemi zgjedhur te besh pune dhe jo te na mbash me hajgare. Ta them si mik se e di qe ke talent per show dhe per pune.Per te paren duhet te kerkoje postin e drejtorit te estrades. Por kerkove te dyten, dhe ta dhame. Shtrengoju punes djale”, shkruan Hila në FB.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here