“Krisje” me aleatin kryesor?/ Rama: Nuk mbaj termometër për Metën

0
169

Edi Rama duarKryeministri dhe njëkohësisht kreu i PS-së, Edi Rama, shmangu në konferencën për shtyp një koment të drejtpërdrejtë lidhur me marrëdhënien me kreun e LSI-së Ilir Meta.

Ndërsa pyetjet e gazetarëvë kërkonin të zhbironin më shumë në “krisjen” e kësaj marrëdhënieje pas zgjedhjeve vendore, Rama tha me ironi se ai nuk mban termometrin. “Termometrin e mbani ju, unë s’mbaj”, tha ai me humor.

Në fund të konferencës, kryeministri ka bërë të ditur se ku do t’i kalojë pushimet këtë vit, duke theksuar se do të ndjekë djalin e tij Zaho.

“Jam i detyruar të ndjek djalin e vogël dhe ai nuk mund të shkojë askund tjetër përveçse afër Vunoit”.

Kjo deklaratë e Ramës vjen pasi një pjesë e origjinës së Zahos është nga Vunoi dhe emri i tij rrjedh pikërisht nga ky vend.

G.S.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here